• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Akuzohet për dy vrasje, Anglia refuzon ekstradimin e shqiptarit

3 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të mos ekstradojë Ilirian Zeqajn, një 52-vjeçar i akuzuar për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri rreth 30 vite më parë, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zeqaj, i cili ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar nën një identitet të rremë që nga viti 1999, akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e dy burrave në fund të viteve 1990, akuza që ai i mohon.Në vendimin e dhënë të mërkurën, Lord Justice Popplewell dhe Mr Justice Saini urdhëruan lirimin e Zeqajt, duke vlerësuar se ai do të përballej me një gjyq të padrejtë në Shqipëri.

Ata theksuan se vendimi për rigjykimin e çështjes ishte marrë nga një trup gjyqtarësh që më vonë u shkarkuan nga detyra për dështim në procesin e vettingut, duke e bërë kështu vendimin e tyre të pasigurt dhe jo të paanshëm.

Lexo edhe:

SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë

Deputeti i PD: Shumica e protestuesve në shesh janë demokratë, Berisha s’ka pse del

Gjykatësit vlerësuan gjithashtu se mungesa e përfaqësimit ligjor të Zeqajt në seancën ku u vendos rigjykimi ishte e padrejtë dhe dëmtuese për mbrojtjen e tij, ndërsa theksuan se rigjykimi është vonesa pa afat të qartë përfundimi, ndonëse ka nisur që në vitin 2020.

Zeqaj arriti në Britani në vitin 1999 dhe kërkoi azil me një emër të rremë kosovar, duke thënë se kjo i rrite gjasat për mbrojtje.

Në Shqipëri, ai ishte dënuar në mungesë në vitin 2002 për vrasje dhe posedim të armëve ushtarake. Ai u ekstradua në vitin 2013, por në apel u shpall i pafajshëm dhe u kthye në Britani në vitin 2014.

Në vitin 2017, një gjykatë shqiptare anuloi pafajësinë e tij dhe urdhëroi një rigjykim, pa praninë e Zeqajt apo avokatit të tij. Pas kësaj, autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin për herë të dytë, i cili fillimisht u aprovua në 2024 nga një gjykatë britanike dhe u konfirmua nga Home Office.

Por me vendimin e fundit, ekstradimi u bllokua përfundimisht, me Gjykatën e Lartë që konstaton se procesi ndaj tij në Shqipëri është në kundërshtim të hapur me standardet ndërkombëtare të drejtësisë, raporton TCH.

Në Mars të vitit 2023, Ilirian Zeqaj është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Fierit, ku është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shtator të vitit 1998, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Shkëlqim Llanaj.

Bëhet fjalë për një zinxhir ekzekutimesh të kryera në fshatin Cakran, sagë kjo e nisur me vrasjen e një fëmije 9 vjeçar.

Autori i vrasjes së fëmijës Ëngjëllush Zeqaj, ka qënë Santiliano Llanaj, nipi i dy viktimave Ilirjan alias Leonard Llanaj dhe Gramoz Llanaj që në vitin 1998 mbante detyrën e punonjësit të policisë. Santiliano, në kohën e kryerjes së krimit është arrestuar dhe më pas dënuar nga gjykata.

Por, vetëm tre ditë pas këtij krimi të rëndë, dy vëllezërit Ilirjan Zeqaj dhe Jetnor Zeqaj, kanë ngritur një pritë me automatik dhe mitraloz të lehtë, duke ekzekutuar në mes të rrugës dy xhaxhallarët e Santiliano Llanaj, shtetasit Gramoz dhe Shkëlqim Llanaj.

Për krimin e rëndë, të ndodhur para 24 viteve, policia në atë periudhë mundi të arrestojë vetëm Jetnor Zeqaj, i cili u dënua me 25 vite burgim.

Nga Kategoria

Bota

SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë

8 Korrik, 2026
Aktualitet

Deputeti i PD: Shumica e protestuesve në shesh janë demokratë, Berisha s’ka pse del

7 Korrik, 2026
Aktualitet

Zjarr i madh në Porto Palermo

7 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama vlerëson projektin “Sport-Verë 2026” në Kamëz: Mbi 250 nxënës po kalojnë pushimet mes sportit dhe argëtimit

8 Korrik, 2026

Arrestohet Daniel Gjura, zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim

8 Korrik, 2026

SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë

8 Korrik, 2026

A është shenja juaj mes më të favorizuarave? Horoskopi ditor: Një lajm vjen për dikë

8 Korrik, 2026

Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

8 Korrik, 2026

Zvicra eliminon Kolumbinë me penallti, në çerekfinale e pret Argjentina

8 Korrik, 2026

Deputeti i PD: Shumica e protestuesve në shesh janë demokratë, Berisha s’ka pse del

7 Korrik, 2026

Zjarr i madh në Porto Palermo

7 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.