• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Fuqitë evropiane aktivizojnë mekanizmin për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit

28 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Britania, Franca dhe Gjermania kanë aktivizuar një mekanizëm për rivendosjen automatike të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, që parashihen në marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tri fuqitë evropiane, të njohura edhe si E3, i kanë shkruar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 28 gusht për nisjen e procesit, i cili merr 30 ditë kohë.

Përmes një njoftimi, ministrat e Jashtëm të E3-shit, thanë se “ne do të përdorim periudhën 30-ditore për të vazhduar angazhimin me Iranin sa i përket ofertës sonë për zgjatje apo çdo përpjekje të rëndësishme diplomatike në rikthimin e Tehranit në përmbushjen e zotimeve”.

Lexo edhe:

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në Ekuador sekuestron 469 kg drogë

Mijëra kanadezë peticion për dëbimin e ambasadorit amerikan

Ata theksuan se “ndajmë objektivin themelor që Irani nuk duhet kurrë të kërkojë, zotërojë ose zhvillojë një armë bërthamore”.

Ky hap e vë Iranin në rrezik që të përballet me sanksione, të cilat ishin hequr si pjesë e marrëveshjes bërthamore të arritur më 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mirëpriti veprimin e grupit E3.

“Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme për angazhim të drejtpërdrejtë me Iranin – në shërbim të një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme për çështjen bërthamore të Iranit”, tha ai përmes një deklarate.

“Aktivizimi i këtij mekanizmi nuk bie ndesh me gatishmërinë tonë të sinqertë për diplomaci, përkundrazi e forcon atë”, shtoi ai.

Irani e dënoi këtë veprim.

“Ky vendim i tri vendeve evropiane do të minojë seriozisht procesin në vazhdim të ndërveprimit dhe bashkëpunimit mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore [IAEA]”, tha Ministria e Jashtme përmes një deklarate, duke e quajtur veprimin një “përshkallëzim provokues dhe të panevojshëm”.

Sapo të finalizohet procesi i aktivizimit të mekanizmit, marrëveshja bërthamore në mënyrë efektive do të zhbëhej.

Marrëveshja ishte dizajnuar që të pengonte Republikën Islamike që të zhvillojë një armë bërthamore – diçka që Teherani ka këmbëngulur prej kohësh se nuk po kërkon që ta zhvillojë. Ajo përcakton rregulla strikte për monitorim të pavarur të aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe vendos kufizime si mbi sasinë e uraniumit që mund të posedojë, ashtu edhe mbi nivelin e pasurimit të tij.

Irani nisi të shkelte marrëveshjen pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione. Që atëherë, Irani ka përshpejtuar gradualisht programin e tij bërthamor, duke pasuruar uraniumin deri në 60 për qind pastërti – shifër shumë më e lartë sesa kufiri prej 3.67 për qind i përcaktuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Në korrik, Irani pezulloi bashkëpunimin me IAEA-n si përgjigje ndaj bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit mbi objektet e tij kryesore bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.

Një nga kushtet që E3 kishte vendosur për të shtyrë procesin ishte që Teherani të rifillonte bashkëpunimin e plotë me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së përpara fundit të gushtit./REL

Nga Kategoria

Bota

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në Ekuador sekuestron 469 kg drogë

13 Gusht, 2026
Bota

Mijëra kanadezë peticion për dëbimin e ambasadorit amerikan

12 Gusht, 2026
Bota

Alarm në Francë, evakuime masive për shkak të zjarreve në Pas-de-Calais

12 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Igli Tare sërish në fokus të SPAK, kontrollohen vilat e tij në Palasë

13 Gusht, 2026

Punimet për autostradën, të premten dhe të shtunën bllokohet aksi Tiranë-Durrës! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

13 Gusht, 2026

Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe

13 Gusht, 2026

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë zjarri me silenciator (EMRAT)

13 Gusht, 2026

Lamallari, Gonxhja dhe Hita në Sarandë, inspektojnë masat e marra gjatë sezonit: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

13 Gusht, 2026

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK-ja dorëzon kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit

13 Gusht, 2026

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në Ekuador sekuestron 469 kg drogë

13 Gusht, 2026

Në luftë me ‘flakët’, zjarrfikësi në Krujë: Nuk kam hequr këpucët prej disa ditësh

13 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.