• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump paralajmëron para takimit me Putinin: Do ketë shkëmbim territori

13 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

“Ndoshta do të them: ‘Paç fat, vazhdo të luftosh’. Ose ndoshta do të them: ‘Mund të bëjmë një marrëveshje’”, tha Presidenti i SHBA-së. Donald Trump. Por ai së fundmi përmendi edhe një “shkëmbim territori” midis Rusisë dhe Ukrainës si një mundësi, që ka shkaktuar komente dhe debate të shumta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje “më shqetësoi pak”, sepse sipas presidentit të SHBA-së, “do të ketë një lloj shkëmbimi”.

“Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua”, tha ai.

Lexo edhe:

Njeri i plagosur rëndë në sulmin e tretë të peshkaqenëve në Sidni brenda dy ditëve.

Rusët kënaqen me tensionet në Grenlandë

Pritjet nga takimi

Lidhur me takimin e së premtes (15.08.2025), Donald Trump deklaroi më tej se pret një “bisedë konstruktive”. “Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t’i them: ‘Duhet t’i japësh fund kësaj lufte’”.

Presidenti i SHBA-së sugjeroi gjithashtu një takim tripalësh me Putinin dhe Zelenskin në të ardhmen. “Takimi tjetër do të jetë me Zelenskin dhe Putinin. Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua”, tha Trump.

Takimi në Alaska do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Trump dhe Putin kanë biseduar disa herë në telefon gjatë muajve të fundit, por nuk janë takuar personalisht.

Kancelari Merz fton në takime virtuale

I shqetësuar se Trump dhe Putin mund të marrin vendime pa Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë, që do ta detyronin Ukrainën të bënte lëshime, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar të mbahen bisedime virtuale në prag të takimit. Trump dhe Zelenski pritet gjithashtu të marrin pjesë në këto videokonferenca, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.

Kornelius shpjegoi se janë planifikuar raunde bisedimesh me krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Finlandës, Italisë, Polonisë dhe Ukrainës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Zëvendëspresidenti i Trumpit JD Vance pritet gjithashtu të marrin pjesë.

BE mbështet Ukrainën

Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së u takuan  dhe kanë mbështetur Ukrainën. Takimi u organizua nga  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas. Udhëheqësit e 26 nga 27 shteteve anëtare të BE-së këmbëngulën që të merren në konsideratë interesat e Ukrainës.

“Ukrainasit duhet të jenë në gjendje të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre”, deklaruan krerët e shteteve dhe qeverive në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian të martën në mëngjes. Hungaria nuk e mbështeti deklaratën.Ndërkohë, në terren po zhvillohen luftime. Palët kanë sulmuar njëra-tjetrën dhe flasin për suksese. Raportohet edhe për të vrarë dhe shkatërrime të shumta, por edhe për dezertime të ushtarëve./DW

Nga Kategoria

Bota

Njeri i plagosur rëndë në sulmin e tretë të peshkaqenëve në Sidni brenda dy ditëve.

19 Janar, 2026
Bota

Rusët kënaqen me tensionet në Grenlandë

19 Janar, 2026
Bota

Treni me shpejtësi të lartë aksidentohet në Spanjë, humbin jetën të paktën 39 persona.

19 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zbulohet “shtëpi bari” në një pallat në Sarandë

19 Janar, 2026
Ndërron jetë Valentino Garavani, figura e njohur e modës dhe simbol i stilit italian.

Ndërron jetë Valentino Garavani, figura e njohur e modës dhe simbol i stilit italian.

19 Janar, 2026
Vdes në moshën 93-vjeçare stilisti italian i modës, Valentino Garavani

Vdes në moshën 93-vjeçare stilisti italian i modës, Valentino Garavani

19 Janar, 2026

“Nuk pres të ndryshoj mendjen!” – Jurgen Klopp thekson se nuk ka ‘nevojë’ të menaxhojë një ekip futbolli, pavarësisht lidhjeve me Real Madrid, pasi ka pranuar një rol të ri me Red Bull.

19 Janar, 2026

Mashtrimi me call center: GJKKO jep masat e sigurisë, lihen në burg 8 të arrestuarit

19 Janar, 2026

Njeri i plagosur rëndë në sulmin e tretë të peshkaqenëve në Sidni brenda dy ditëve.

19 Janar, 2026

Bardhi: Nuk ka normalitet në seanca sa kohë Kuvendi është strehë e të korruptuarve

19 Janar, 2026

Rusët kënaqen me tensionet në Grenlandë

19 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.