• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar?

6 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Ekstra
Share on FacebookShare on Twitter

Një përballje e ashpër, me tone të larta, akuza dhe fyerje të ndërsjella ka ndodhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare”

.

Shkurta është me origjinë nga Fushë-Kruja dhe e martuar në Devoll, ku thotë se gjithnjë e kanë ofenduar për prejardhjen. Ajo kërkon të ballafaqohet me Vjollcën për paratë e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë. Sipas Shkurtes, vjehrri i saj, Sulejmani, ka thënë se paratë janë marrë nga Vjollca.

Lexo edhe:

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Izolohen tri vatra zjarresh në vend, Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve për më shumë kujdes

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen.

“Është një fshat i tërë që më  shajnë, më thonë maloke. Unë do ua tregoj të tëra se kush është malokja! Unë nuk jam maloke e trashë siç thonë ata! Thonë devollinjtë, të trashë sa s’dinë gjë fare për asgjë!”, thotë Shkurta në insertin prezantues.

Vjollca thotë se nuk i ka rënë askujt në qafë.

“Kushdo që më ka thirrur sot këtu, do t’i sqaroj sot! Jam një zonjë e nderuar që nuk i bie në qafë njeriu!  Nuk i kam bërë gjë njeriu! Do ta tregoj veten time se kush jam!”

Veç protagonisteve, në publik janë edhe babai dhe xhaxhai i Vjollcës. Debati mes dy grave nis i nxehtë e me tone të larta, ku nuk mungojnë fyerjet.

Vjollca: Moj! Nxirre ku e ke inatin dhe më thuaj përse më ke thirrur këtu! Lëri ato maloke… për çfarë më ke thirrur mua? Ta di unë përse?

Shkurte: Unë këtu të kam thirrur sepse xhaxhai yt më ka thënë mbesa i ka marrë paratë e të përndjekurve, paratë e tim biri,14 milionë lekë! Sulejman Uçi më ka thënë!

Vjollca: Dëgjo këtu! Unë lekë nuk kam marrë!

Shkurte: Nuk e di unë! Atë shko gjeje ti me ata, jo unë! Mbesa ti je, ti i ke marrë, kush i mori?

Vjollca: Unë i kam marrë? Më lumtë!

Shkurte: Ti shko sqaroje pra me atë, më jep një shpjegim! Unë po mbaj dy të sëmurë!

Vjollca: Shko sqaroji tek ai! Jo te mua! Më sjell mua këtu përpara publikut? Të më turpërosh mua ti?

Shkurte: Ti je mbesa, kush është tjetër?

Vjollca: Ka edhe mbesa e nipër të tjerë!

Avokatja shpjegon se Ali Uçi është babai i Sulejmanit dhe dy zotërinjve të tjerë në studio që janë babai dhe xhaxhai i Vjollcës. Aliu është konsideruar i dënuar politik dhe është pushkatuar. Sulejmani ka marrë prokurë prej tyre për të marrë dhe ndarë paratë.

Sipas tij, paratë janë marrë për 3 vite dënim politik. Në një telefonatë të Shkurtes me Ministrinë e Drejtësisë, është konfirmuar se secili anëtar i familjes ka marrë 14 milionë lekë dhe në total janë 84 milionë lekë për 5 anëtarë. Shkurta vijon të ngulmojë te fjalët e vjehrrit që paratë janë marrë nga Vjollca, e cila shpërthen e revoltuar.

Shkurte: Kur morëm vesh se 15 milionë i takonin tim biri, i thashë Sulejman Uçit, kush i ka marrë këto para? I ka marrë një nip dhe më tha mua.

Vjollca: Dhe ti më zgjodhe mua, je shumë e sigurt që i kam marrë unë.

Shkurte: E pyes Rrahmanin, thotë jo Shkurte, unë nuk kam marrë gjë. Kush i ka marrë, i them Sulejman Uçit?

Vjollca: Po kur i ke thënë që kush i mori…

Shkurte: Tha një nip dhe një mbesë, për ty!

Vjollca: Pse nuk e solle këtu?

Shkurte: Nuk erdhi se i thashë do të shkoj te Eni Çobani, do të vish edhe ti të japësh llogari me mbesën!

Vjollca: Ti tall Devollin, por ti je më e humbur nga Fushë-Kruja sepse përderisa erdhe sot këtu, duhet ta kishe edhe xhaxhain këtu moj, të ma thoshte mua përballë, përderisa më akuzon!

Shkurte: Babai yt nuk e dinte sesa lekë merr!

Vjollca: Po të ishte që t’i kisha marrë unë ato lekë, babai im nuk  jetonte në ato dhera që jeton sot! Nuk e ka bërë vilën si të Sulejmanit, siç e ka bërë aga Sulejman Uçi! Në rregull? Më vjen ta djeg me benzinë!

Shkurte: Te Eni Çobani unë nuk vij ka thënë, por një nip e mbesë i kanë marrë!

Vjollca: Vërtet xhaxha e kam, por mos qoftë! Të ishte këtu sot! Gjakun e babait tim nuk e ha dot asnjë! Unë atë të drejtë kërkoj! Jo të më akuzosh ti mua!

Vjollca nuk i pranon kurrsesi akuzat e Shkurtes se është ajo që ka marrë paratë që familja ka përfituar nga gjyshi i saj, Ali Uçi, i cili ka qenë i persekutuar politik dhe është pushkatuar.

Sipas Shkurtes, e cila është nuse në shtëpinë e Sulejman Uçit, xhaxhait të Vjollcës, ky i fundit e ka drejtuar tek mbesa duke thënë se ajo ka marrë 84 milionë lekë.

Shkurte: Kur morëm vesh se 15 milionë i takonin tim biri, i thashë Sulejman Uçit, kush i ka marrë këto para? I ka marrë një nip dhe më tha mua.

Vjollca: Dhe ti më zgjodhe mua, je shumë e sigurt që i kam marrë unë.

Shkurte: E pyes Rrahmanin, thotë jo Shkurte, unë nuk kam marrë gjë. Kush i ka marrë, i them Sulejman Uçit?

Vjollca: Po kur i ke thënë që kush i mori…

Shkurte: Tha një nip dhe një mbesë, për ty!

Vjollca: Pse nuk e solle këtu?

Shkurte: Nuk erdhi se i thashë do të shkoj te Eni Çobani, do të vish edhe ti të japësh llogari me mbesën!

Vjollca: Ti tall Devollin, por ti je më e humbur nga Fushë-Kruja sepse përderisa  erdhe sot këtu, duhet ta kishe edhe xhaxhain këtu moj, të ma thoshte mua përballë, përderisa më akuzon!

Shkurte: Babai yt nuk e dinte sesa lekë merr!

Vjollca: Po të ishte që t’i kisha marrë unë ato lekë, babai im nuk  jetonte në ato dhera që jeton sot! Nuk e ka bërë vilën si të Sulejmanit, siç e ka bërë aga Sulejman Uçi! Në rregull? Më vjen ta djeg me benzinë!

Shkurte: Te Eni Çobani unë nuk vij ka thënë, por një nip e mbesë i kanë marrë!

Vjollca: Vërtet xhaxha e kam, por mos qoftë! Të ishte këtu sot! Gjakun e babait tim nuk e ha dot asnjë! Unë atë të drejtë kërkoj! Jo të më akuzosh ti mua! 

Shkurta ngulmon te fjalët e Sulejmanit se bëhet fjalë për Vjollcën, pasi ajo është më e madhja. Vjollca s’i pranon akuzat dhe nis të shajë e ofendojë Shkurten e xhaxhanë.

Vjollca: Unë në vend të digjja Sulon me benzinë, do të të djeg edhe ty bashkë me të!

Shkurte: Unë kam dy të sëmurë në shtëpi!

Vjollca: Do të të djeg ty bashkë me të që më akuzoni mua!

Shkurte: Unë kërkoj drejtësinë time! Ai ty të ka akuzuar se ti i ke marrë!

Vjollca: Më lumtë! Shiko si jam veshur unë, si zonjë e nderuar! Ku je ti e ku jam unë?! Hë! Mirë bëra që i mora!

Shkurte: Jep llogari se kam dy të sëmurë, i kam në shtëpi!

Vjollca: Unë jam si konteshë në mes të Greqisë e as më bie ndërmend! Ti që je në kaq në siklet, shko kërkoja Sulejmanit atje që të ka dërguar ty sot! Sulejmani po të ishte burrë, nuk të kishte lënë, me nder të gjithëve, si m** këtu! Kurse unë kam dy këtu, që këta i dinë gjërat më mirë se mua!

Shkurte: Unë i kam të shtrirë!

Eni Çobani: Po mirë, a është xhaxhai yt Sulejmani?

Vjollca: Le të jetë!

Eni Çobani: Fundja, kjo zonja është nuse atje, ti je vajzë e shtëpisë!

Vjollca: Më mirë se këta gjërat nuk i di as Shkurta, as unë!

Eni Çobani: Po tani ai gishtin e ka vënë tek ti dhe është më mirë të sqarojmë faktin se çfarë ka ndodhur, sesa i ulëret Shkurtes se paska të drejtë që i thoni maloke!

Vjollca: Ajo është e trashë!

Eni Çobani: Nuk është e trashë fare, ajo është zonjë e nderuar!

Vjollca: Ajo Sulejmanin nuk e njeh!

Eni Çobani: Po pse ta njohë moj, e ka xhaxhanë e burrit!

Vjollca: Më shumë se mua nuk e njeh atë!

Eni Çobani: Po, si e njeh ti atë tani, pa na e thuaj? Si e njeh Sulejmanin, se flet për xhaxhain tënd, xhaxhai është si baba, pa na e thuaj!

Vjollca: Sulejman Uçit iu shoftë emri, pragu e mos mbettë më në këmbë!

Eni Çobani: Nuk flet një mbesë për xhaxhain kështu!

Vjollca: Kanë punuar këta si skllevër, është tallur! Vëllezërit e tij, që babai im kur ka vdekur gjyshi ka qenë 12 vjeç dhe ai ka qenë 4 dhe është rritur në krahët e këtij babait tim! E ka ushqyer, e ka bërë 2 metër burrë dhe ai vjen e më akuzon mua!

Debati i nxehur i dy zonjave nga Devolli nxjerr në pah shumë sekrete të errëta të familjes. Vjollca pretendon se kur ajo dashuronte një djalë në fshat, me të shkonte edhe nusja e xhaxhait të saj dhe këtë ia kishte pranuar edhe partneri.

Vjollca: Raporti me ta, unë t’i shoh të varur e nuk ngopem! Unë kur isha në fshat beqare, dashuroja një djalë dhe më thoshin në fshat atje, moj xhaxhaica jote shkon me atë! Nuk i besoja!

Shkurte: Ç’më duhet çfarë keni juve…

Vjollca: Hesht ti hesht!

Shkurte: S’dua t’ia di çfarë keni bërë ju, unë kam të drejtën time!

Vjollca: Më thoshin moj ajo shkon me të dashurin tënd. Jo moj i thosha, vajzë e vogël unë, e thonë nga inati. Kur vjen ai e pyes unë, ke shkuar me të vërtetë?  Po, tha. Kur ndenji ajo, pse mos të shkoja unë?

Eni Çobani: Pra i fejuari yt ka shkuar me gruan e Sulejmanit?

Babai i Vjollcës: Të bëj një ndërhyrje të vogël: mos e akuzo, Shkurte!

Shkurte: Nuk e akuzoj unë, e akuzon Sulejman Uçi, vëllai yt!

Vjollca: Jo, baba jo! Ti hesht, unë do t’i them të tëra që Suloja mos të ketë turi se më tha mua na ke turpëruar, por e ka turpëruar e shoqja! I thashë unë një ditë pse s’vjen nga ne? Ti na ke turpëruar tha, vjen mamaja ime në këtë kohë dhe i tha nuk të ka turpëruar vajza ime, por të ka turpëruar kjo që e ndau nga i dashuri! Vërtet e ke bërë? Ai është një copë gomar që nuk ruan dot gruan e tij! Nuk ruan dot gruan e tij që sa fëmijë ka vrarë ajo me dashnorët e saj! Nuk ka lënë burra në këto tre fshatra!

Nga Kategoria

Aktualitet

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

6 Korrik, 2025
Aktualitet

Izolohen tri vatra zjarresh në vend, Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve për më shumë kujdes

6 Korrik, 2025
Aktualitet

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

6 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Reagimi/ Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jotas

6 Korrik, 2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

6 Korrik, 2025

5.5 ballë/ Ja ku ra tërmeti më i fortë ditën e sotme

6 Korrik, 2025

Izolohen tri vatra zjarresh në vend, Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve për më shumë kujdes

6 Korrik, 2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

6 Korrik, 2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

6 Korrik, 2025

I nxehti veror përkeqëson shëndetin mendor: Mjekja psikiatre paralajmëron për rritje të rasteve, veçanërisht tek të rinjtë

6 Korrik, 2025

Japoni: Shtëpi që “ngrihen në ajër” gjatë tërmeteve, teknologjia që po sfidon natyrën

6 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.