• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Avantazhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi! Çfarë janë ATACMS dhe sa e ndihmojnë ushtrinë ukrainase

19 Nëntor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë, për të sulmuar në thellësi të territorit rus. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ukraina u kishte kërkuar aleatëve perëndimorë leje për t’i përdorur këto armë të avancuara për të goditur Rusinë, që nga viti i parë i luftës. Por çfarë janë saktësisht raketat ATACMS dhe çfarë i bën ato kaq efektive?

Ukraina përdori sot për herë të parë Sistemet Taktike të Raketave të Ushtrisë Amerikane, të njohura ndryshe si ATACMS, për të goditur objektiva brenda Rusisë.

Lexo edhe:

Pas komenteve të Trump mbi NATO-n dhe Afganistanin, Shtëpia e Bardhë përgjigjet: Ai ka të drejtë rreth kontributeve të Amerikës…

Nisma e Rutte zemëron Europën: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trump

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto raketa në Ukrainë vitin e kaluar dhe ato janë përdorur për të goditur objektiva ushtarake në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia – por jo në territorin rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve prej muajsh që të lejohej të godiste me këto armë objektiva përtej kufirit.

Pra, çfarë i bën këto raketa më efektive se ato që Ukraina ka përdorur deri më tani? Matthew Savill, është drejtues shkencor për çështjet ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, në Britani.

“Deri më tani janë përdorur raketa të tipit HIMARS, që janë relativisht të vogla dhe që nisen në grup për t’iu drejtuar me saktësi një objektivi. Nga një sistem HIMARS lëshohen rreth tetë raketa njëkohësisht… Sistemi ATACMS, nis vetëm një. Por ajo është një raketë balistike. Është e vogël, por efektin e ka të madh. Duke qenë se është një raketë balistike, zbret në një kënd të vështirë dhe me shpejtësi shumë të madhe. Dhe është gjithashtu e drejtuar me saktësi. Avantazhi është se ka një rreze shumë më të gjatë”, thotë zoti Savill.

Raketat balistike të sistemeve ATACMS, të prodhuara nga kompania amerikane e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, Lockheed Martin, kanë gati dyfishin e distancës së goditjes se shumica e raketave që disponon Ukraina – deri në 300 kilometra.

Ato mund të bëjnë goditje të sakta ndaj pistave të avionëve, depove të municioneve dhe infrastrukturës strategjike.

Ekziston gjithashtu opsioni që sistemet ATACMS të përdorin një variant municionesh thërrmuese, që mund të rezultojnë shkatërrimtare në fushëbetejë.

“Flitet për dhjetëra municione që shpërndahen në terren; ato do të ishin të shkëlqyera për t’u përdorur kundër aeroporteve p.sh., sepse në thelb nëse do të kishte avionë në pista, mund të shpërndahen municionet në të gjithë aeroportin, pa patur nevojën të shkatërrohet pista. Në fakt është mjaft i vështirë shkatërrimi i një piste avionësh”, shpjegon zoti Savill.

Pa këtë teknologji perëndimore, Ukraina e ka goditur rregullisht Rusinë me armë të prodhuara në vend, disa prej të cilave madje mund të përshkojnë distanca deri në 1000 kilometra, por Kievit i mungojnë sasitë e mjaftueshme për të bërë dëm serioz afatgjatë.

“Me zhvillimin e programit të tyre të dronëve, ukrainasit kanë përftuar disa armë me rreze të gjatë veprimi. Dhe disa prej atyre dronëve kanë fluturuar në distanca prej 1000 kilometrash. Pra, flitet për trefishin e distancës së raketave ATACMS. Dallimi është se dronët mbartin mbushje më të vogla, kështu që nuk janë të efektshëm kundër objektivave të mbrojtura”, thotë zoti Savill.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë armë me rreze më të gjatë për të ndryshuar balancën e fuqisë në këtë luftë, ku Rusia ka burime më të shumta.

Ukraina shpreson që armët do të ndihmojnë në dobësimin e fuqisë ajrore të Rusisë dhe të linjave të furnizimit, që i nevojiten për të bërë sulmet e përditshme kundër Ukrainës. /VOA/

Tags: ATACMSlufterusiukraine

Nga Kategoria

Pas komenteve të Trump mbi NATO-n dhe Afganistanin, Shtëpia e Bardhë përgjigjet: Ai ka të drejtë rreth kontributeve të Amerikës…
Lajme

Pas komenteve të Trump mbi NATO-n dhe Afganistanin, Shtëpia e Bardhë përgjigjet: Ai ka të drejtë rreth kontributeve të Amerikës…

23 Janar, 2026
Bota

Nisma e Rutte zemëron Europën: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trump

23 Janar, 2026
Bota

Zbulohet plani i Trump për Groenlandën: Prani e pakufizuar ushtarake

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Digjet makina e parkuar në Rëshen, ja çfarë dyshohet

23 Janar, 2026
Pas komenteve të Trump mbi NATO-n dhe Afganistanin, Shtëpia e Bardhë përgjigjet: Ai ka të drejtë rreth kontributeve të Amerikës…

Pas komenteve të Trump mbi NATO-n dhe Afganistanin, Shtëpia e Bardhë përgjigjet: Ai ka të drejtë rreth kontributeve të Amerikës…

23 Janar, 2026
“Zgjedhjet nuk i fitojmë ashtu”, Berisha përpara të rinjve demokratë: Ju siguroj se Rama do të qëndrojë 12 vite në pushtet, na nevojitet një angazhim i fortë.

“Zgjedhjet nuk i fitojmë ashtu”, Berisha përpara të rinjve demokratë: Ju siguroj se Rama do të qëndrojë 12 vite në pushtet, na nevojitet një angazhim i fortë.

23 Janar, 2026

Nisma e Rutte zemëron Europën: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trump

23 Janar, 2026

Mançester United bën hapin e radhës drejt rinovimit të Old Trafford, duke arritur një ‘ndeshje të rëndësishme’ për plotësimin e planit për një stadium me 100,000 vende.

23 Janar, 2026

Berisha: Në Kushtetuese u cënua ndarja e pushteteve, dje ishte një ditë e errët për shtetin

23 Janar, 2026
Julio Iglesias shpallet i pafajshëm nga gjykata për akuzat e ngacmimit seksual

Julio Iglesias shpallet i pafajshëm nga gjykata për akuzat e ngacmimit seksual

23 Janar, 2026

“Po na dëmtoni imazhin e PD”, djali i Sokol Olldashit kritika Berishës: Folës që na turpërojnë

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.