• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Perëndimi i bën presion Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës përpara se Trump të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë

18 Nëntor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presionet e ushtruara mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nga vendet evropiane dhe më gjerë për të ndryshuar qëndrimin e tij në lidhje me luftën në Ukrainë dhe për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me Vladimir Putinin për t’i dhënë fund luftës janë në rritje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një analizë e Bloomberg, e cila vendos në ekuacion faktorin e Donald Trump, i cili do të marrë presidencën e SHBA-së më 20 janar, kur do të bëjë betimin në Kapitol.

Presioni po rritet pasi, sipas zyrtarëve evropianë, bëhet gjithnjë e më e qartë se asnjëra palë nuk mund të arrijë një fitore vendimtare.

Lexo edhe:

‘Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër’/ Zyrtari amerikan: Takimi i sotëm, produktiv

Përplasja e trenave në Spanjë/ Hetimi zbulon defekt në shina

Në këtë kontekst, aleatët e Kievit po i kërkojnë Zelenskit të marrë në konsideratë kompromise, të cilat ai deri më tani i ka hedhur poshtë kategorikisht.

Në Shtetet e Bashkuara, administrata Biden i dha lejë Ukrainës të përdorë armët me rreze të gjatë në tokën ruse, një lëvizje që synon të forcojë pozicionin negociator të Zelenskyt përpara se Trump të marrë detyrën.

 Megjithatë, sipas ekspertëve të tillë si Ruslan Pukov, kreu i Qendrës për Analiza Strategjike dhe Teknologjike në Moskë, ky përshkallëzim nuk ka gjasa të ndryshojë në mënyrë dramatike rrjedhën e konfliktit.

Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan planifikon të paraqesë propozimin e tij për një armëpushim në bisedimet e G20 në Rio de Zhaneiro.

Propozimi përfshin krijimin e një zone të çmilitarizuar në rajonin e Donbasit, vendosjen e trupave ndërkombëtare dhe sigurimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

Edhe pse pala turke pranon se një propozim i tillë është i vështirë për t’u pranuar nga Ukraina, e konsideron atë si zgjidhjen më realiste për t’i dhënë fund konflikteve.

Në të njëjtin kontekst, ai pritet të propozojë një “ngrirje” të procesit të bashkimit të Kievit në NATO për 10 vjet.

Propozimi i Erdogan vjen ndërsa Rusia vazhdon të forcojë pozicionet e saj në fushën e betejës. Kohët e fundit, prania e trupave të Koresë së Veriut në krahun e Rusisë ka shtuar shqetësimet e fuqive perëndimore, ndërsa vlerësimet flasin për dislokimin e mundshëm të deri në 100 mijë ushtarë të Koresë së Veriut në Rusi.

Zelensky, nga ana e tij, ka thënë se dëshiron që lufta të përfundojë brenda vitit të ardhshëm, por po u kërkon aleatëve të tij më shumë armë për të forcuar pozicionin e Ukrainës.

“Për ne, fitorja do të thotë një Ukrainë e fortë. Nëse kjo bëhet përmes diplomacisë apo në fushën e betejës është një tjetër diskutim”, tha presidenti ukrainas.

Megjithatë, shanset për negociata po zvogëlohen pasi presidenti rus Vladimir Putin tregon pak gatishmëri për kompromis. Në një telefonatë me Scholz, Putin tha se ai mbeti i hapur për bisedime, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të marrë parasysh shqetësimet e sigurisë së Rusisë dhe përfitimet territoriale.

Ndërkohë, gjuha e deklaratës përfundimtare të G20 për Ukrainën pritet të frustrojë Kievin, pasi duket se i bën jehonë qëndrimit të miratuar në Nju Delhi vitin e kaluar, kur dënimi i pushtimit rus u zbut.

Presidenti turk shpreson se mund ta bindë Zelenskyn që t’i bashkohet bisedimeve të paqes në Stamboll, pasi thuhet se ka parë vlerësime të klasifikuara që tregojnë se Ukraina mund të humbasë më shumë territor nëse konflikti vazhdon. Nga ana tjetër, Rusia gjithashtu duket e gatshme të vazhdojë të luftojë, duke besuar se strategjia e saj e shkatërrimit po jep rezultate.

Propozimet e Erdoganit mund të gjejnë përkrahës mes disa prej aleatëve të Kievit, të cilët shqetësohen se anëtarësimi i plotë i Ukrainës në aleancë mund të çojë në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.

Emmanuel Macron, nga ana e tij, shfaqet pesimist për mundësinë e paqes.

“Çfarëdo që të thotë Putin, ai nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm ta negociojë atë”, tha presidenti francez, duke nënvizuar se Rusia duket se po përgatitet për përshkallëzim të mëtejshëm.

Tags: lufterusiukrainezelensky

Nga Kategoria

Bota

‘Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër’/ Zyrtari amerikan: Takimi i sotëm, produktiv

23 Janar, 2026
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë/ Hetimi zbulon defekt në shina

23 Janar, 2026
Ekstra

Doli nga shtëpia me “Zarf të zi”! Erik Lloshi: Unë nuk jam agresiv, jam artist dhe bëj art

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

‘Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër’/ Zyrtari amerikan: Takimi i sotëm, produktiv

23 Janar, 2026
Takimi në Abu Dhabi mes SHBA-së, Kievit dhe Moskës: Çfarë u shqyrtua dhe negociatat do të vazhdojnë nesër.

Takimi në Abu Dhabi mes SHBA-së, Kievit dhe Moskës: Çfarë u shqyrtua dhe negociatat do të vazhdojnë nesër.

23 Janar, 2026

Përplasja e trenave në Spanjë/ Hetimi zbulon defekt në shina

23 Janar, 2026

Doli nga shtëpia me “Zarf të zi”! Erik Lloshi: Unë nuk jam agresiv, jam artist dhe bëj art

23 Janar, 2026

“SPAK ka prova të reja”, Klodiana Lala: Historia e Ballukut sapo ka nisur

23 Janar, 2026

Ja çilat janë rrugët që do bllokohen nesër në Tiranë për protestën e PD-së

23 Janar, 2026
Radikalizimi i projektit të PSG-së: Kush nuk është në përputhje, do të largohet.

Radikalizimi i projektit të PSG-së: Kush nuk është në përputhje, do të largohet.

23 Janar, 2026

“Të gjithë lojtarët kanë probleme!” – Liam Rosenior konfirmon se ka biseduar me Cole Palmer për shqetësimet mbi largimin për shkak të “mërzisë së shtëpisë” dhe problemeve me lëndimet.

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.