Urani është futur sot te Binjakët. Është një ndryshim shumë i madh. Do të jetë në lëvizje të drejtë deri në shtator. Është një hyrje shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me lëvizjen. Dhe lëvizja ka të bëjë me zhvillimin. Do të ketë presion në zgjidhjen e situatave.
Te Urani te Binjakët ndodhet edhe Venusi, në një hyrje shumë të bukur trekëndore. Kjo do të thotë që pjesa e emocioneve dhe entuziasmit nuk do të mungojë. Puna do të ndihmohet shumë nga dy hyrje shumë të rëndësishme. Faktori i të papriturës do të jetë prezent këtë javë.
Dashi
Ky Uran në pozicionin që do të jetë, do të lëvizë shumë pak. Do të jetë më tepër një prezantim me ndryshimin që sjell. Vitin që vjen Dashi duhet të përgatitet mirë për ndryshimet. Do të jenë ndryshime të mira. Do të sjellin ndryshime në raport me lekun e tyre. Do të risjellë një shije të fortë që ka qenë pothuajse para 17 vitesh, por për t’i ndihmuar në evoluimin ekonomik. Raportet sociale vazhdojnë të jenë tematika e momentit. Në komunikim janë më diskretë dhe nuk i ndajnë planet e tyre, presin momentin.
Demi
Kjo javë ka të bëjë me zhvillimin individual. Lehtësimi do të jetë ndjesia e parë. Me kalimin e Uranit te Binjakët, minimalisht çështjet e tyre praktike do të jenë në baza stabël. Shkollime, çertifikime, rritje e informacionit në karrierë do të jenë pjesë e këtyre ditëve, për mirë dhe për t’u lartësuar. Marsi nga pozicioni ku është mund të sjellë lëvizje, mund të ketë zhvillime në punë në favor të përmirësimit. Lëvizjet që kanë ndodhur në profesion do të shoqërohen edhe me rritje të të ardhurave.
Binjakët
Do të dëgjohen dhe do të diskutohen shumë, për shkak të vendosjes së këtij Urani që do të jetë aty deri në 2033. Afatshkurtër, Venusi te Binjakët me Hënën ballë për ballë. Qëndroni larg analizave emocionale në jetën në çift. Duhet të jeni sa më pozitivë. Marsi nuk është shumë miqësor dhe java mund të shoqërohet me pasiguri në lidhje me punën. Mos bëni projektime afatgjata sepse gjërat do të ndryshojnë shumë ndjeshëm në fillim të vjeshtës.
Gaforrja
Kanë planetin e fatit dhe Diellin në hyrje pozitive me Marsin. Bën të mundur që zhvillimet profesionale të jenë të pranishme, në varësi të guximit. Duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Urani mund të mbyllë shqetësime që i kanë munduar prej kohësh. Mund të shënojë fillimin e një projektimi ndryshe në rrugëtimin e tyre profesional. Por jo për vështirësi, por për mirë.
Luani
Kane Mërkurin te vetja në hyrje në gradë të barabarta me Marsin te Virgjëresha. Në punë do të kenë informacione që do t’i ndihmojnë shumë për gjetjen e zgjidhjeve në punë. Marsi nuk i ndihmon shumë për zhvillime, por është koha shumë e mirë për pushime.
Virgjëresha
Është në pritje të informacioneve apo lajmeve që sjellin zhvillime në pjesën profesionale këtë javë. Urani për Virgjëreshën do të sjellë ndryshim në këndvështrimin e çështjeve, jo ndikim të drejtpërdrejtë. Do t’i shihni gjërat ndryshe. Kjo Hënë nuk do të ndikojë. Në datën 9-10 do të ndryshojë.
Peshorja
Urani do të ndihmojë për mbylljen e një faze dhe kalimin në një fazë tjetër. Është periudhë kopsitjeje për gjërat që kanë kohë që mundohen. Vëmendja e kësaj jave do të jetë te planet për pushime dhe për t’u larguar nga e përditshmja. Është periudhë shumë e mirë për ata që kanë vendosur pushimet në korrik.
Akrepi
Urani është në vendosje shumë të rëndësishme për ta. Ndryshimet dhe transformimet gjatë këtij 8-vjeçari nuk kanë qenë të vogla, por patën një pasiguri dhe u përçaktuan nga fati. Ky Uran u jep mundësinë e kontrollit mbi hapat dhe evoluimin në çështje shumë të rëndësishme. Evolim njerëzor, pozitiv i jetës. Përsa i përket javës duhet të vazhdojnë të përballen me çështje të punës.
Shigjetari
Kanë përballë tyre një Venus në një hyrje shumë të bukur të Saturnit me Neptunin te Dashi, dhe me Mërkurin te Luanët. Hyrje shumë të bukura. Ka të bëjë me atë që duan të shijojnë gjatë verës. Jep mundësi për ngjyra shumë të bukura. I përket emocionit, dashurisë. Vendosja e Uranit: Do të presin ndryshime nga njerëzit që i rrethojnë. Janë të detyruar të përshtaten me ndryshimet e njerëzve përreth tyre.
Bricjapi
Me këtë Hënë te Shigjetarët e nisin javën me ngecje. Dita e sotme dhe nesër nxjerr pak lodhje dhe dembelizëm. Vendosja e Venusit bën që fëmijët të jenë kryefjala e javës. Vendosja e Uranit ndihmon ata që janë në pritje të ndryshimit të statusit social. Sjell zhvillim shumë të ndjeshëm për pasardhësit.
Ujori
Me Uranin te Binjakët, duket sikur janë të privilegjuar ose të detyruar për të ndryshuar qytet ose shtet. Venusi në këtë hyrje të bukur sjell lëvizje të vogla ose shpenzime që bëhen me pozitivitet. Nuk është momenti i punës, është momenti për të përshtatur agjendën e tyre me pushimet.
Peshqit
Një Uran në familje të katërt. Duhet të merren me atë që kanë më të rëndësishme për periudhën. Dhe më të rëndësishme kanë transformimin e trupit të tyre. Urani favorizon shumë edhe ndryshim shtëpie. Ndryshimi i shtëpisë do të shënojë fillime të mbara. Këtë javë duhet të jenë racionalë në veprime dhe kursime.