Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme në zonë.
Ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur në zonë ndërsa është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse në terren për mos përhapjen e tij.
Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter.
Terreni është mjaft i vështirë pasi nuk ka rrugë për të mbërritur tek zjarri ndërsa forcat zjarrfikëse po përballen me situatë të vështirësuar.
Në këtë zonë ka pisha, bredha por dhe bimësi të dendur.