• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gjykata rrëzon pjesërisht Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, por jo News24, gazetarëve t’u kthehen sendet personale

12 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa orësh seancë, Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka pranuar pjesërisht kërkesën e “Focus Meida Group”, në lidhje me fikjen e sinjalit të transmetimit të televizionit News24, rrethimin e godinës dhe ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në sendet personale dhe profesionale të gazetarëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më konkretisht, togat e zeza kanë vendosur që “Panorama Group” sh.a, që përfshin gazetën dhe televizionin Panorama, t’i rikthehet menjëherë godina dhe gazetarët të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Ky vendim është marrë për shkak se, ndryshe nga godina e televizionit News24, godina ku ndodhej Panorama Group, kishte një kontratë qiraje më afatgjate me Qeverinë, e cila ende nuk kishte përfunduar.

Lexo edhe:

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

Ndalimi i gazetarëve për t’u futur në redaksi është konsideruar si e paligjshme nga ana e togave të zeza.

Në vendim, thuhet se ambientet e Panoramës do të shfrytëzohen nga “Focus Media Group” dhe urdhërohet që kompania “KAYO” të lirojë menjëherë ambientet.

Po ashtu Gjykata ka urdhëruar që brenda 48 orëve, gazetarëve t’u lejohet aksesi në ambientet e punës së tyre për të marrë sendet personale, si dhe t’u kthehen të gjitha sendet, që një ditë më parë u morën me kamionë ushtrie në mënyrë të paligjshme nga kompania “KAYO”, e drejtuar nga Ardi Veliu. Gjithashtu është urdhëruar edhe inventarizimi i materialeve.

Por ndërkohë, shoqëria “KAYO”, në një reagim të mëparshëm, bëri me dij se materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit ishin dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës dhe u kërkohej punonjësve të News24 që të shkonin t’i merrnin aty.

Gjithashtu në vendimin e gjyqtares Alma Kodraliu, urdhërohet edhe largimi i bazës ushtarake, e cila kanë qenë një nga kërkesat bazë të gazetarëve në seancën gjyqësore të kësaj të marte.

Kujtojmë se mëngjesin e të shtunës, godinat tek ish-uzina e Autotraktorëve në Shkozë ku ushtronte veprimatrinë grupit mediatik “Focus Media Group”, u rrethua nga forca të shumta Policie dhe gazetarët e punonjësit e tjerë nuk u lejuan të futeshin në redaksi.

Gjithashtu, godinës iu ndërpre energjia elektrike dhe iu hoq sinjali televizionit News 24, i cili prej katër ditësh vijon të jetë pa sinjal dhe gazetarët ndodhen në rrugë.

Sipas autoriteteve, për njërën prej godinave në ish-uzinën e Autotraktorëve në Shkozë është ndërprerë kontrata e qirasë që prej vitit 2022 dhe Focus Media Group i ka humbur gjyqet, ndërsa për godinën ku ndodhej aktualisht redaksia, Ministria e Ekonomisë pretendoi se Focus Media Group kishte detyrime qiraje të papaguara.

Qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalonte shoqërisë shtetërore “KAYO” pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, ku do të ushtrohej veprimtaria e prodhimit dhe tregtimit të armëve. Kompania “KAYO” është themeluar në vitin 2024 dhe në krye të saj, Edi Rama ka vendosur ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

Ndërhyrja e dhunshme me Polici dhe pa respektuar procedurën e rregullt ligjore tek godinat e grupit mediatik “Focus Meida Group”, është dënuar nga organizatat europiane dhe shqiptare të lirisë së medias, të cilat e kanë konsideruat si një sulm ndaj medias, fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

23 Shtator, 2026
Aktualitet

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

23 Shtator, 2026
Aktualitet

“Nuk ka bojkot parlamenti”, Berisha: Të gjithë mbështetësit të ngrihen në këmbë

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

23 Shtator, 2026

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

23 Shtator, 2026

“Nuk ka bojkot parlamenti”, Berisha: Të gjithë mbështetësit të ngrihen në këmbë

23 Shtator, 2026

10 ditët që tronditën Inteligjencën Artificiale 

23 Shtator, 2026

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë? (VIDEO)

23 Shtator, 2026

Saka rrëfen dhimbjen e Botërorit: “E kemi ende plagën e eliminimit ndaj Argjentinës”

23 Shtator, 2026

Gjykata e Lartë e Francës konfirmon gjyqin ndaj Hakimit për akuzën e përdhunimit

23 Shtator, 2026

Klopp vendos rregulla të reja te Gjermania: më pak telefona dhe asnjë berber gjatë grumbullimit

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.