Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar të udhëtojnë drejt SHBA.
Ambasada ka ndarë njoftimin e DASH ku bëhet me dije se çdo qytetar duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.
Në njoftim theksohet se aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen.
Njoftimi:
🇦🇱 Vëmendje! Aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen. Mësoni më shumë në: https://travel.state.gov/…/adjudicating-nonimmigrant…