• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Mbi 300 miliardë dollarë për mbrojtjen, NATO investime rekord në armë, trupa dhe siguri kibernetike

26 Qershor, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç rritjes së buxhetit ushtarak në nivelin e 3,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që deri në vitin 2035 të alokojnë edhe një 1,5 për qind shtesë për investime në fusha civile që lidhen ngushtë me mbrojtjen. Kjo përfshin fusha si siguria kibernetike, teknologjitë satelitore dhe komunikimi – komponentë të rëndësishëm në përballjen me sfidat e reja të luftës hibride.Mbi treqind miliardë dollarë më shumë deri në vitin 2035. Dhe nga ai moment në mënyrë të qëndrueshme. Marrëveshja e firmosur dje në Hagë për rritjen e shpenzimeve ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s nënkupton një shpenzim shtesë të kësaj përmase.Të paktën, vlerësimet që janë bërë në prag të marrëveshjes i referohen këtyre shifrave. Dhe kanë të bëjnë me kostot shtesë për vendet që ende nuk shpenzojnë 3,5 për qind të PBB-së. Për të qenë të qartë: SHBA-të janë të përjashtuara nga kjo përllogaritje.

Shpenzimi aktual

Aktualisht, 32 partnerët e Organizatës së Atlantikut shpenzojnë në total çdo vit në sektorin ushtarak mbi 1.434 trilion dollarë. Këto janë të dhënat më të fundit të disponueshme, për vitin 2024. Dhe natyrisht, Shtetet e Bashkuara përbëjnë “shpenzuesin më të madh”: 968 miliardë dollarë, dy të tretat e totalit. Më pas vjen Gjermania me 86 miliardë, Britania e Madhe me 81, Franca me 64 dhe Italia me 35. Dhe mbi kufirin aktual prej 2 për qind të PBB-së qëndrojnë 22 shtete nga 32.

Lexo edhe:

Trump kërkoi të flakej nga puna si qen, kush është gazetarja e CNN që presidenti e akuzoi për publikimin e lajmeve të rreme!

Zbulohen detaje nga Operacioni “Çekani i Mesnatës” Pas 15 vitesh planifikim, SHBA goditi centralin bërthamor iranian në Fordo

Italia

Italia është kontribuesi i pestë në terma absolutë, edhe pse – sipas të dhënave të Komisionit Evropian – këtë vit ndodhet në nivelin 1,3 për qind të PBB-së. Dhe për të arritur 3,5 për qind, duhet të llogarisë edhe një tridhjetë miliardë shtesë.

Rasti spanjoll

Spanja, e cila vitin e kaluar vuri në tryezë 19 miliardë, nuk ka ndërmend të kalojë pragun e 2,1 për qind të PBB-së. Kryeministri i saj, Pedro Sánchez, është i bindur se kjo përqindje do të mjaftojë për të arritur “objektivat e aftësive”, të përcaktuara në fillim të qershorit nga ministrat e Mbrojtjes së NATO-s. Por kjo bindje do të zgjasë deri në vitin 2029, kur Organizata do të kryejë një “verifikim” të objektivave që do të përditësohen gjithashtu. Duhet pasur parasysh se çdo vit të gjithë anëtarët duhet të paraqesin një raport për të treguar progresin e bërë.1,5% për sektorin civil

Përveç 3,5 për qind të PBB-së për shpenzimet ushtarake në kuptimin e ngushtë, është parashikuar – po deri në vitin 2035 – edhe një 1,5 për qind shtesë për investime në sektorë civilë me lidhje ushtarake: për shembull, siguria kibernetike. Teknologjia satelitore, ajo për telekomunikacionin. Dhe thuajse çdo gjë që ka lidhje me të ashtuquajturën luftë hibride.30% më shumë kapacitete ushtarake

Objektivi përfundimtar është rritja e kapaciteteve ushtarake të NATO-s me 30 për qind. Kjo ka të bëjë me mbrojtjen ajrore, sigurinë kibernetike dhe “faktorët strategjikë ndihmës” që mbështesin forcat e armatosura (inteligjencë, logjistikë, satelitë). Në këtë kuadër parashikohet edhe pesëfishimi i numrit të sistemeve kundërajrore.

Ushtarët

Edhe numri i ushtarëve do të duhet të rritet. Dhe do të jetë një detyrim që do të bjerë veçanërisht mbi europianët dhe Kanadanë./La Repubblica

Nga Kategoria

Bota

Trump kërkoi të flakej nga puna si qen, kush është gazetarja e CNN që presidenti e akuzoi për publikimin e lajmeve të rreme!

26 Qershor, 2025
Bota

Zbulohen detaje nga Operacioni “Çekani i Mesnatës” Pas 15 vitesh planifikim, SHBA goditi centralin bërthamor iranian në Fordo

26 Qershor, 2025
Bota

Netanjahu falënderon Trump për mbështetje, pas deklaratës së liderit iranian: Do vazhdojmë së bashku për të mposhtur armiqtë e përbashkët

26 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ekonomia u rrit me 3.39%/ Kontribuuan administrata publike, tregtia dhe akomodimi! Vuajtën bujqësia dhe industria

26 Qershor, 2025

Aksident i frikshëm në Lezhë! Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash (VIDEO)

26 Qershor, 2025

Zjarr i madh pranë Athinës! Flakët shkrumbojnë disa shtëpi, evakuohen banorët

26 Qershor, 2025

Trump kërkoi të flakej nga puna si qen, kush është gazetarja e CNN që presidenti e akuzoi për publikimin e lajmeve të rreme!

26 Qershor, 2025

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama në Kuvend i relaksuar pas Samitit të NATO-s, Ulsi Manja ‘shkrihet’ duke qeshur! Braçe me syze dielli brenda Parlamentit! Çfarë nuk u pa nga seanca

26 Qershor, 2025

Marrëveshja me Italinë, anija me 15 emigrantë mbërrin në Portin e Shëngjinit

26 Qershor, 2025

Miratohen ndryshimet në ligjin për sportin

26 Qershor, 2025

EMRI/ Ky është i riu shqiptar që u vra me armë zjarri! Biznesmeni italian pranon krimin! Pasi e qëlloi groposi trupin…

26 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.