• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nga Ervis Çela tek Franc Çopja dhe ‘Cinco’! Klodiana Lala zbardh detaje për rrjetet kriminale shqiptare: Pastrim parash me ar, kriptomonedha dhe jetë luksoze

6 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka zbuluar detaje të reja nga hetimet më të fundit ndaj rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Lalës, figura të njohura si Ervis Çela, Franc Çopja, Ermir Ndrejaj (Cinco) dhe të tjerë, janë pjesë e strukturave të fuqishme kriminale, me lidhje të forta në Amerikën Latine, veçanërisht në Paraguay, Kolumbi dhe Brazil.

“Ata bënin jetë luksoze, ndërsa pasurinë e fshihnin në mënyra kreative, si groposje nën ullinj, investime në kriptovaluta apo lingota ari,” – tha Lala, duke shtuar se hetimet kanë zbuluar një mekanizëm të sofistikuar të pastrimit të parave përmes bizneseve të ligjshme, tenderave dhe aktiviteteve financiare të maskuara.

Lexo edhe:

Protesta për transportin urban në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë transferimin e stacionit interurban

ZBULOHET DATA/ SPAK kërkon të arrestojë Ballukun, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin

Rastet nga Ervis Çela në Ermir ‘Cinco’ Ndrejaj

Ervis Çela, i dënuar më parë për vrasje dhe i arratisur prej vitesh në Paraguay, sipas Lalas, kishte ndërtuar atje një “perandori të drogës”, duke u kthyer në një nga furnizuesit më të mëdhenj të kokainës në rajon. Pas viteve në Amerikën Latine, ai ishte kthyer në Shqipëri, ku bënte një jetë normale në Peqin, deri në arrestimin e tij në Qeparo, pas kërkesës së SPAK.

“Në trafik ishin përfshirë edhe tre vëllezërit e tij. Paratë ishin investuar në kriptomonedha, në ar, dhe ishin fshehur nën ullinj,” – tha gazetarja.

Një tjetër organizatë e përmendur është ajo e Franc Çopjes, kundërshtar i njohur i Erion Alibejt, ndërsa për këtë grup ka të dhëna se ka pasur bashkëpunim edhe me Ervis Çelën.

Në analizën e saj, Lala u ndal edhe tek Fadil Balla, presidenti i klubit të futbollit Erzeni, i cili ka përfituar tendera nga Bashkia e Shijakut dhe institucione të tjera. Pavarësisht se ndodhej nën hetim, ai arriti të largohej, ndërsa policia rrethoi rezidencën e tij luksoze, por pa sukses.

Sipas saj, në çështjen e Ballës është i përfshirë edhe një punonjës policie i pezulluar, ndërsa policia e kishte monitoruar lëvizjet e tij gjatë një ceremonie familjare.

Në grupin tjetër kriminal përfshihen vëllezërit Hoxhosmani dhe Ermir Ndrejaj, i njohur si ‘Cinco’, që sipas Lalas kishte profil të ulët publik, por ishte një nga drejtuesit kryesorë të trafikut. Ai kishte një pasuri të madhe financiare, jetonte në bregdet dhe gruaja e tij ishte juriste, çka e bënte figurën e tij më pak të dyshimtë.

Ndërkohë, një kushëri i vëllezërve Hoxhosmani dyshohet se kishte planifikuar edhe vrasjen e Lulzim Berishës, kunatit të Plarent Dervishajt, një tjetër figurë kyçe e bandës së Durrësit.

“Pas 20 vitesh, hetimet tregojnë se Dervishaj bashkëpunonte me Hoxhosmanët, që bënin jetë luksoze në Monaco dhe shfaqeshin me makina 500-600 mijë euro,” – theksoi Lala.

Në fund, Lala përmendi edhe një personazh nga Tepelena, Renato Muskaj, për të cilin ka dyshime se ka trafikuar drogë me nëndetëse, një formë ekstreme dhe shumë e sofistikuar e kontrabandës. Ajo tha se hetimet për këtë rast janë ende në faza fillestare dhe pritet të zhvillohen më tej nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare./panorama

Tags: klodiana lala

Nga Kategoria

Protesta për transportin urban në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë transferimin e stacionit interurban
Aktualitet

Protesta për transportin urban në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë transferimin e stacionit interurban

16 Shkurt, 2026
Kryesore

ZBULOHET DATA/ SPAK kërkon të arrestojë Ballukun, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin

16 Shkurt, 2026
Imuniteti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku: Zbulohen datat për mbledhjen e Këshillit të Mandatave
Aktualitet

Imuniteti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku: Zbulohen datat për mbledhjen e Këshillit të Mandatave

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protesta për transportin urban në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë transferimin e stacionit interurban

Protesta për transportin urban në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë transferimin e stacionit interurban

16 Shkurt, 2026
Foto/ Gabim i madh në ndeshjen e Serie A, lojtari i klubit italian konfuzohet me trajnerin që u shkarkua nga Manchester United.

Foto/ Gabim i madh në ndeshjen e Serie A, lojtari i klubit italian konfuzohet me trajnerin që u shkarkua nga Manchester United.

16 Shkurt, 2026

ZBULOHET DATA/ SPAK kërkon të arrestojë Ballukun, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin

16 Shkurt, 2026
Imuniteti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku: Zbulohen datat për mbledhjen e Këshillit të Mandatave

Imuniteti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku: Zbulohen datat për mbledhjen e Këshillit të Mandatave

16 Shkurt, 2026

Ish-ministri i energjisë i Ukrainës e arrestuar teksa përpiqej të largohej nga vendi. Arrestimi i tij ndodh në një kohë kur përballet me procedura ligjore pas shkarkimit për një skandal korrupsioni.

16 Shkurt, 2026
Presidenti Trump i dërgon urime Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë: SHBA mbetet e angazhuar për sovranitetin dhe integritetin territorial.

Presidenti Trump i dërgon urime Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë: SHBA mbetet e angazhuar për sovranitetin dhe integritetin territorial.

16 Shkurt, 2026

Bondi kritikoi pasi tha se të gjitha dosjet e Epstein janë publikuar.

16 Shkurt, 2026

“Unë veprova si agjenti i tij” – Vinicius Jr tregon si e ndihmoi Real Madridin në nënshkrimin e Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham.

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In