• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 2 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

U bë kryefjalë e mediave botërore pasi nuk iu “gjunjëzua” Trumpit, kush është presidentja zvicerane?

26 Gusht, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Karin Keller-Sutter ende nuk ishte presidente e Konfederatës zvicerane dhe as e kishte treguar plotësisht para botës atë veprim të guximshëm që sot ose mund t’i kushtojë shtrenjtë ose mund ta kurorëzojë si lidere që i bëri ballë presidentit amerikan, Donald Trump.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Cili prej këtyre fundeve e pret “KKS-në”, akronimi me të cilin e identifikon shtypi zviceran që sot është kritik ndaj saj, do të varet nga negociatat me Uashingtonin në vjeshtë: A do të arrijë Zvicra ta bindë Trump të heqë super-taksën prej 39% mbi eksportet drejt SHBA-së dhe ta ulë në një më të butë rreth 15%, siç ka negociuar Evropa? A do të jetë ajo që do t’i udhëheqë negociatat?

Taksa është në fuqi që nga 7 gushti dhe iu vendos Bernës pas një telefonate katastrofike më 31 korrik mes KKS dhe Trump. Telefonata duhej të mbyllte një marrëveshje të hartuar në qindra orë mbledhjesh mes sekretarive të Thesarit të dy vendeve, përfundoi si përfundoi me Trump që shpërthente: “Nuk më dëgjoi.”

Lexo edhe:

Nis misioni Artemis II! Katër astronautë drejt Hënës në një udhëtim historik 10-ditor (VIDEO)

“Si do të vinte ty po t’i thonin vajzës tënde atë që më the mua” – Debate të ashpra mes deputetes së PS dhe Vokshit: Qepe gojën, mos më përmend fëmijët mua

Gazetat zvicerane japin rindërtime kontradiktore. E para, një javë më parë, ishte shpërndarë nga presidenca. Tregonte se KSS nuk kishte bërë asgjë për ta zemëruar Trump, i cili ishte bërë agresiv vetvetiu.

Por të dielën tabloidi Blick i atribuoi dy burimeve anonime nga Shtëpia e Bardhë citime si: “Trump është ngopur prej saj”, dhe “Nuk është problem mes dy vendeve, por mes dy personaliteteve”, frazë e thënë edhe nga vetë Trump. Dhe ende: “Clinton nuk do të kishte qëndruar në telefon më shumë se dhjetë minuta me ato tone, as Obama.”

Presidentja zvicerane e kishte ndërprerë dhe e kishte korrigjuar Trump-in në një pikë, deficitin tregtar prej 40 miliardësh mes dy vendeve, që sipas saj është i pasaktë, ose sidoqoftë jo i dëmshëm për SHBA, ndërsa ai e quante “një vjedhje”.

“Një kurs intensiv ekonomie dhe politike ekonomike”, thotë burimi për Blick. Me të, përfundon ai, Trump e ka mbyllur. Prej këtu nisin kërkesat e tabloidëve dhe të Populistëve opozitë ndaj Liberalëve të KKS: “Presidentja të japë dorëheqjen dhe të dërgohet në negociata zëvendësi Guy Parmelin.”

E pra, që nga 7 gushti kur hyri në fuqi super-taksa, qeveria zvicerane po punon për t’i ofruar Trump një propozim më të pëlqyeshëm. Sipas zërave të publikuar dje nga Reuters, në draftin që pritet të jetë gati në shtator për t’u paraqitur në tetor, do të ketë një rritje të kontratave mes SHBA dhe Zvicrës në fushën e mbrojtjes dhe energjisë.

Edhe pika deri tani tabu, si importi i mishit dhe i makinave. Për Bernën kjo do të kushtonte 400 miliardë franga, vlerëson Neue Zürcher Zeitung. Por është më mirë se taksa 39%.

Sigurisht, besimi tek Karin Keller-Sutter si negociatore e kësaj marrëveshjeje është në rënie. Për një presidente që deri tani shtypi dhe establishmenti e kishin ngritur lart, pika kulmore e karrierës së saj ishte në vitin 2023, kur pas vetëm dy muajsh në detyrë si ministre e Financave, ajo menaxhoi shpëtimin e Credit Suisse me një ‘martesë interesi” me bankën rivale UBS si një fener për zviceranët, kështu shkruante Financial Times, që e futi në listën e grave të vitit.

Plani çudibërës i kishte dalë me sukses për 48 orë, sot ka nga ata që pyesin nëse nuk i ka dhënë shumë siguri në trajtimin me Trump, duke nënvlerësuar egon e tij.

E lindur në kantonin e Shën Galit, Zvicër gjermanofone, katolike, KKS ka milituar gjithmonë te liberalët. Edhe për këtë arsye ishte veçanërisht i guximshëm shpëtimi i Credit Suisse me para publike, kundër ethos-it të partisë së saj dhe edhe kundër edukimit të saj si bijë e një kasapi. Ishte një gjakftohtësi e lavdëruar në botën e biznesit.

Gjatë Covid-19 ishte këshilltare federale, ku kombinoi mbështetje për bizneset dhe rigorozitet, duke u mbështetur edhe në përvojën e drejtpërdrejtë të bashkëshortit, nga i cili merr mbiemrin e parë, Morten Keller, mjek ligjor me poste publike në Cyrih.

“Si qeni im” tani ka një me emrin Picasso “nuk pranoj maska”, ishte slogani i saj kur në vitin 1992 kandidoi për këshilltare bashkiake në qytetin e saj, detyra e parë e karrierës.

E lindur më 1963, u diplomua si përkthyese e më pas në Pedagogji, një profil i vitit 2018 i televizionit publik zviceran gjen në këtë formim rrënjët e “shpirtit të shërbimit” dhe të modestisë së saj.

Pak e dinë, megjithatë, shton Financial Times në një portret të vitit 2023, që në kohën e lirë KKS stërvitet në ring, pasi pasioni i saj është boksi.

Nga Kategoria

Bota

Nis misioni Artemis II! Katër astronautë drejt Hënës në një udhëtim historik 10-ditor (VIDEO)

2 Prill, 2026
Kryesore

“Si do të vinte ty po t’i thonin vajzës tënde atë që më the mua” – Debate të ashpra mes deputetes së PS dhe Vokshit: Qepe gojën, mos më përmend fëmijët mua

2 Prill, 2026
Aktualitet

Nisin sulmet e Iranit? I riu në Rinas përplas 4 makina dhe del me hanxhar në rrugë

2 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nis misioni Artemis II! Katër astronautë drejt Hënës në një udhëtim historik 10-ditor (VIDEO)

2 Prill, 2026

“Si do të vinte ty po t’i thonin vajzës tënde atë që më the mua” – Debate të ashpra mes deputetes së PS dhe Vokshit: Qepe gojën, mos më përmend fëmijët mua

2 Prill, 2026

Nisin sulmet e Iranit? I riu në Rinas përplas 4 makina dhe del me hanxhar në rrugë

2 Prill, 2026

Surprizë te Italia, Guardiola përfshihet mes kandidatëve për stolin e Azzurrëve

2 Prill, 2026

“Ji krenar për atë që je” – Didier Drogba i del në mbështetje Lamine Yamal pas skandalit racist në ndeshjen Spanjë-Egjipt

2 Prill, 2026

Vinícius apo Mbappé? Zbulohet futbollisti më i paguar në La Liga

2 Prill, 2026

Barcelona avancon në bisedimet për mbrojtësin italian, Bastoni gjithnjë e më pranë katalanasve

2 Prill, 2026

Zyrtare: Gabriele Gravina largohet nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit

2 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.