• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 14 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Shtëpia si e Escobarit”, shefit të Krimit Ekonomik në Spanjë i gjenden 20 milionë euro cash 

10 Nëntor, 2024
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një megaoperacion policor në Spanjë ka çuar në arrestimin e kreut të Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Fiskale të Madridit, shtëpia e të cilit i ngjante asaj të bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia ka sekuestruar 20 milionë euro cash në shtëpinë e Óscar Sánchez Gil, 8 prej të cilave të fshehura në një mur betoni dhe 12 milionë të tjera, në një hapësirë të krijuar në tavanin e bodrumit.

“Shtëpia e tij është si ajo e Pablo Escobar”, thanë për EL MUNDO zyrtarë të lartë që morën pjesë në operacionin policor, të cilët e krahasojnë rastin me kartelin historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë me të cilat Sánchez Gil mbronte shumë e madhe të parave.

Lexo edhe:

Protesta/ Bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit, nisin hetimet për 20 protestues

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron protesta të mëdha në 16 shtator

Arrestimi i këtij zyrtari të lartë të policisë në Madrid, i ndaluar së bashku me bashkëshorten e tij (po ashtu punonjëse policie) dhe kunatën ka të bëjë me përfshirjen e Sánchez Gil në trafikun e drogës.

Konkretisht, ai ishte përgjegjës për shkarkimin pa problem të kokainës në portet spanjolle, e cila mbërrinte në kontejnerë me fruta nga Ekuadori.

Zyrtari i policisë ndihmoi në shmangien e kontrolleve për të kaluar mallin dhe futjen e drogës në Spanjë. Arrestimi i tij ishte rezultat i një operacioni të kryer javën e kaluar, ku agjentët kapën 13 ton kokainë në Algeciras, ngarkesë kjo më e madhja e këtij lloji që është kapur në historinë e Spanjës.

Burime direkte të operacionit përshkruajnë se përfshirja e shefit të policisë në këtë rrjet të fuqishëm ndërkombëtar droge është shumë e lartë.

Këto burime bëjnë me dije se komandanti i arrestuar kishte punuar për krimin e organizuar për të paktën pesë vjet, sipas rezultateve paraprake të hetimit.

“Ai nuk është një shef, por ai është në nivelin poshtë tyre”, vërejnë ata. Nga ana tjetër, rezulton se gruaja e tij nuk kishte asnjë kontroll në organizatën në fjalë, por arrestimi i saj ka ndodhur për shkak se ajo është oficere policie dhe kishte njohuri për aktivitetin që kryente partneri i saj.

Óscar Sánchez është një njeri diskret, i cili kaloi pa u vënë re dhe që ka shmangur gjithmonë një rol kryesor para kamerave. Tani ai është i ndaluar së bashku me 14 persona të tjerë si pjesë e rrjetit kriminal dhe akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe marrje ryshfeti.

Roli i tij ishte sipas hetimeve që të lehtësonte shkarkimin e drogës për të anashkaluar kontrollet në porte. Ai kishte përfituar nga përvoja e në seksionin e Narkotikëve në Brigadën Qendrore të Policisë Kombëtare, duke rënë në kontakt me kartelet dhe kishte marrë në dorë edhe çështjet hetimore për anëtarët e rrjetit të drogës.

Burimet e hetimit sqarojnë se operacioni për kapjen e kreut të UDEF-së së Shtabit të Policisë së Madridit, i cili fshehu më shumë se një milion para cash edhe në zyrën e tij në selinë e kryeqytetit spanjoll, filloi gati dy vjet më parë nga Njësia e Punëve të Brendshme.

Sánchez po gjurmohej, ndër të tjera, për një transferim nga një kompani e hetuar për trafik droge që tani ka çuar në arrestime, raporton Efe. Hetimi për të është sekret dhe çështja është në duart e Gjykatës Kombëtare, ndërsa operacioni mbetet i hapur dhe priten të tjera arrestime.

Nga Kategoria

Aktualitet

Protesta/ Bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit, nisin hetimet për 20 protestues

14 Shtator, 2026
Kosova

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron protesta të mëdha në 16 shtator

14 Shtator, 2026
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet në seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

14 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protesta/ Bllokuan lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit, nisin hetimet për 20 protestues

14 Shtator, 2026

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron protesta të mëdha në 16 shtator

14 Shtator, 2026

Dosja “Partizani”/ Shtyhet në seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

14 Shtator, 2026

E gjithë Tirana e bllokuar këtë të hënë, protestuesit “zënë rrënjë” që në orët e para të mëngjesit te “Zogu i Zi”, Policia nis shoqërimet

14 Shtator, 2026

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori!

14 Shtator, 2026

DETAJE nga ngjarja në Roskovec/ E bëri vjehrrin për spital, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

14 Shtator, 2026

Rregullorja e GJKKO-së për mediat në Kushtetuese! AGSH depoziton padinë, kërkon pezullimin dhe shfuqizimin

14 Shtator, 2026

Viti i ri shkollor/ “5,900 nxënës më pak në vetëm një vit”, Berisha: Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike

14 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.