• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Linja për në Dubai, zbulohet agjencia e dyshimtë në Lezhë ku rezervoheshin biletat

21 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.

Nga verifikimet në sistemin Tims, rezulton se Flodian Plaku, është regjistruar në hyrje për herë të fundit në Republikën e Shqipërisë me datë 15 prill 2024, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, dhe është regjistruar në dalje nga territori shqiptar më datë 25 maj 2024, po në Rinas.

Lexo edhe:

Lajm i mirë! Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë

“Kishte trupa poshtë trenave”, dëshmia rrëqethëse nga tragjedia në Spanjë! Shkon në 64 numri i viktimave

Gjatë hetimeve janë zbuluar të gjitha udhëtimet që Flodian Plaku, por edhe persona të tjerë, pjesë e kësaj dosjeje, kanë kryer nga Shqipëria drejt destinacioneve të tjera, kryesisht drejt Dubait. Rezulton se të gjitha biletat e avionit janë rezervuar në një agjenci udhëtimi në Lezhë dhe pagesat janë kryer me kartë.

Sipas verifikimeve, Flodian Plaku, më 14 prill 2024 ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të aeroporit “Nikola Tesla”, në Serbi, ku ka qëndruar 11 orë dhe është kthyer sërish në Rinas. Në datë 25 maj 2024 ai ka udhëtuar nga Rinasi drejt aeroportit “Ataturk”, në Turqi.

Biletat e udhëtimit rezulton të jenë marrë në Lezhë dhe pagesa është bërë me kartë krediti. Në këto udhëtime Plaku, ka qenë i pa shoqëruar me persona të tjerë. Është bërë verifikimi i numrit të telefonit, ku bëhej rezervimi i biletave në agjencinë në Lezhë dhe ka rezultuar i regjistruar me emrin Dona Dushi.

Në të njëjtën agjenci, janë blerë bileta edhe nga KlajdiLita, person në pronësi të të cilit ishte njëra nga makinat, me të cilat ka lëvizur Edison Haxhiu dhe rezulton që ai në disa raste ka shoqëruar në udhëtim edhe bashkëshorten e fëmijët e Roan Brahimit. Ky person, me datë 1 mars 2025, ka udhëtuar nga Tirana në Dubai, ndërsa pas 4 ditësh, më 5 mars 2025, është kthyer nga Dubai në Tiranë. Rezervimi i këtij udhëtimi është bërë në agjencinë në Lezhë dhe pagesa ështëkryer me kartë krediti në shumën 1110.25 euro.

Janë verifikuar edhe disa udhëtime të tjera të tij, nga Dubai në Tiranë, nga Turqia në Malaga të Spanjës, qëka qenë destinacion përfundimtar. Në ketë udhëtim, Klajdi Lita ka qenë së bashku, me Antigona Brahimindhe dy djemtë e saj, fëmijët e Roan Brahimit. Më pas janë zbuluar edhe udhëtime të tjera, në Dubai, Turqi dhe Austri./Emisioni “Gjërat Tona”

Nga Kategoria

Kryesore

Lajm i mirë! Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë

28 Tetor, 2026
Bota

“Kishte trupa poshtë trenave”, dëshmia rrëqethëse nga tragjedia në Spanjë! Shkon në 64 numri i viktimave

28 Tetor, 2026
Ekonomi

Rama zbulon datën: Jemi zotuar! Rritja e pensioneve do të dyfishohet

28 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Carrick dhe Bruno Fernandes sqarojnë përplasjen para sfidës me Chelsea

28 Tetor, 2026

Kriza me Kinën alarmon LaLiga-n, humbjet mund të arrijnë 100 milionë euro në sezon

28 Tetor, 2026

Lajm i mirë! Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë

28 Tetor, 2026

Dubai po planifikon shëtitoren e parë prej floriri

28 Tetor, 2026

“Kishte trupa poshtë trenave”, dëshmia rrëqethëse nga tragjedia në Spanjë! Shkon në 64 numri i viktimave

28 Tetor, 2026

Rama zbulon datën: Jemi zotuar! Rritja e pensioneve do të dyfishohet

28 Tetor, 2026

Pas vrasjes së Arlindës, ish-bashkëshorti kundërshton paraburgimin: Kam djalin 12-vjeçar, ka nevojë për mua

28 Tetor, 2026

Dy deputetë të PS “zbarkojnë” në qelinë e Metës, ish presidenti: Ja çfarë u kërkova!

28 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.