• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Teori konspirative për vdekjen e Hulk Hogan, vajza e tij nxit dyshime: E çuditshme që nuk u bë autopsi

6 Gusht, 2025
tek Lajme, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e legjendës së mundjes profesionale, Hulk Hogan, ka ndezur një valë teorish konspirative, të cilat po përhapen nga vetë vajza e tij, Brooke Hogan.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo pas një sërë pretendimesh të ngritura nga miku i ngushtë i ish-mundësit, prezantuesi radiofonik Bubba the Love Sponge (emri i vërtetë: Todd Clem), i cili lë të kuptohet për një vdekje të dyshimtë dhe të mundshme të shkaktuar nga të tretë.

Hulk Hogan (emri i vërtetë Terry Bollea) ndërroi jetë më 24 korrik, në moshën 71-vjeçare. Sipas zyrës së mjekësisë ligjore në Florida, ai vdiq nga infarkt akut në zemër. Por fakti që trupi i tij u dogj shumë shpejt dhe pa iu nënshtruar autopsisë ka ngjallur dyshime.

Lexo edhe:

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

Në një postim në Instagram që shpërndante një artikull të Clem ku shkruhej: “Kremimi i shpejtë pa autopsi ngre pikëpyetje për vdekjen e Hulk Hogan”, Brooke komentoi thjesht: “Saktësisht.”

Sipas raportit të mjekësisë ligjore, Hogan vuante nga leuçemia dhe aritmia atriale. Clem pretendon se dikush mund të ketë injektuar një substancë të panjohur në portin e dializës së Hogan ndërsa ai flinte, për ta çuar në arrest kardiak. Ai pyet gjithashtu pse nuk u bë autopsi në një rast kaq serioz.

Ai vë në dukje edhe lidhjet e gruas së Hogan, Sky Daily, me Kishën e Scientologjisë, si dhe faktin që pasuria e Hogan vlerësohet mes 40 dhe 50 milionë dollarë. Megjithatë, Clem nuk paraqet asnjë provë konkrete për këto pretendime.

Sipas një raporti të Tampa Bay Times, Hogan ishte duke marrë trajtim kur u rrëzua në banesën e tij në Clearwater, Florida. Ai kishte dalë së fundmi nga një operacion dhe pritej të niste dializën. Infermierët që e shoqëronin e çuan në spital, ku mjekët i dhanë ilaçe për të ulur nivelin e lartë të kaliumit – një tregues i dështimit të veshkave – dhe gjithashtu i administruan Narcan, një antidot ndaj mbidozës me opioide, edhe pse nuk kishte prova që ai të kishte marrë substanca narkotike.

Zyra e mjekut ligjor i kontesë Pinellas nuk kreu autopsi, pasi nuk pa asnjë shenjë krimi apo rrethana të dyshimta. Policia e Clearwater konfirmoi gjithashtu se nuk kishte prova për veprim kriminal.

Certifikata e vdekjes tregon se trupi i Hogan do të digjej në krematorin Bay Area në Clearwater, edhe pse nuk është bërë ende e ditur një datë zyrtare. Një zëdhënës i zyrës së mjekësisë ligjore konfirmoi se kërkesa për kremim ishte bërë më 31 korrik.

Ndërkohë, Brooke Hogan, e cila prej kohësh ka qenë e larguar nga të dy prindërit e saj, pretendon se kishte këshilluar babain e saj të mos martohej me Sky Daily për shkak të frikës nga lidhjet e saj me Scientologjinë. Në një telefonatë në emisionin e Bubba në Twitch, ajo u shpreh:

“Është e çuditshme që nuk u bë autopsi. Po, mund të vdesësh nga një atak kardiak, por çfarë e shkaktoi atë? Nëse ishte zgjuar dhe po bënte ushtrime frymëmarrjeje, kjo do të thotë që operacioni kishte shkuar mirë.”

Ajo shtoi se nuk kishte qenë e informuar për diagnozën e leuçemisë dhe shtoi me ton dyshues: “Leuçemia nga hiçi më duket m…i”. Brooke madje tregoi se i kishte thënë babait të vendoste kamera sigurie në shtëpi: “I thashë ‘vendos kamera sepse ndonjëri nga këta maskarenj mund të të shtyjë nga shkallët dhe askush s’do ta mësojë kurrë’”.

Raporti shoqërohet nga sfondi i një marrëdhënieje të tensionuar mes Hogan dhe Bubba – i cili dikur e kishte Hogan si dëshmitar në martesën e tij, por më pas ndodhi një skandal me publikimin e një videoje intime ku Hogan shfaqej me gruan e Bubba. Kjo çoi në një padi ndaj Gawker Media dhe një vendim gjykate që i dha Hogan mbi 100 milionë dollarë në dëmshpërblim, edhe pse më pas u arrit një marrëveshje me shumë më të ulët pasi kompania falimentoi.

Pas vdekjes, Bubba u shpreh: “Jam thellësisht i tronditur nga humbja e Terry-t. Po, patëm problemet tona – kryesisht për fajin tim – por e doja si mik dhe do ta nderoj gjithmonë kujtimin e tij.”

Tags: Hulk hoganvajza

Nga Kategoria

Aktualitet

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

24 Prill, 2026
Lajme

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026
Bota

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

24 Prill, 2026

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

24 Prill, 2026

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026

Vuçiç përplaset me eurodeputetin italian: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Zyrtari i BE: Të ftova në debat publik, por po fshihesh pas makinës tënde propagandistike

24 Prill, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

24 Prill, 2026

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij!

24 Prill, 2026

Sherr mes dy pronarë lokalesh, përfshihet edhe një person tjetër! Njëri plagoset me thikë, dy të tjerë me karrige

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.