• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Begaj pret ambasadorët shqiptarë: Mbani dyert të hapura për bashkëkombësit

8 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

Miq të ngushtë, Luiz Ejlli kalon natën te Trauma! I qëndron “mbi kokë” shënjestrës së atentatit në Shkodër

EMRI/ Rëndohet bilanci nga aksidenti në Kukës, ndërron jetë edhe pasagjeri!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në mbrëmje Trupin Diplomatik shqiptar që shërben në vende të ndryshme të botës.
Kreu i Shtetit, në një fjalim të posaçëm, paraqiti vizionin e tij për një zë më të fuqishëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në mbrojtje të interesave kombëtare në një kohë të mbushur me kriza dhe pasiguri.
“Si një vend i vogël në madhësi, por i madh në vullnet, ne kemi treguar se mund të kontribuojmë për stabilitet, për bashkëpunim dhe për zgjidhje të përbashkëta. Ky është roli që forcon pozitën dhe imazhin tonë në botë, si dhe rrit identitetin e Shqipërisë si partner i besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”.
Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe praninë në NATO, duke u shprehur se “Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare, mburoja jonë në një botë të pasigurt dhe, njëkohësisht, dëshmi e vlerave dhe orientimit tonë Euroatlantik”.
Shqipëria, – u shpreh Presidenti Begaj, – është pjesë e pandashme e Evropës dhe synimi ynë madhor mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian: “Ky është objektivi strategjik që përmbledh aspiratat e qytetarëve tanë për zhvillim, mirëqenie dhe sundim të ligjit. Ky është horizonti që orienton reformat tona dhe garanton rrugëtimin e pakthyeshëm të vendit drejt familjes evropiane”.
Kreu i Shtetit u shpreh, gjithashtu, edhe për nxitjen e zgjerimit të Bllokut Evropian në rajonin tonë, duke theksuar se shqiptarët mbeten faktor stabiliteti dhe kohezioni, e dëshmuar kjo me angazhim dhe kryesim të iniciativave madhore rajonale.
Duke iu referuar organizimit me sukses të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian në maj të këtij viti, organizimit të Samitit të NATO-s në vitin 2027, si dhe Kongresit Botëror të Ligjit po në këtë vit, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës së tij se këto janë dëshmi se vendi ynë mund të jetë urë e rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi në Evropë e më gjerë.
Presideti Begaj, gjithashtu, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për paqe përmes bisedimeve dhe dialogut, si në rastin e luftës në Ukrainës, po ashtu edhe në shuarjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Po jetojmë një periudhë ndryshimesh dhe tranzicioni në marrëdhëniet ndërkombëtare, çka na shtyn që në politikën e jashtme dhe diplomaci të jemi me qasje më proaktiv, më kritikë e të thelluar në analiza, si dhe më largpamës në prognozën e së ardhmes”.
Gjatë ceremonisë së pritjes, Presidenti i Republikës vlerësoi rolin e diplomatëve shqiptarë duke i cilësuar ata si arkitekt të marrëdhënieve të reja, ndërtues të urave të bashkëpunimit, zëdhënës dhe promovues të vlerave shqiptare në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar.
Duke garantuar mbështetjen e shtetit për ta, Presidenti Begaj i këshilloi ambasadorët të kujdesen në mënyrë të veçantë për Disporën shqiptare nëpër botë.
“Mbajini dyert e hapura të ambasadës për bashkëkombësit! Ata nuk janë vetëm statistika, por janë anëtarë të familjes së madhe shqiptare”, – deklaroi Presidenti i Republikës, i cili theksoi njëherazi rëndësinë e promovimit të Shqipërisë përmes një diplomacie proaktive për mbështetje ndaj gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar.
Për Kosovën, Presidenti kërkoi nga ambasadorët e Shqipërisë të vazhdojnë të punojnë për njohje të reja dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Nga Kategoria

Kryesore

Miq të ngushtë, Luiz Ejlli kalon natën te Trauma! I qëndron “mbi kokë” shënjestrës së atentatit në Shkodër

9 Shtator, 2025
Aktualitet

EMRI/ Rëndohet bilanci nga aksidenti në Kukës, ndërron jetë edhe pasagjeri!

9 Shtator, 2025
Hamasi shqyrton propozimin amerikan për armëpushim, Trump jep ultimatumin e fundit.
Kryesore

Hamasi shqyrton propozimin amerikan për armëpushim, Trump jep ultimatumin e fundit

9 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Çekia, Hungaria dhe Rumania zbulojnë dhe shkatërrojnë një rrjet spiunazhi bjellorus në Evropë

Çekia, Hungaria dhe Rumania zbulojnë dhe shkatërrojnë një rrjet spiunazhi bjellorus në Evropë

9 Shtator, 2025

Angli, kujdes! Ylli serb Dusan Vlahovic po rikthehet në formën e tij më të mirë pas një sezoni të harrueshëm te Juventus.

9 Shtator, 2025

Miq të ngushtë, Luiz Ejlli kalon natën te Trauma! I qëndron “mbi kokë” shënjestrës së atentatit në Shkodër

9 Shtator, 2025
“Pas nënshkrimit të Trump dhe informacionit të tjerë”/ Publikohet “libri i ditëlindjes” së Epstein!

“Pas nënshkrimit të Trump dhe informacionit të tjerë”/ Publikohet “libri i ditëlindjes” së Epstein!

9 Shtator, 2025

G-Bani i sinqertë: S’më duan hiç nëpër koncerte, jam shumë dobët, më shumë lek bëj…

9 Shtator, 2025

Ligjvënësit amerikanë publikojnë “libri i ditëlindjes” i Epstein-it me shënim të supozuar nga Trumpi.

9 Shtator, 2025

Anglia prapa Spanjës së shkëlqyer, testi i parë real i Tuchel vjen ndaj Serbisë

9 Shtator, 2025

EMRI/ Rëndohet bilanci nga aksidenti në Kukës, ndërron jetë edhe pasagjeri!

9 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.