• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 23 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën dhe Indinë se po financojnë luftën e Moskës kundër Ukrainës përmes blerjeve të produkteve ruse.

Duke folur para udhëheqësve botërorë në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 shtator, Trump, i cili do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës, tha se ai mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë për të ndalur luftimet, por pa veprime të ngjashme nga Evropa “ne të gjithë po humbasim shumë kohë”.

“Në rast se Rusia nuk është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, atëherë SHBA-ja është e përgatitur që të vendosë një rund të tarifave shumë të fuqishme që do të ndalnin gjakderdhjen, besoj shumë shpejt”, tha ai gjatë takimit të përvitshëm në Nju Jork.

Lexo edhe:

Donald Trump sulmohet në fushën e golfit, autori i dyshuar shpallet fajtor

Microsoft, Apple, Google dhe Booking nën hetim nga BE për mashtrim

“Por, që këto tarifa të jenë efektive, shtetet evropiane… do të duhet të na bashkohen duke vendosur masa të njëjta… Evropa duhet të bëjë më shumë”.

Sanksionet, së bashku me garancitë e sigurisë në rast të një marrëveshje të paqes mes Kievit dhe Moskës janë çështjet për të cilat Zelensky shpreson që të marrë mbështetje nga Shtëpia e Bardhë gjatë takimit me Trumpin.

Zelensky, i cili do t’i adresohet Asamblesë më 24 shtator, po ashtu pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën në Ukrainë më 23 shtator.

Zelensky dëshiron që të shmangë dy situata: mundësinë që Trumpi t’i bëjë presion atij për lëshime të mëdha me Rusinë apo t’ia vë një pjesë të madhe të fajit Ukrainës për mungesën e përparimit drejt një marrëveshje të paqes, pas më shumë se tre vjetësh të pushtimit rus të Ukrainës.

Një gjë e tillë ndodhi në shkurt, kur Trump e quajti Zelenskyn “diktator” dhe e fajësoi atë për luftën, dhe më pas u përplas me të gjatë takimit në Zyrën Ovale.

Me udhëheqësit evropianë të pranishëm, takimi Trump-Zelensky në gusht shkoi shumë më mirë. Por, ky takim u mbajt pasi Trump u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë dhe pas tërheqjes nga përpjekjet për arritjen e një armëpushimi – një gjë që Ukraina e dëshiron, por që është refuzuar nga Rusia – dhe në vend të kësaj tha se të dyja palët duhet të synojnë të arrijnë një marrëveshje të paqes.

Takimet e gushtit dhanë shpresë se lëvizja drejt paqes mund të nisë, me Trumpin që foli për mundësinë e një takimi ballë për ballë mes Zelenskyt dhe Putinit dhe një takimi trepalësh në të cilin ai tha se do të mund të shtyhej përpara qëllimi për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945.

Por, Kremlini shpejt e refuzoi mundësinë e një takimi Putin-Zelensky në një vend tjetër përveç Moskës, kërkesë e papranueshme për Ukrainën.

Nga Kategoria

Donald Trump sulmohet në fushën e golfit, autori i dyshuar shpallet fajtor
Lajme

Donald Trump sulmohet në fushën e golfit, autori i dyshuar shpallet fajtor

23 Shtator, 2025
Bota

Microsoft, Apple, Google dhe Booking nën hetim nga BE për mashtrim

23 Shtator, 2025
Rrjeti sirian i drogës shkatërrohet: Paratë e fituara u kthyen në ar, duke u transportuar madje edhe në Kosovë.
Bota

Rrjeti sirian i drogës shkatërrohet, paratë e fituara u transportuan madje edhe në Kosovë

23 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Shkarkimi i Veliajt, Alimehmeti: Rama përdori këshilltarët bashkiakë

23 Shtator, 2025

Beteja për Këpucën e Artë me Lionel Messin duket ‘surrealiste’ për rivalin e MLS Sam Surridge

23 Shtator, 2025
Donald Trump sulmohet në fushën e golfit, autori i dyshuar shpallet fajtor

Donald Trump sulmohet në fushën e golfit, autori i dyshuar shpallet fajtor

23 Shtator, 2025

Gara për Tiranën, Teliti: Gati të përballem me Manastirliun

23 Shtator, 2025
Fiks Fare: 65 persona u ndaluan në Rinas për ryshfet, polici "riantalizohet" për në detyrë.

65 persona u ndaluan në Rinas për ryshfet

23 Shtator, 2025

Ish-sulmuesi i Leeds po shkon në Spanjë për të përfunduar një transferim befasues në La Liga

23 Shtator, 2025

Microsoft, Apple, Google dhe Booking nën hetim nga BE për mashtrim

23 Shtator, 2025

Tabaku: Fundi politik i Erion Veliajt mori sot goditjen përfundimtare

23 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.