Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, njofton se vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në Delvinë.
Rama shkruan se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë.
“Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë”, shkruan Rama.