• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 18 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni…

18 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro, të mirëmbajtjes së rrugës 58.7 km, “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Ura e Repsit”. Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Disa muaj pasi u pyet si person nën hetim, SPAK mori në 24 qershor zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, duke i komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderin për mirëmbajtjen e rrugës së lartpërmendur.

Siç edhe rezulton nga dosja hetimore, një rol të rëndësishëm në artikulimin e akuzave nga ana e Prokurorisë së Posaçme ndaj Myzyrit ka patur edhe biseda telefonike e përgjuar e punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit.

Lexo edhe:

Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

Babai i Ilaria Sulës me lot në sy: Princesha ime s’e meritonte këtë fund të tmerrshëm

Sipas SPAK, një pjesë e këtyre komunikimeve lidhen me akuzën për të cilën dyshohet personi nën hetim, Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike i pezulluar nga detyra dhe me masë detyrim paraqitje nga GJKKO.

Në një bisedë të përgjuar, punonjësja Skeja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur siç i ishte kërkuar nga Myzyri, ndërsa tani asaj i duhej të paraqitej për t’u marrë në pyetje. Në një moment të bisedës ajo thotë gjithashtu se “punonjësit firmosin letrat, ndërsa lekët i marrin të tjerët”. “Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata”, shprehet gjatë bisedës telefonike punonjësja e KPK, Lindita Skeja.

Përgjimi i SPAK

Speaker A (Lindita): Ai na majti kshu… që krijum besim që ne jemi miqtë e atij…ene rrimë të qetë. N’a ofroi mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni.

Speaker B: Hej zot!

Speaker A (Lindita): Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata.

Speaker B: A mos i hongert o Zot.

Speaker A (Lindita): Bojna se e dini ju se ç’ju boj unë, bojna… Më pas

Speaker A (Lindita): Amin…ata hop mrap ere… hop mrapa… hop mrapa me e çoi mu në KPP… më çoi mu në KPP, përballem atje me lloj lloj pislliku…

Speaker B: Pi hiç ere un sve po ene tha Dashi motrës tha mos shko…

***

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme thekson se “nga rezultati i përgjimeve ngrihen dyshime të arsyeshme që në vendimmarrjen e KPP për shqyrtimin e ankesës me objekt: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal-Q.Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa TVSH si dhe në vendimmarrje të tjera, ekzistojnë elementë të veprimeve të kundraligjshme që mund të kenë ndikuar në këto vendime”.

Në kërkesën drejtuar GJKKO-së për masën ndaj Myzyrit, prokurori i SPAK, Elvin Gogaj ka argumentuar se “masa e sigurimit duhet të caktohet pasi ekziston rreziku i cenimit të provave, ai i ikjes, si dhe ai i kryerjes së veprave të jera penale nga personi nën hetim Jonaid Myzyri”. “Ka dyshime të arsyeshme që ai mund të vërë në rrezik marrjen e provës apo vërtetësinë e saj, duke ndërhyrë tek personat që kanë dijeni për kryerjen e veprës penale dhe që nukj janë pyetur deri në këto momente, megjithëse veprimet po kryhen në dinamikë nga ana e Prokurorisë së Posaçme”.

Gjithashtu, SPAK është duke hetuar procedurat e tenderëve përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në raste të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament./ballkanweb

Tags: jonaid myzyri

Nga Kategoria

Aktualitet

Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

18 Korrik, 2025
Bota

Babai i Ilaria Sulës me lot në sy: Princesha ime s’e meritonte këtë fund të tmerrshëm

18 Korrik, 2025
Aktualitet

Përplasja për mandatin, “Shqipëria Bëhet”: Nuk mbështesin dhunën dhe kërcënimet

18 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.