• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 6 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Viti i ri shkollor, Veliaj nga burgu: Më është thyer zemra, im bir shkon në klasën e parë e nuk mund ta shoqëroj

4 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si për çdo vit, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Edhe pse në izolim, i pari i Tiranës ka publikuar një mesazh urues e motivues për të gjithë nxënësit, duke filluar që nga ata që do të prekin për herë të parë bankat e shkollave.

Veliaj e nis shkrimin e tij me pamundësinë për të shoqëruar të birin në ditën e parë të shkollës, por përsëri motivues, ai tregon se si çdo sfidë tjetër, dhe këto të këtij viti do të mbeten pas.

I pamundur për t’i qëndruar ‘në kokë’ projekteve të bashkisë, Erion Veliaj shpreh keqardhjen për mosrealizimin e projektit të shpërndarjes së drekave falas në kopshte e çerdhe, duke ia faturuar këtë ‘dështim’ izolimit në paraburgim.

Lexo edhe:

Operacionet i zraelite sulmojnë ndërtesat e larta në Gaza, civileve u bëhet thirrje për tu evakuuar

Arrestohen disa persona në Astir, nuk iu bindën urdhrit të policisë rrugore

“Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetëm njëri prej tyre. Megjithatë, përgjegjësia mbetet tek unë dhe do ta rikuperoj sa me shpejt që të mundem”, shkruan Veliaj. 

Në tre këshilla të dhëna për të gjithë fëmijët e nxënësit, kryebashkiaku i drejton drejt dijes, leximit, suksesit dhe gëzimit për arritjet.

I gjithë postimi i Veliajt, ndër rreshta ka dhe mesazhe politike drejtuar të gjithë kundërshtarëve të tij politikë, për të cilët ai i bën fajtorë për burgosjen sot dhe përballjen me drejtësisë për një sërë veprash penale. “Bëhuni gjahtarë idesh dhe jo njerëzish”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, ndërsa të rinjve të Tiranës u jep mesazhin se edhe nëse rrëzohen, kjo nuk zgjat pafundësisht.

Postimi i Erion Veliaj:

Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla

Të dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës,

Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre.

Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit. Por, kjo s’duhet të na heqë gëzimin e këtij fillimi të ri, shprese të re. Ndaj, nga zemra ju uroj sukses për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Së dyti, një ndjesë të sinqertë. Ne kemi ndërtuar 50 shkolla të reja në Tiranë, totalisht europiane, dhe 110 kopshte e çerdhe të reja. Kjo më bën krenar për punën në bashki dhe për të gjithë ata që na kanë dhënë një dorë. Megjithatë, ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla – një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetem njëri prej tyre. Megjithatë, përgjegjësia mbetet tek unë dhe do ta rikuperoj sa me shpejt që të mundem.

Dhe në fund, 3 këshilla që me shpresë do t’ua gjeni dobinë:

1.

Përqafoni dijen. Mësoni fort, lexoni shumë, kapni dijet, jo veç notat. Dija është e vetmja pronë që do keni gjithnjë me vete, dhe as e prish dot tërmeti, as përmbytet e as sekuestrohet. Është gjithmonë juaja dhe në dobinë tuaj.

Tiranën dhe kombin tonë mund ta çojnë përpara vetëm ata që shkëlqejnë në dije, ata që punojnë fort dhe sjellin risi, jo ata që pengojnë pa pushim. Qytetin në dritë e nxjerrin ata që ndjekin përpjekjet e mira, jo ata që përndjekin njerëzit e mirë.

Ndaj, bëhuni gjahtarë ideshë dhe jo gjahtarë njerëzish. Në një shoqëri demokratike, ku mund të jeni gjithçka, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena.

Mësoni historinë për të mos e përsëritur atë! Lakojeni bukur gjuhën shqipe për ta përdorur si ilaç që shëron, jo si helm në rrjete e portale ndaj njëri-tjetrit. Thikat përdorini në një kurs gatimi, por kurrë në oborre shkollash ndaj shokut – brezi juaj nuk mund të jetë kopja e re e brezit të vjetër nga TV-të e një nate më parë. Përqafoni dijen miq, e ajo do t’ju nderojë.

2.

Përkraheni suksesin dhe mos i vajtoni stepjet e pengesat e përkohshme.

Nëse një nga shokët merr 10, bën një 3 pikësh apo fiton olimpiadën, gëzohuni të gjithë bashkë. E di që në shoqërinë tonë shpesh suksesi është një mëkat i pafalshëm, por ju jeni shpresë për një Shqipëri të re, ku solidariteti e mirësia e mund arrogancën e injorancën.

Rrëzimi nuk është e kundërta e suksesit, e as nuk zgjat pafundësisht. Jeta mund t’ju ulë në gjunjë dhe më poshtë se ëndrra juaj më e keqe – ja, më pyesni mua – por, nëse ngrihesh dhe ja kris vrapit sërish, më fort e më shpejt, e rigjen veten dhe vendin që meriton.

Dhe nëse shihni të tjerë që rrëzohen, mos iu gëzoni fatkeqësisë së tyre sepse padrejtësia diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo, ndaj fërkimi i duarve ndaj vuajtjes së tjetrit, as ju ndihmon, as ju nderon.

Përqafoni sukseset e njëri-tjetrit dhe jepini dorën shoshoqit për t’u ngritur më shpejt e avancuar më fort.

3.

Familja dhe miqtë nuk mund të zëvendësohen nga teknologjia. Përdorini mjetet digjitale, por mos harroni se jemi njerëz. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë probleme të matematikës apo t’ju kompozojë një këngë, por nuk ka empatinë e një shoku a një shoqeje që të përqafon, qan e qesh me ty, të ngre humorin kur pengohesh, të brohoret kur ringrihesh.

Kaloni kohë cilësore me familjet tuaja; nuk ka telefon, avatar apo chatbot që zëvendëson prindërit, gjyshërit, motrën e vëllain. Jeta nuk është e pafundme dhe as e parashikueshme, ndaj shijoni çdo moment e çdo mundësi për të qenë bashkë, biseduar, luajtur e udhëtuar.

Unë, si edhe ata, jam shumë krenar për ju. Në këto 10 vite që ju kam njohur – disa prej jush, që nga kopshti e gjer në gjimnaz, – kam parë te ju të ardhmen, dhe më është dukur e shkëlqyer. Kam parë shqiptarët e rinj plot mirësi, përulësi, dije, zell, të mençur e të dashur.

Forca pra, për një vit tjetër të shkëlqyer!

Ju dua shumë!

Lali Eri

Tags: djalipolitikeshkolleveliaj

Nga Kategoria

Operacionet izraelite attackojnë ndërtesa të larta në Gaza, civileve u bëhet thirrje për të evakuuar.
Lajme

Operacionet i zraelite sulmojnë ndërtesat e larta në Gaza, civileve u bëhet thirrje për tu evakuuar

6 Shtator, 2025
LAJMI I FUNDIT: Disa persona arrestohen në Astir pas mosbindjes ndaj urdhrit të policisë rrugore. Publikohet momenti i operacionit.
Aktualitet

Arrestohen disa persona në Astir, nuk iu bindën urdhrit të policisë rrugore

6 Shtator, 2025
Lajme

Kryemadhi kujton themelimin e LSI-së pas 21 vjetësh: Një iniciativë e sinqertë në momentet e vështira. Aty ku rënia shoqërohej me ngritjen me dinjitet

6 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tifozët e Anglisë kritikojnë Thomas Tuchel për paraqitjen e ‘lodhshme’ pas një fitoreje të vështirë ndaj Andorrës

6 Shtator, 2025

“Kaloi testin” – Thomas Tuchel nxit përgëzimin për një yll të Anglisë pas një fitoreje të padiskutueshme ndaj Andorrës.

6 Shtator, 2025
Operacionet izraelite attackojnë ndërtesa të larta në Gaza, civileve u bëhet thirrje për të evakuuar.

Operacionet i zraelite sulmojnë ndërtesat e larta në Gaza, civileve u bëhet thirrje për tu evakuuar

6 Shtator, 2025

Arsenali përjeton humbje të madhe nga lëndimi, pasi William Saliba do të mungojë për shkak të një lëndimi të marrë ndaj Liverpoolit.

6 Shtator, 2025
LAJMI I FUNDIT: Disa persona arrestohen në Astir pas mosbindjes ndaj urdhrit të policisë rrugore. Publikohet momenti i operacionit.

Arrestohen disa persona në Astir, nuk iu bindën urdhrit të policisë rrugore

6 Shtator, 2025

Piloti përpiqet të fikë motorët e avionit gjatë fluturimit, fajëson ushqimin e konsumuar: Ishte nën ndikimin e kërpudhave

6 Shtator, 2025

Kjo është arsyeja pse Arsenali pagoi 1 milion paund! Transferimi rekord, Olivia Smith, shënon një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në debutimin e saj me Gunners

6 Shtator, 2025

Kryemadhi kujton themelimin e LSI-së pas 21 vjetësh: Një iniciativë e sinqertë në momentet e vështira. Aty ku rënia shoqërohej me ngritjen me dinjitet

6 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.