• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri

1 Korrik, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve të infektimeve masive me COVID-19, virusi mbetet ende prezent dhe i monitoruar nga autoritetet shëndetësore shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila deklaroi se gjatë javëve të fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me COVID-19 në vend. “Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste COVID-19 të konfirmuar dhe asnjë element mbi karakteristikat e një nënvarianti të ri”, – u shpreh Tomini, duke sqaruar se nuk ka asnjë provë që këto raste të lidhen me nënvariantin e ri të raportuar aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është në vëzhgim të vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të shëndetit publik.

Sipas saj, Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme si gripin, ashtu edhe COVID-19, me qëllim identifikimin në kohë të çdo evolucioni të virusit, përfshirë edhe nënvariantet e reja që mund të shfaqen. “Është një variant që po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe COVID-19 në mënyrë paralele”, – theksoi Tomini, duke nënvizuar se koordinimi me strukturat ndërkombëtare shëndetësore është i përhershëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur situatën nën kontroll.

Lexo edhe:

Vrasja e aleatit të Donald Trump, FBI-ja publikon foton e një personi, i dyshuar se ka lidhje me ngjarjen

“Ministria e Jashtme mbledh pluhura”- Rama e kritikoi në Asamble, reagon Igli Hasani: Ishte nder të isha ministër, e kam kryer detyrën me bindjen se…

Në këtë periudhë të stinës së nxehtë, ku frekuentimi i ambienteve publike dhe kontakteve ndërpersonale rritet ndjeshëm, Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për higjienën personale dhe etiketën respiratore, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e infeksioneve. “Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik, por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara”, – tha drejtoresha e ISHP.

Edhe pse Shqipëria aktualisht nuk ndodhet në sezon gripi, Tomini kujtoi se COVID-19 ka dëshmuar se është një virus që qarkullon gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajt e ftohtë. “Duhet pasur kujdes nga etika te shenjat respiratore, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por COVID-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim te të tjerë”, – tha ajo. Duke iu referuar të dhënave të fundit të survejancës shëndetësore, Tomini sqaroi se nuk është konfirmuar ndonjë rast i ri i gripit, ndërsa infeksionet e raportuara lidhen më shumë me probleme pulmonare të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës dhe alergjitë sezonale.

“Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën e sindromës së ngjashme me gripin. Vetëm gjashtë raste nga buletini i fundit i ISHP janë me COVID. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave janë prezente”, – u shpreh Tomini, duke shtuar se prania e infeksioneve respiratore është shumë më e ulët krahasuar me pikun, që ndodh zakonisht në muajt janar-shkurt.

Autoritetet shëndetësore vijojnë të nxisin ndërgjegjësimin dhe kujdesin e qytetarëve, duke rekomanduar masa të thjeshta, por efektive, si larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve të ngushta në raste simptomash, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtja e higjienës personale, si mënyra për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përhapja e virozave dhe COVID-19. Në përmbyllje, Tomini theksoi se respektimi i masave higjieno-sanitare dhe vëmendja ndaj shenjave të para të sëmundjeve respiratore janë thelbësore për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike dhe për të mos lejuar një rikthim të përhapjes së virusit në mënyrë të pakontrolluar

Tags: covidprezent

Nga Kategoria

Bota

Vrasja e aleatit të Donald Trump, FBI-ja publikon foton e një personi, i dyshuar se ka lidhje me ngjarjen

11 Shtator, 2025
Aktualitet

“Ministria e Jashtme mbledh pluhura”- Rama e kritikoi në Asamble, reagon Igli Hasani: Ishte nder të isha ministër, e kam kryer detyrën me bindjen se…

11 Shtator, 2025
Vrasja e ndonjë aktivisti të njohur në SHBA, FBI publikon imazhin e parë të të dyshuarit.
Lajme

Vrasja e ndonjë aktivisti të njohur në SHBA, FBI publikon imazhin e parë të të dyshuarit.

11 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aplikacion i ri thjeshton eksperiencën e udhëtimeve në anije duke ofruar përvojë 3D në hartë të realitetit të udhëtimeve tuaj.

11 Shtator, 2025

Newcastle tregohet i frikësuar nga oferta për mbrojtësin e Atalantës për shkak të çmimit prej 50 milion eurosh.

11 Shtator, 2025

Vrasja e aleatit të Donald Trump, FBI-ja publikon foton e një personi, i dyshuar se ka lidhje me ngjarjen

11 Shtator, 2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon mbledhje në Tiranë, miratojnë vendime të rëndësishme

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon mbledhje në Tiranë, miratojnë vendime të rëndësishme

11 Shtator, 2025
Prokuroria Speciale nuk ka marrë asnjë informacion që gjyqtari Laban përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Prokuroria Speciale nuk ka marrë asnjë informacion që gjyqtari Laban përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

11 Shtator, 2025

Harry Kane pritet për “një ose dy sezone të tjera” në Premier League si pjesë e planit të transferimeve pas Botërorit te Bayern Munich.

11 Shtator, 2025
Serbia lut UEFA-n të zhvendosë ndeshjen me Shqipërinë sa më larg Beogradit për të shmangur huliganët e saj.

Serbia lut UEFA-n të zhvendosë ndeshjen me Shqipërinë sa më larg Beogradit për të shmangur huliganët e saj.

11 Shtator, 2025

8 milion pasagjerë: Aeroporti më i ngarkuar në Europë mbajti radhët të shkurtra pavarësisht që muajit gusht arriti rekorde Vitin e kaluar, pothuajse 84 milion udhëtarë kaluan përmes Aeroportit Heathrow të Londrës.

11 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.