• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

19 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një aktivitet i rëndë kriminal është zbuluar në fabrikën “Master AL” në Vorë, pronë e Skifter Taganit, i cili rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë “ANTER SHPK”, e cila merret me prodhimin e biskotave dhe çokollatave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hetimet tregojnë se Skifter Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe edhe jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë. Aty falsifikoheshin datat e skadencës së këtyre produkteve dhe ato ridistribuoheshin për shitje në treg.

Në ambientet e fabrikës u sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallra ushqimore të përpunuara, të cilat sipas ekspertizës ishin skaduar që në janar dhe shkurt të këtij viti, por u etiketonin përsëri me data të reja skadence.

Lexo edhe:

Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, ndalohet shoferi dhe pasagjeri i furgonit, sekuestrohen rreth 90 kg

Konferencë e pazakontë/ Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti

Pavarësisht këtij skandali dhe raportimeve të shumta të qytetarëve për produkte jocilësore të blera në markete të ndryshme, policia “mbyll sytë” pasi Skifter Tagani vetëm është proceduar penalisht, pa u marrë masa më të rënda ndaj tij.

Më rëndë e kanë pësuar punonjësit e magazinës. Florenc Domi dhe Agim Domi, të cilët mbanin detyrën e administratorit dhe magazinierit, respektivisht, janë ndaluar për hetime të mëtejshme. Po ashtu është proceduar edhe një shofer i fabrikës, 58-vjeçari me inicialet A.D.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët prej kohësh kishin ngritur shqetësime për cilësinë e produkteve në disa markete të vendit. Tashmë mbetet në dorën e drejtësisë që të japë një mesazh të qartë për rastet e tilla që rrezikojnë shëndetin publik.

  • Çfarë njofton policia?

Operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, çoi në sekuestrimin e sasisë prej 716 kolish dhe dhjetëra kilogramësh mallra ushqimore të përpunuara, me afat skadence të falsifikuar.

“Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg. Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara  të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës. Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier. U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe  A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës. Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli  dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. /Boldnews.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, ndalohet shoferi dhe pasagjeri i furgonit, sekuestrohen rreth 90 kg

27 Shtator, 2026
Screenshot
Kryesore

Konferencë e pazakontë/ Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti

27 Shtator, 2026
Kryesore

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, ndalohet shoferi dhe pasagjeri i furgonit, sekuestrohen rreth 90 kg

27 Shtator, 2026

Operacioni ‘Shkolla të pastra’, goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave, 31 të arrestuar, 14 në kërkim (EMRAT)

27 Shtator, 2026

Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve

27 Shtator, 2026

Rama mesazh sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

27 Shtator, 2026

Aksident tragjik në Maliq/ Po nxirrte rrobat nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 43-vjeçari

27 Shtator, 2026
Screenshot

“Nuk ngopem me ty”, Rezarta Shkurta dedikim romantik për Ermal Hoxhën në 20-vjetorin e dashurisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Konferencë e pazakontë/ Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti

27 Shtator, 2026

Modric nuk di të ndalet, kapiteni udhëheq Kroacinë drejt fitores në Pragë

26 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.