• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Temperaturat përvëluese në Spanjë/ Mbi një mijë persona humbën jetën në dy muajt e fundit

14 Korrik, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas të dhënave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rajonet më të prekura ishin Galicia, La Rioja, Asturias dhe Cantabria të gjitha të vendosura në gjysmën veriore të vendit, ku temperaturat zakonisht më të freskëta të verës kanë shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit. Sikurse vende të tjera në Evropën Perëndimore, edhe Spanja është goditur nga të nxehtit ekstrem në javët e fundit, me temperatura që shpesh kanë kaluar 40 gradë celsius.

Sipas Ministrisë, e cila citoi të dhënat nga Instituti Shëndetësor Carlos III, 1.180 persona vdiqën nga shkaqe të lidhura me të nxehtin nga 16 maji deri më 13 korrik, krahasuar me 114 në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i vdekjeve u rrit ndjeshëm në javën e parë të korrikut.

Lexo edhe:

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

Të dhënat tregojnë për një ngjarje “me intensitet të jashtëzakonshëm, e karakterizuar nga një rritje e paprecedentë e temperaturave mesatare dhe një shtim i ndjeshëm i vdekjeve të shkaktuara nga valët e të nxehtit”, tha Ministria.

Gjatë kësaj periudhe kishte 76 alarme të kuqe për të nxehtë ekstrem, ndërkohë që një vit më parë nuk kishte asnjë.

Verën e kaluar, 2.191 njerëz humbën jetën në Spanjë si pasojë e shkaqeve të lidhura me të nxehtin, sipas të dhënave nga Instituti Shëndetësor Carlos III.

Të dhënat nga Spanja pasojnë një analizë të shpejtë shkencore të publikuar më 9 korrik, e cila thotë se rreth 2.300 persona vdiqën nga shkaqe të lidhura me të nxehtin në 12 qytete evropiane gjatë një vale të rëndë të të nxehtit brenda 10 ditëve, deri më 2 korrik./REL

Nga Kategoria

Bota

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

21 Tetor, 2026
Bota

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

21 Tetor, 2026
Bota

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Protestuesit ‘shigjetojnë’ Kryeministrinë me gurë e molotov/ Policia i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë

21 Tetor, 2026

“S’kam mbrojtur askënd nga shpata e drejtësisë”, Rama niset për në Budva dhe “dialogon” virtualisht me një student

21 Tetor, 2026
Screenshot

Protestuesit djegin karrigen e dialogut, refuzojnë ftesën e Ramës

21 Tetor, 2026

Cristiano kryeson sërish listën e Forbes, lë pas Messin dhe Mbappé

21 Tetor, 2026

“Mjafton të jetë me paqe, jo me gurë dhe zjarr”, Rama takon të riun në Kryeminsitri

21 Tetor, 2026

U arrestua për lidhje me organizatë terroriste, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë

21 Tetor, 2026

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

21 Tetor, 2026

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.