• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Elbasani për të tretën ditë radhazi me shtullungat e tymit toksik

3 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon për të tretën ditë me radhë zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, i cili nisi që prej rreth orës 17:00 të pasdites së të martës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Banorët e Elbasanit, ashtu si edhe vitet e kaluara, po përballen me re të zeza tymi me helm toksik, nga djegja e mbetjeve të ndryshme urbane dhe industriale, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e tyre dhe duke shkaktuar kështu edhe një katastrofë mjedisore.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr vënie të qëllimshme, ku “autorët” synojnë djegien e maleve me mbetje për shkak se inceneratori, për të cilin janë harxhuar miliona euro, është jofunksional.

Lexo edhe:

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në Mat

Zbulohet lokali në Tiranë i përshtatur për baste sportive dhe drogë, arrestohen pronari dhe një klient!

Forcat zjarrfikëse vetëm sa kanë mbajtur vatrën nën kontroll, teksa pas tre ditësh “katastrofë mjedisore”, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë me helikopter nga ajri për të tentuar fikjen e zjarreve.

Nuk është hera e parë që si landfilli i inceneratorit, ashtu edhe mbetjet e skrapit përfshihen nga flakët duke shkaktuar ndotje të shumta, por që hetimet dhe ndëshkimet ligjore në asnjë rast nuk ka qenë në proporcion me dëmet e shkaktuara.

Landfilli dhe inceneratori jo-funksional i Elbasanit, gjenden rreth 2 kilometra në të djathtë të aksit rrugor që lidh Bradasheshin me Unazën e qytetit. Ato menaxhohen nga kompania publike “Eco-Elb”, në pronësi të 7 bashkive përbërëse të qarkut Elbasan, dhe administrohet nga Leli Kaja.

Aktualisht, “Eco-Elb” e Leli Kajës është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, një hetim që mori pikënisje pikërisht nga një zjarr vënie e qëllimshme.

Hetimi fillimisht nisi në vitin 2023 për “Shkatërim i pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”, por tashmë rezulton të jetë shtrirë thellë në aktivitetin ekonomik të kësaj kompanie dhe në 7 bashkitë që janë pronare.

Kompania “Eco-Elb”, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut për të menaxhuar dhe inceneruar mbetjet urbane, “Eco-Elb”, mori në dorëzim në fund të vitit 2021 landfillin dhe inceneratorin e Elbasanit, pas skandalin financiar, ku u përfshinë zyrtarë të niveleve të ndryshme dhe pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanisë koncesionare “Albtek Energy”, e kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e kësaj vepre publike.

Por, sipas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit, besohet se edhe kompania “Eco-Elb” është kthyer në një gropë financiare, ku janë shpenzuar 9 milionë euro fonde publike, pa kryer asnjë shërbim real në teren.

Qytetarët kanë paguar taksa për pastrimin e mbetjeve, ndërsa mbetjet janë lënë të përhapura në natyrë dhe paratë e taksapaguesve, kanë përfunduar në xhepat e një rrjeti të ngushtë individësh të lidhur me pushtetin lokal.

“ECO-ELB” kishte si mision përpunimin dhe incenerimin e mbetjeve, një shërbim jetik për komunitetin dhe mjedisin në qarkun e Elbasanit.

Por hetimet kanë zbuluar se pavarësisht pagesave të vazhdueshme dhe deklarimeve financiare optimiste, shërbimi nuk është kryer realisht në teren.

Në vend të impianteve funksionale, ekziston vetëm një mekanizëm fiktiv për të gjeneruar fatura dhe për të zhdukur fondet publike.

Sipas hetimeve kompania merret vetëm me administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit, por nuk jep shërbimin e djegies së mbeturinave, pasi inceneratori i Elbasanit, nuk punon./ BoldNews

Nga Kategoria

Aktualitet

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në Mat

8 Korrik, 2026
Aktualitet

Zbulohet lokali në Tiranë i përshtatur për baste sportive dhe drogë, arrestohen pronari dhe një klient!

8 Korrik, 2026
Kryesore

 Nuk ka më dyshime, Mark Rutte e KONFIRMON: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në Mat

8 Korrik, 2026

FBI merr nën hetim Federatën e Futbollit të Argjentinës për pastrim parash

8 Korrik, 2026

Samiti i NATO-s nuk e ndal Macronin, presidenti francez del për vrap në Ankara (VIDEO)

8 Korrik, 2026

Zbulohet lokali në Tiranë i përshtatur për baste sportive dhe drogë, arrestohen pronari dhe një klient!

8 Korrik, 2026

 Nuk ka më dyshime, Mark Rutte e KONFIRMON: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026

Ish-deputetja e PS që iu bashkua “Flamingove” kundër Ramës për 4 milionët e Kanye West: Të jepeshin për parandalimin e zjarreve

8 Korrik, 2026

“Festofsh me engjëjt atje ku je”, Edlira Çepani publikon foton me të shoqin e ndjerë, mesazhi prekës për Bogdanin në ditën e tij të lindjes

8 Korrik, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

8 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.