• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 17 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zbulohet dhurata e Trump për Putin/ Dokumentet sekrete që u harruan në hotel, u anulua dreka me tri pjata

17 Gusht, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dokumente të klasifikuara me simbole të Departamentit të Shtetit, të gjetura të premten në mëngjes në një hotel në Alaska, kanë zbuluar detaje të panjohura më parë dhe potencialisht të ndjeshme në lidhje me samitin e 15 gushtit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Tetë faqe dokumentesh, që dyshohet se janë përgatitur nga stafi amerikan dhe të lëna pas aksidentalisht, përmbajnë të dhëna të ndjeshme si oraret dhe vendndodhjet e takimeve, si dhe numrat e kontaktit të zyrtarëve amerikanë.

Dokumentet u gjetën rreth orës 9 të mëngjesit në printerin e qendrës së biznesit në një hotel me katër yje i vendosur rreth 20 minuta larg bazës ku u zhvillua samiti.

Lexo edhe:

Motra dhe babai e mbyllën në psikiatri, reagon Giorgos Mazonakis: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

Faqja e parë e dokumenteve përshkruan me detaje renditjen e takimeve të 15 gushtit, përfshirë emrat e dhomave specifike brenda bazës ku do të zhvilloheshin takimet. Dokumenti përmendte edhe një dhuratë të planifikuar nga Trump për homologun rus: një statujë tavoline me shqiponjën amerikane.

Faqet 2 deri në 5 përmbajnë lista me emra dhe numra telefoni të anëtarëve të stafit amerikan, si dhe të 13 zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë. Lista përfshin edhe shqiptimet fonetike të emrave rusë, përfshirë “Z. President POO-tihn”.

Në faqet 6 dhe 7 jepen detaje për menynë dhe planifikimin e drekës zyrtare që, sipas dokumenteve, ishte parashikuar të organizohej “në nder të shkëlqesisë së tij Vladimir Putin”. Në dokument përshkruhet edhe renditja e vendeve në tavolinë, ku Trump do të ulej përballë Putinit, i shoqëruar nga gjashtë zyrtarë të administratës së tij, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marko Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.

Putin do të shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari i tij për politikën e jashtme, Juri Ushakov.

Sipas planifikimit, dreka do të përbëhej nga tre pjata: një sallatë e gjelbër, fileto minjon me salcë Olimpia dhe krem brule për ëmbëlsirë. Megjithatë, sipas burimeve, dreka nuk u mbajt.

Zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Ana Kelli, i minimizoi dokumentet duke i quajtur ato “një menu dreke me shumë faqe”, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë shkelje serioze të sigurisë.

Ndërkohë, Xhon Majkëlls, profesor i së drejtës dhe ekspert i çështjeve të sigurisë kombëtare, e konsideroi incidentin “si një provë e mëtejshme e pakujdesisë dhe paaftësisë së administratës” .

Tags: dhurateputinTrump

Nga Kategoria

Ekstra

Motra dhe babai e mbyllën në psikiatri, reagon Giorgos Mazonakis: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore

17 Gusht, 2025
Bota

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

17 Gusht, 2025
Ekstra

Këngëtari i njohur grek izolohet në spitalin psikiatrik me ‘marifete’ të motrës dhe babait

17 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

17 Gusht, 2025

Motra dhe babai e mbyllën në psikiatri, reagon Giorgos Mazonakis: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore

17 Gusht, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

17 Gusht, 2025

Vuçiç u shpall “luftë” protestuesve: Brenda 10 ditëve…

17 Gusht, 2025

2 pije që aktivizojnë trupin dhe ju japin energji!

17 Gusht, 2025

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

17 Gusht, 2025

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

17 Gusht, 2025

Këngëtari i njohur grek izolohet në spitalin psikiatrik me ‘marifete’ të motrës dhe babait

17 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.