• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 25 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sylvinho përpara ndeshjes kundër Letonisë: Nesër do kemi ndryshime! Kapiteni Gjimshiti: Fatin e kualifikimit e kemi vetë në dorë

8 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë para medieve nga ‘Air Albania’ në prag të ndeshjes Shqipëri – Letoni e cila luhet nesër në orën 20:45 në Tiranë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dueli për tanët është i rëndësishëm pasi vetëm tri pikë na bëjnë punë në garën për një vend në finalet e Kupës së Botës 2026 e cila zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.


Fillimisht pyetjeve të gazetarëve iu përgjigj Gjimshiti, i cili tha se sfida është e vështirë dhe fokusi duhet të jetë në çdo moment, pasi përballë kanë një ekip me vlera.

Lexo edhe:

Arsenali futet në garë për Vinícius, braziliani mund të largohet nga Real Madridi

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

“Ekipi është përgatitur mirë, nuk është e thjeshtë por jemi pozitivë. Kemi presion, kështu që përqëndrimi është më i lartë. Nesër na duhen tri pikë për të pasur më shumë mundësi për kualifikimin.


Çfarë duhet bërë më shumë nga ndeshja në Riga?


I kemi parë ndeshjet e Letonisë, edhe atë me Serbinë tre ditë më parë. Në Riga kemi gabuar, nuk luajtëm mirë. Sot nuk është si disa vite më parë, nuk ka ekip që mund ta mposhtësh lehtë, e pamë edhe dje Holandën që mezi fitoi në Lituani. Gjëja më e mirë është që ende e kemi fatin në dorën tonë.

Mesazhi për tifozët?


Do japim më të mirën që kemi në dorë. Do jetë historike nëse do jemi në Kupën e Botës. Jemi gati për nesër dhe do bëjmë maksimumin për tri pikët, që ta shijojnë edhe tifozët.

Gjendja e lojtarëve dhe motivimi pas ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit?

Nesër do jetë në ndeshje ndryshe. Kemi pasur emra të rinj në ekip dhe kanë pasur presion. Trajneri ka parë emrat e rinj për të ardhmen. Nesër përqëndrimi do jetë më i lartë. Për kalimin në Kupën e Botës të vijnë 1 ose 2 mundësi në jetë, kjo është më e mira që kemi.

Jeni të vetëdijshëm se ky është shansi ynë i fundit?

E dimë që është rasti i fundit, vetëm nëse gabojnë të tjerët, që nuk besoj se do e bëjnë. Ne jemi mirë, të vetëdijshëm që ndeshja nesër do ndryshojë grupin dhe mund të fusim të tjerët në presion. Kjo ndeshje vlen edhe për takimet e tjera që kemi.

Më mirë kundër ekipeve të mëdha. Kemi vështirësi kundër ekipeve më të vogla?
Mund të jetë. Ekipet më të ‘vogla’ luajnë më pas. Me Serbinë kishte hapësira se kërkonin të na shënonin. Sot në futboll ka një lojë fizike, ka vështirësi dhe na duhen emra teknik më shumë se kundërshtari, kjo vlen në këto ndeshje”, tha Gjimshiti.

Sylvinho:

Formacioni për nesër?
Nuk e kam vendosur, por nesër do kemi ndryshime. Kam edhe një stërvitje me ekipin.

Jeni të vetëdijshëm se nesër jemi “të dënuar” për fitore?
Po, rëndësi ka që e kemi fatin në dorën tonë. Është shumë e rëndësishme për në që të fitojmë ndeshjen, ndeshja është kyçe.
Renditja – Fitorja 2-0 e Anglisë kundër Andorrës ka bërë që ‘Tre Luanët’ të ngjiten në kuotën e 12 pikëve pas katër takimeve, duke marrë ‘arratinë’ në krye të Grupit K. Nga ana tjetër, Serbia pas tre takimeve ka shtatë pikë dhe merr vendin e dytë, duke lënë Shqipërinë në pozitën e tretë me pesë pikë pas katër takimeve. Letonia me katër pikë pas po kaq ndeshjeve mban pozitën e katërt, duke lënë në fund Andorrën me zero pikë pas pesë takimeve.

Nga Kategoria

Sporti

Arsenali futet në garë për Vinícius, braziliani mund të largohet nga Real Madridi

25 Korrik, 2026
Lajme

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

25 Korrik, 2026
Aktualitet

“Vajzës mos i bëj keq” – Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit që mbajti peng ish-të fejuarën

25 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sa të shqetësuar duhet të jemi për hakimin e OpenAI

25 Korrik, 2026

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Irani ndalon lundrimin e katër anijeve

25 Korrik, 2026

Arsenali futet në garë për Vinícius, braziliani mund të largohet nga Real Madridi

25 Korrik, 2026

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

25 Korrik, 2026

“Vajzës mos i bëj keq” – Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit që mbajti peng ish-të fejuarën

25 Korrik, 2026

Rama e nxorri jashtë nga mbledhja? Braçe thyen heshtjen: Si qëndron e vërteta, u kërkova kolegëve të mos tregojnë

25 Korrik, 2026

206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h brenda një nate, Lamallari:Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

25 Korrik, 2026

Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur!

25 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.