• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Euro në rënie të lirë, nis një tjetër javë në nivelet më të ulëta historike

15 Shtator, 2025
tek Ekonomi, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%, raporton Monitor.al.

Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane.

Lexo edhe:

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

Londër: Miratohet Deklarata e Westminster kundër abuzimit politik të fesë, edhe shqiptarë pjesë të nismës

Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.

Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%. /Monitor

Nga Kategoria

Bota

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

7 Prill, 2026
Aktualitet

Londër: Miratohet Deklarata e Westminster kundër abuzimit politik të fesë, edhe shqiptarë pjesë të nismës

7 Prill, 2026
Bota

Pamje spektakolare, dalin fotot e Hënës të shkrepura nga misioni Artemis II

7 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Havertz vendos në fund, Arsenal afrohet me gjysmëfinalen

7 Prill, 2026

Një fund shpresëdhënës për një ditë të keqe, Reali mban gjallë shpresat për Mynihun

7 Prill, 2026

Sezoni i jashtëzakonshëm i Muriqit, lë pas Mbappe tani sfidon edhe Haaland

7 Prill, 2026

Futbolli në zi, ndahet nga jeta trajneri Mircea Lucescu

7 Prill, 2026

Deklarata e Trump për Iranin, reagon Papa Leoni: Kërcënimi është i papranueshëm

7 Prill, 2026

Dyshohet se do t’i prishnin takimin Ramës, dy qytetarë burgosen 4 orë në Lezhë

7 Prill, 2026

I doli emri në dokumentet e dosjes “Epstein”/ Bill Gates do të dëshmojë para Kongresit amerikan

7 Prill, 2026

Çfarë mund të bëjë ushtria amerikane nëse Irani nuk i përmbahet ultimatumit të Trumpit

7 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.