• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Në gjykatën speciale të Kosovës mbahet konferenca përgatitire për mbrojtjen e krerëve të UÇK

19 Gusht, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet konferenca statusore mbi përgatitjen e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo konferencë, sipas trupit gjykues, synon që të bëhen përgatitje para se mbrojtja të nisë paraqitjen e provave të saj.

Të pranishëm në sallë plenare janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërkaq Jakup Krasniqi po e përcjell seancën përmes video-lidhjes.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Kërkoi të lirohej sot nga burgu, GJKKO rrëzon Jurgis Çyrbjen: Ke dhe disa orë për të kryer, do të lirohesh nesër

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Në konferencën e fundit statusore, të mbajtur më 22 korrik, ekipet e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë ankuar se nuk kanë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastit të tyre.

Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.

ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas prokurorisë, radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse për të paraqitur çështjen e tyre.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./Shkrimi u mor nga REL.

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

20 Shkurt, 2026
Kryesore

Kërkoi të lirohej sot nga burgu, GJKKO rrëzon Jurgis Çyrbjen: Ke dhe disa orë për të kryer, do të lirohesh nesër

20 Shkurt, 2026
Rrugët e Durrësit nën ujë: Vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
Lajme

Rrugët e Durrësit nën ujë: Vështirësi për këmbësorët dhe automjetet

20 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dëmtimi i rrugës Vllahinë-Poçem, asfalt i çarë, mjete me vështirësi në qarkullim.

Dëmtimi i rrugës Vllahinë-Poçem, asfalt i çarë, mjete me vështirësi në qarkullim.

20 Shkurt, 2026

Dilema e avionëve luftarakë të Gjermanisë: Ëndrrat europiane në rrezik dhe realiteti amerikan

Gjermania po ripozicionohet me një vëmendje të re në blerjen e produkteve evropiane. Por me projektin e avionëve luftarakë gjermano-francez-spanjoll, FCAS, që është në ngërç, a ka Berlini mundësi të tjera përveç F-35 amerikan?

20 Shkurt, 2026

Matheus Cunha nderon ‘njeriun e jashtëzakonshëm’ Ruben Amorim pas rikthimit të Man Utd.

20 Shkurt, 2026

Aksident i rëndë në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

20 Shkurt, 2026
Ambasadori Gonzato: Shqipëria ka nevojë për anëtarësim, lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme

Ambasadori Gonzato: Shqipëria ka nevojë për anëtarësim, lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme

20 Shkurt, 2026

Më shumë se gjysma e Evropianëve s’e dinë çfarë bën Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, por a duan ta braktisin atë? Ndërsa disa qeveri evropiane po e shtyjnë një kornizë më të ashpër për migrimin sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, opinioni publik duket të jetë në favor të tyre. Megjithatë, numri i evropianëve që thonë se njohin mirë konventën është përherë i vogël.

20 Shkurt, 2026

Barcelona mëson çmimin e habitshëm të kërkuar për Julian Alvarez nga Atletico Madrid.

20 Shkurt, 2026
Problemet vazhdojnë në rrugën Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dheut dëmtojnë infrastrukturën, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit.

Problemet vazhdojnë në rrugën Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dheut dëmtojnë infrastrukturën, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit.

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.