• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Influencerja e njohur përjeton tmerr, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe e rrahin brutalisht, dyshohet për abuzim seksual

8 Korrik, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Momente tmerri ka përjetuar influencerja franceze Soraya Riffy, 30 vjeç, pasi dy grabitës hynë me forcë në banesën e saj në Marsejë mbrëmjen e së premtes. Sipas raportimeve, autorët e sulmit e goditën, e lidhën dhe e spërkatën me zbardhues, duke i shkaktuar dëme të rënda fizike dhe psikologjike.

Një nga grabitësit kishte trokitur në derë duke u shtirur si fqinj që kishte humbur çelësat, për të mashtruar influenceren dhe për të hyrë në apartament. Pasi ajo hapi derën, ata e sulmuan me mjete të forta dhe armë të ftohta.

“E lidhën, e goditën me armë dhe thika dhe e kërcënuan se do ta vrisnin”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të saj.

Lexo edhe:

Sali Berisha tregon emrin që do kandidojë për bashkinë e Tiranës përballë Manastirliut

Afrika e Biznesit: Demokracia nën presion, sfidat ushqimore të Egjiptit dhe rritja e punës në distancë në Nigeri.

Grabitësit morën me vete një byzylyk të markës Cartier, dy çanta luksoze, një orë Rolex dhe çelësat e shtëpisë dhe të makinës.

VIDEO KETU

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe dyshimet për një përdhunim, pasi Soraya Riffy humbi ndjenjat gjatë sulmit dhe nuk mban mend gjithë ngjarjen. Ajo ka deklaruar për gazetën Le Parisien se “shenjat në trup dhe dhimbjet që ndjej i bënë mjekët të dyshojnë se mund të jem dhunuar seksualisht kur isha pa ndjenja”.

Përfaqësuesi i saj shtoi:

“Trupi i saj është si një skenë krimi. Ajo ka pësuar tronditje në tru dhe është e shkatërruar fizikisht dhe emocionalisht.”

Gjithashtu, është zbuluar se dy javë para sulmit, 30-vjeçarja kishte marrë kërcënime dhe përpjekje për shantazh nga persona të panjohur, të cilët kërkonin para.

E tronditur nga ngjarja, Soraya Riffy ka deklaruar:

“Jam e shkatërruar, e neveritur dhe e frikësuar. Ekspozimi në media po bëhet i rrezikshëm. Do të largohem përgjithmonë nga Marseja dhe për momentin do të tërhiqem edhe nga rrjetet sociale.”

Soraya Riffy është një nga influencueset më të njohura në Francë, me mbi 1 milion ndjekës në rrjetet sociale. Ajo u bë e famshme në vitin 2016, pas pjesëmarrjes në një talk show televiziv, dhe që atëherë ka publikuar përmbajtje të lidhura me modën dhe fitnesin.

Tags: dhuneInfluencer

Nga Kategoria

Aktualitet

Sali Berisha tregon emrin që do kandidojë për bashkinë e Tiranës përballë Manastirliut

18 Shtator, 2025
Bota

Afrika e Biznesit: Demokracia nën presion, sfidat ushqimore të Egjiptit dhe rritja e punës në distancë në Nigeri.

18 Shtator, 2025
Bota

OBSH akuzon gjigantët e ushqimit, duhanit dhe alkoolit për bllokimin e politikave shëndetësore ‘që shpëtojnë jetë’

18 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Sali Berisha tregon emrin që do kandidojë për bashkinë e Tiranës përballë Manastirliut

18 Shtator, 2025

UEFA nis hetim për incidentin me trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone në ndeshjen ndaj Liverpool

18 Shtator, 2025
Pse e kërkoi PS shkarkimin e Veliajt? Klosi përballet me Sulon: Tirana ka nevojë për udhëheqje!

Pse e kërkoi PS shkarkimin e Veliajt? Klosi përballet me Sulon: Tirana ka nevojë për udhëheqje!

18 Shtator, 2025

Carragher kritikon Chelsean: “2 miliardë £ për vetëm Ligën e Konferencës dhe Botërorin e Klubeve”

18 Shtator, 2025
Fëmijët e gjetur me karamele në Korçë, dyshohet se kishin kanabis; 3-vjeçarja në gjendje të rëndë.

Fëmijët e gjetur me karamele në Korçë, dyshohet se kishin kanabis; 3-vjeçarja në gjendje të rëndë.

18 Shtator, 2025

Afrika e Biznesit: Demokracia nën presion, sfidat ushqimore të Egjiptit dhe rritja e punës në distancë në Nigeri.

18 Shtator, 2025

“Mungesa e tij ndihet” – Rafael Benitez zbulon se Newcastle është i tronditur pas largimit të Alexander Isak

18 Shtator, 2025
Gruaja e Kirk merr kontrollin e organizatës së tij: Charlie na kishte përgatitur për një ngjarje të tillë

Gruaja e Kirk merr kontrollin e organizatës së tij: Charlie na kishte përgatitur për një ngjarje të tillë

18 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.