• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 7 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Modele “kockë e lëkurë”, ndalohen reklamat “e papërgjegjshme” të Zara-s

6 Gusht, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar (ASA) ka ndaluar dy reklama të markës së modës Zara, pasi në to shfaqeshin modele që dukeshin “shumë të dobëta”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas autoritetit, në një prej imazheve, një model dukej “e rraskapitur” për shkak të hijeve dhe stilit të flokëve të mbledhura strukur pas, ndërsa në një tjetër, pozicioni i trupit dhe prerja e ulët e këmishës theksonin kockat e dala të klavikulave.

ASA e cilësoi reklamën si “të papërgjegjshme” dhe urdhëroi që ato të mos shfaqen më në formën aktuale, duke kërkuar nga Zara që të sigurojë që të gjitha imazhet e saj të përgatiten “në mënyrë të përgjegjshme”.

Lexo edhe:

Dhjetëra sulme ruse në rajonin Dnipropetrovsk, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur

SHBA do t’i paguajë kompanisë gjermane 1.2 miliardë dollarë për të shmangur ndërtimin e një parku eolik në det

Zara i ka hequr reklamat nga platforma e saj dhe bëri të ditur se të dyja modelet kishin certifikata mjekësore që dëshmonin gjendjen e tyre të mirë shëndetësore në momentin e realizimit të fotografive. Reklamat ishin publikuar më herët në aplikacionin dhe faqen zyrtare të kompanisë, në një seri fotosh që shfaqnin veshjet me dhe pa modele.

Njëra prej reklamave promovonte një fustan të shkurtër, dhe ASA vlerësoi se hijet ishin përdorur për t’i bërë këmbët e modeles të dukeshin “dukshëm të holla”. Gjithashtu, pozicioni i krahëve dhe bërrylave e bënte modelen të dukej “jashtë proporcionit”.

Në reklamën tjetër, që promovonte një këmishë, pozicioni i modeles nxirrte në pah kockat e klavikulës, të cilat përbënin “piken qendrore të imazhit”.

ASA shqyrtoi edhe dy reklama të tjera të Zara-s, por nuk vendosi ndalimin e tyre.

Kompania tha se nuk kishte marrë ankesa të drejtpërdrejta dhe se imazhet nuk ishin modifikuar përveç “disa ndryshimeve të vogla të ndriçimit dhe ngjyrës”. Zara shtoi gjithashtu se ndjek rekomandimet e raportit Fashioning a Healthy Future, i publikuar në vitin 2007 nga UK Model Health Inquiry.

Sipas kompanisë, ajo veçanërisht respekton rekomandimin e tretë të raportit, i cili kërkon që modelet të paraqesin një certifikatë mjekësore që dëshmon shëndetin e tyre të mirë, të lëshuar nga mjekë të specializuar në çrregullimet e të ngrënit.

Kjo ndodhi pas rasteve të ngjashme më herët gjatë vitit, ku reklama të tjera të markave të njohura u ndaluan për arsye të ngjashme.

Në korrik, një reklamë e Marks & Spencer u ndalua për shkak se modelja dukej “jo shëndetshëm e dobët”. ASA theksoi se poza e modeles dhe zgjedhja e veshjes përfshirë “këpucë me majë të mëdha” që theksonin hollësinë e këmbëve e bënin reklamën “të papërgjegjshme”.

Më herët gjatë vitit, edhe kompania Next pati një reklamë të ndaluar për një palë xhinse të ngushta blu. ASA vlerësoi se këndi i kamerës theksonte hollësinë e këmbëve të modeles, duke e konsideruar reklamën “të papërshtatshme”.

Next e kundërshtoi vendimin, duke deklaruar se modelja, megjithëse e dobët, kishte “një trup të shëndetshëm dhe të tonifikuar”.

Tags: zara

Nga Kategoria

Bota

Dhjetëra sulme ruse në rajonin Dnipropetrovsk, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur

7 Gusht, 2026
Bota

SHBA do t’i paguajë kompanisë gjermane 1.2 miliardë dollarë për të shmangur ndërtimin e një parku eolik në det

7 Gusht, 2026
Bota

Gjykata e apelit e shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së re të ballove në Shtëpinë e Bardhë

7 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zyrtare, Taulant Seferi ndryshon skuadër por vazhdon karrierën në Turqi

7 Gusht, 2026

Dhjetëra sulme ruse në rajonin Dnipropetrovsk, dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur

7 Gusht, 2026

Miami favorit për Superkupën e Spanjës 2027, në garë edhe Katari dhe Stambolli

7 Gusht, 2026

Lautaro dhe Zanetti kontaktojnë Romeron për ta bindur të zgjedhë Interin

7 Gusht, 2026

Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi, disiplinë e fortë në Valdebebas

7 Gusht, 2026

SHBA do t’i paguajë kompanisë gjermane 1.2 miliardë dollarë për të shmangur ndërtimin e një parku eolik në det

7 Gusht, 2026

Gjykata e apelit e shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së re të ballove në Shtëpinë e Bardhë

7 Gusht, 2026

Shpërthimi i Etnës mbyll aeroportin e Katanias, pezullohen fluturimet

7 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.