• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Mashtrimi me kreditë në IUTE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

7 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, e cila aplikoi për kredi në emrin e tyre në IUTE Credit pasi u kishte marrë kartat e identitetit ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë standardet e ndjekura për kredimarrjen në institucionet financiare jobankë si edhe zbatimin e rregulloreve të Bankës së Shqipëri.

Gjithçka ndodh pas skemës kriminale të MCA dhe Final, të cilat morën më qafë mijëra familje shqiptare si edhe ka shkaktuar disa të vdekur deri më tani përmes vetëvrasjeve.Policia zbuloi disa ditë më parë se 33-vjeçarja Donika Curri kishte mashtruar 23 gra në zonën e Zejmenit në Lezhë duke u premtuar atyre fillimisht përfitime nga projekte të disa ambasadave në vend. Në këtë mënyrë ajo u mori grave kartat e identitetit, të cilat më pas i përdori në aplikacinin MyIute duke aplikuar për kredi në emrin e tyre pasi u kishte nxjerrë edhe nga një foto.

Skyweb.al mësoi se disa nga gratë nuk ishn në dijeni të kredive të marra në emrin e tyre, ndërsa të tjera janë vënë në dijeni më pas.

Lexo edhe:

Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama publikon pamjet: Prokurorja refuzoi hetimin, krimineli nuk ka kurajën të shfaqet

“Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: denoncon prokuroren: Zonja Gjeli, e padenjë! Çështja ndaj saj t’i përcillet KLP

Në një reagim për gazetarin Emirjon Senja, Banka e Shqipërisë konfirmoi se ka nisur veprimet për verifikimin e rastit në fjalë si edhe të standardeve të ndjekura nga IUTE Credit Albania në rastet e aplikimeve për kredi si edhe procedurën e ndjekur për identifikimin e aplikantit për kredi.

“Bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga subjekti (Iute Credit Albania konkretisht), dhe po bën verifikimin e sqarimeve të dhëna prej tyre”, tha Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, në një reagim të disa ditëve më parë, IUTE Albania deklaroi për Skyweb.al se kishte pezulluar të gjitha kreditë e lëshuara përmes skemës së ndjekur nga 33-vjeçarja deri në verifikimin e plotë të rrethanave të marrjes së tyre.
Më shumë se sa mashtrimi në fjalë, e cila përbën një vepër penale dhe për këtë do të përgjigjet para ligjit 33-vjeçarja që kishte ngritur skemën, përbën shqetësim serioz mënyra se si pranohen aplikimet për kredi në institucionet bankare jobankë në Shqipëri dhe mbi të gjitha, verifikimi i aftësive paguese të kredimarrësit.

Banka e Shqipërisë i tha Skyweb.al se “aplikimi elektronik për kredi dhe verifikimi në distancë i klientit janë të lejuaraverifikimi në distancë i klientit janë të lejuara” duke shtuar “për aq kohë sa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

BSH miratoi në tetor disa ndryshime në rregulloren “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka”duke i mëshuar pikërisht verifikimit të aftësive paguese të aplikantit për kredi, për të shmangur kredimarrjen dhe kredidhënien e papërgjegjshme, gjë e cila duket se ende shfaq mungesa për aq kohë sa dikush mund të bëjë 24 aplikime për kredi përmes ID-ve të të tjerëve, të cilat më pas të miratohen nga kredidhënësi, në rastin konkret IUTE Credit.

Megjithatë, BSH tha për Skyweb.al se “Zbatimi i rregullores “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka” në tërësi dhe ndryshimeve të kryera së fundi është një detyrim i padiskutueshëm. Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për verifikimin e tyre rast pas rasti nëpërmjet kryerjes së inspektimeve në vend”.

Skyweb.al komunikoi më herët edhe me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyëeb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

“Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyëeb.al është në kontakt me Policinë e Shtetit, viktima të mashtrimit si edhe aktorë të tjerë të sektorit në fjalë për të vijuar zbardhjen e këtij rasti problematik./skyweb.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama publikon pamjet: Prokurorja refuzoi hetimin, krimineli nuk ka kurajën të shfaqet

7 Korrik, 2025
Aktualitet

“Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: denoncon prokuroren: Zonja Gjeli, e padenjë! Çështja ndaj saj t’i përcillet KLP

7 Korrik, 2025
Aktualitet

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

7 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Flet 82 vjeçarja që u shty nga bodyguardët e Ramës: Unë doja të takoja Kryeminstrin, bërtita “Rama të dua”!

7 Korrik, 2025

Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama publikon pamjet: Prokurorja refuzoi hetimin, krimineli nuk ka kurajën të shfaqet

7 Korrik, 2025

Çfarë do ndryshonte nëse do ribëheshin zgjedhjet? Berisha: Ndryshime në kandidatura

7 Korrik, 2025

“Fshat turistik pa leje në Theth”, Rama: denoncon prokuroren: Zonja Gjeli, e padenjë! Çështja ndaj saj t’i përcillet KLP

7 Korrik, 2025

Meta e quajti ‘Zeqineja e SPAK’, ja si PËRGJIGJET Kryemadhi!

7 Korrik, 2025

Helmoi njerëzit e ish-burrit me kërpudha, gruaja në Australi shpallet fajtore për vrasjen e vjehrrës, vjehrrit dhe kunatës

7 Korrik, 2025

“Nuk më intereson çfarë thot Iliri”, Meta i përgjigjet nga qelia Kryemadhit: Kur të komandon halli, bëhesh ‘Zeqine’ e SPAK

7 Korrik, 2025

Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin, bashkëshortja Edlira Çepani emocionon me dedikimin: Mbetën veç kujtime…

7 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.