• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama porosi ambasadorëve: Shërbimi diplomatik të përqëndrohet te integrimi i vendit në BE! Më shumë angazhim në vendet kryesore të Europës

8 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit e vendit në Bashkimin Europian dhe shtetet kryesore të unionit. Asnjë ditë nuk duhet humbur në 4 vitet e ardhshme, në shërbim të këtij synimi historik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo ishte porosia që kryeministri Edi Rama u dha ambasadorëve të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës, të cilët u mblodhën sot në Tiranë, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”.

“Para, së gjithash edhe në emrin tuaj më lejoni që dhe unë ashtu si ministri juaj t’i uroj mirëseardhjen në Shqipëri një miku, ministrit të jashtëm të Qipros, i cili vjen sot këtu edhe në rolin e rëndësishëm të përfaqësimit të presidencës europiane të radhës por edhe pa dyshim për të shtyrë përpara një arritjeje të rëndësishme për ne, pasi Qipro është një vend i vogël por që ka bërë sukses të admirueshëm, dhe në dijeninë time edhe presidenti i Republikës i ka përcjellë një ftesë presidentit qipriot për të vizituar Shqipërinë. Konferenca tradicionale e ambasadorëve këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt majës së shumë ëndërruar të Bashkimit Europian dhe pa asnjë diskutim të gjitha forcat e shërbimit diplomatik kudo nga Brukseli e në çdo kryeqytet tjetër duhet të fokusohen në radhë të parë te ky objektiv historik që tani më është më i afërt se asnjë tjetër, dhe që duhet përmbushur me sukses procesi i negociatave për anëtarësimin me ratifikimin me sukses të vendimit të anëtarësimit nga 27 parlamenteve të vendve të Bashkimit Europian. Këto katër vjet të cilat përkojnë me këtë agjendë janë 4 vjet që asnjë ditë nuk duhet humbur dhe ku koha nuk pret për të përgatitur të gjithë terrenin e mbështetjes së vendimit që do të marrë Këshilli Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sa i përket negociatave sigurisht që ato zhvillohen mbi bazë dypalëshe, mes Shqipërisë dhe Komisionit europian, por edhe e gjithë atmosfera rreth tyre ka një rëndësi të veçantë dhe është e ndikueshme nga faktorë të ndryshëm. Për këtë arsye është më shumë rëndësi puna e përditshme e shërbimit tonë diplomatik, dhe fokusi i përditshëm në disa prej vendeve europiane”,- tha Rama ndër të tjera.

Lexo edhe:

Ligji për reduktimin e dënimit të Bolsonaros bllokohet, mbështetësit e tij përpiqen ta shpëtojnë nga burgu, kaos në Kongresin e Brazilit.

SPAK godet grupin Rraja/ Si ra në pranga djali problematik i ish-deputetit socialist, historia e bujshme me Xhisiela Malokun

Diskutimi do të jetë i fokusuar në tre panele. Në të parin, nga ora 11:30-12:30, ku do të diskutohet për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, do të flasin Zëvendës ministrja për Evropën e Punët e Jashtme, Megi Fino; deputeti i PE-së Adnan Dibrani, ambasadori Gonzato, bashkëpunëtor i lartë kërkimor CEPS Steven Blockmans, si dhe drejtori rajonal i Fondacionit Andi Dobrushi.

Në panelin e dytë (14:00-15:00) me titull “Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët evropian”, do të jetë e pranishme Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ministri për Çështjet e Jashtme të rmv Orhan Murtezani, zëvendës ministrja për Evropën e Punët e Jashtme Silda Anagnosti Çepe, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme për Diasporën në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, deputeti shqiptar në Serbi Shaip Kamberi si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika.

Në panelin e tretë, që nis nga ora 15:15- 16:45, do të diskutohet për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, dhe do të mbahet me dyer të mbyllura. Pjesë e panelit do të jenë ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuia, ministrja e Shtetit për Administratën Adea Pirdeni, drejtori i Departamentit të Politikës e Integrimit në kryeministri Adrian Kamenica,  si dhe drejtoresha e BE-së në MPEJ Elida Petoshati.

Në orën 19:00- 21:00, do të mbahet pritja nga presidenti Bajram Begaj, ku do të mbahet një fjalim nga presidenti si dhe një foto familjare.

Tags: BeRama

Nga Kategoria

Ligji për reduktimin e dënimit të Bolsonaros bllokohet, mbështetësit e tij përpiqen ta shpëtojnë nga burgu, kaos në Kongresin e Brazilit.
Aktualitet

Ligji për reduktimin e dënimit të Bolsonaros bllokohet, mbështetësit e tij përpiqen ta shpëtojnë nga burgu, kaos në Kongresin e Brazilit.

10 Dhjetor, 2025
Aktualitet

SPAK godet grupin Rraja/ Si ra në pranga djali problematik i ish-deputetit socialist, historia e bujshme me Xhisiela Malokun

10 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Detaje nga AKSIONI i SPAK/ Goditja e grupit “Rraja”, zbardhen emrat e të arrestuarve! Akuzat me të cilat përballen

10 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Fëmijët ndalohen nga përdorimi i aplikacioneve në zbatim të politikës së parë në botë

10 Dhjetor, 2025
Ligji për reduktimin e dënimit të Bolsonaros bllokohet, mbështetësit e tij përpiqen ta shpëtojnë nga burgu, kaos në Kongresin e Brazilit.

Ligji për reduktimin e dënimit të Bolsonaros bllokohet, mbështetësit e tij përpiqen ta shpëtojnë nga burgu, kaos në Kongresin e Brazilit.

10 Dhjetor, 2025

SPAK godet grupin Rraja/ Si ra në pranga djali problematik i ish-deputetit socialist, historia e bujshme me Xhisiela Malokun

10 Dhjetor, 2025

Ndalimi i rrjeteve sociale në Australi: Të rinjtë përballen me një botë të re pa rrjete sociale ndërsa ndalimi hyn në fuqi

10 Dhjetor, 2025

SHBA bën thirrje për përfundimin e armiqësive ndërsa përplasitë hyjnë në ditën e tretë.

10 Dhjetor, 2025

Detaje nga AKSIONI i SPAK/ Goditja e grupit “Rraja”, zbardhen emrat e të arrestuarve! Akuzat me të cilat përballen

10 Dhjetor, 2025
Françeska Murati shpall ekskluzivisht: Do të jap mendimin tim në "BBV"...

Françeska Murati shpall ekskluzivisht: Do të jap mendimin tim në “BBV”…

10 Dhjetor, 2025

Trump kritikon vendet evropiane ‘në rënie’ dhe liderët ‘të dobët’

10 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.