• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 28 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT Ardian Halili, policia: Shfrytëzoi postin, gjatë kohës që mbante detyrën, ndërtoi rezidencën luksoze

28 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Durrësit ka dalë në konferencë për mediat në lidhje me arrestimin e ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës, Ardian Halili i cili akuzohet se ka ndërtuar resortin luksoz paleje.

Halili gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryeinspektorit të IMT, gjatë vitit 2018 e në vijim ka ndërtuar kompleksin në zonën e Ishmit.

Drejtori i Policisë Vendore të Durrësit deklaroi se Halili u arrestua pasi u kap duke ndërtuar pa leje një kompleks turistik privat në pronësinë e tij, të quajtur “Saint Michelle Residence”.

Lexo edhe:

Kampionët e Shkurtër/ Gogla të ashpra për PSG-në dhe Interin, Real Madrid dhe Barcelona ndeshen me rivalët e njohur! Zbulohen të gjitha sfidat.

Polonia rrit financimin për mbrojtjen, ja sa përqind e buxhetit të përgjithshëm do t’i dedikohet sigurisë kombëtare.

“Lidhur me veprimet e policisë Durrës, për ndërtimet pa leje, në këtë kuadër strukturat e Durrësit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet A.H. Ky shtetas u kap duke kryer ndërtime pa leje në subjektin e tij “San Michel Rezidencë”.

Halili e ka ndërtuar këtë objekt gjatë kohës kur ta ushtruar funksionin e kryeinspektorit të IMT në 2018 e në vijim. Ndërtimi përbehet nga 11 godina tip garsoniere, një godinë dykatëshe, një fushë mini futbolli, të ndërtuara në një sipërfaqe prej 5,600 metrash katrorë në zonën e Ishmit.”

“Ky rast tregon qartë se si disa ish-zyrtarë kanë abuzuar me detyrën, në kundërshtim me ligjin, për përfitime personale. Shkelja e syrit apo bërja palë me abuzuesit, apo më keq akoma, ndërtimi vetë pa leje, nuk do të tolerohet më në territorin e qarkut Durrës,” – deklaroi policia.

Deklarata e plotë e Drejtorit të Policisë Durrës, Drejtues i Parë Vilson Bala

Jam sot këtu, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Rendin Çlirim Nela dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për të bërë me dije veprimet e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera shtetërore që i ngarkon ligji për parandalimin e ndërtimeve pa leje, evidentimin e atyre që janë ndërtuar më parë pa leje, kapjen dhe arrestimin e pronarëve apo administratorëve që kanë kryer apo guxojnë të kryejnë ndërtime pa leje.

Në këtë kuadër, strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H.

Në vijim të punës për lokalizimin e ndërtimeve pa leje, identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës, gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe ato të IKMT-së, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidencë”.

Shtetasi A.H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për veprat penale: “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Ky rast është dëshmia më e qartë sesi zyrtarë të shtetit, duke shpërdoruar detyrën shtetërore, kanë abuzuar me qëllim përfitimin, në këtë rast të ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj e rregull.

Shkelja e syrit, apo bërja palë me abuzuesit, apo më keq akoma, të ndërtosh vetë pa leje kur je në detyrë për të parandaluar këtë vepër penale, do marrë fund njëherë e mirë në qarkun Durrës.

Në këtë frymë të zbatimit të ligjit, është duke vijuar aksioni për lirimin e hapësirave publike. Koordinimi i veprimeve mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, IMT-së dhe IKMT-së po jep rezultate çdo ditë në këtë drejtim.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në telegramin e dërguar për strukturat e Policisë në qarqe, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve të strukturave të Policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe dërgimin para ligjit të të gjithë atyre që tentojnë të kryejnë ndërtime pa leje, të zaptojnë hapësira publike, atyre që shkaktojnë zjarrvënie, ndotje akustike apo që bllokojnë qarkullimin e automjeteve të emergjencës.

Përfitoj nga rasti të ftoj qytetarët e qarkut Durrës të denoncojnë pranë strukturave të Policisë çdo paligjshmëri, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet, çdo neglizhencë apo shpërdorim të detyrës nga punonjës policie apo të kujtdo institucioni shtetëror që ka për detyrë të ofrojë shërbim qytetarëve dhe të zbatojë ligjin, duke i garantuar se reagimi i strukturave të Policisë do jetë i menjëhershëm, konform ligjit, ndaj çdo shqetësimi që do adresohet nga ata.

Tags: arian halilipolicia

Nga Kategoria

Champions Live: Bayern and Chelsea Discover Their Opponents! Real Faces Liverpool and Juventus.
Kryesore

Kampionët e Shkurtër/ Gogla të ashpra për PSG-në dhe Interin, Real Madrid dhe Barcelona ndeshen me rivalët e njohur! Zbulohen të gjitha sfidat.

28 Gusht, 2025
Polonia rrit financimin për mbrojtjen, ja sa përqind e buxhetit të përgjithshëm do t’i dedikohet sigurisë kombëtare.
Aktualitet

Polonia rrit financimin për mbrojtjen, ja sa përqind e buxhetit të përgjithshëm do t’i dedikohet sigurisë kombëtare.

28 Gusht, 2025
Champions Live: Bayern and Chelsea Discover Their Opponents! Real Faces Liverpool and Juventus.
Kryesore

Champions League: Ja përballjet e të gjitha skuadrave

28 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Champions Live: Bayern and Chelsea Discover Their Opponents! Real Faces Liverpool and Juventus.

Kampionët e Shkurtër/ Gogla të ashpra për PSG-në dhe Interin, Real Madrid dhe Barcelona ndeshen me rivalët e njohur! Zbulohen të gjitha sfidat.

28 Gusht, 2025

Ylli i USMNT, Josh Sargent, gati për ‘ligat e mëdha evropiane’ ndërsa ish-sulmuesi i Norwich jep këshilla për transferim të ‘numrit 9 të vërtetë’ para Kupës së Botës në shtëpi 2026.

28 Gusht, 2025
Polonia rrit financimin për mbrojtjen, ja sa përqind e buxhetit të përgjithshëm do t’i dedikohet sigurisë kombëtare.

Polonia rrit financimin për mbrojtjen, ja sa përqind e buxhetit të përgjithshëm do t’i dedikohet sigurisë kombëtare.

28 Gusht, 2025

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

28 Gusht, 2025
Champions Live: Bayern and Chelsea Discover Their Opponents! Real Faces Liverpool and Juventus.

Champions League: Ja përballjet e të gjitha skuadrave

28 Gusht, 2025

VIDEO: Ish-lojtari i Arsenalit dhe ndërkombëtari anglez Jay Bothroyd bën pjesë në episodin e pestë të podkastit Beast Mode On me Adebayo Akinfenwa

28 Gusht, 2025

Fëmija në Korçë mbytet me një kokërr fasule, niset me urgjencë në Tiranë

28 Gusht, 2025
Skemat online të piramidave/ Braçe bën thirrje për ndërprerjen e aktiviteteve në Divjakë: Ndaloni kërcënimet ndaj viktimave.

Skemat online të piramidave/ Braçe bën thirrje për ndërprerjen e aktiviteteve në Divjakë: Ndaloni kërcënimet ndaj viktimave.

28 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.