Një 32-vjeçar, i cili në orët e para të mëngjesit vodhi me thyerje një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës në Tiranë është arrestuar nga policia.
Sipas njoftimit, u arrestua shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.
32-vjeçari rezulton me precedent në të njëjtën fushë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti shumën e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send të fortë me të cilin theu xhamin e marketit.