• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 16 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Ndeshja ndaj Serbisë? Sikur ishim në “dasmë” dhe u “martuam” me ta…

14 Qershor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Pas kalimit të ditëve dhe shuarjes së emocioneve të nxehta të momentit, ndeshja Shqipëri-Serbi e 7 qershorit në “Air Albania” kërkon një analizë më të thellë, më të qetë dhe më të sinqertë. Rezultati 0-0 u përjetua në mënyrë të përzier.

Nga njëra anë, një pikë na mbajti në lojë për kualifikim, por e djallosëm tri ditë më pas, duke mos marrë dot fitoren në Riga, ndaj Letonisë modeste. Nga ana tjetër mbetet ndjesia e hidhur e një rasti të humbur, jo vetëm sportiv, por edhe simbolik. Penalltia e Manajt hodhi në erë shumëçka të një ndeshjeje tepër të kujdesshme, por gjithsesi pa karakter nga kuqezinjtë.

Siç e thotë me saktësi Rudi Vata, kjo ishte një ndeshje e luajtur me shumë kujdes, por që la përshtypjen sikur Shqipëria nuk bëri mjaftueshëm për ta fituar. Serbia erdhi për pikën dhe mori atë që deshi. Shqipëria, në vend që të impononte ritmin e vet, duke përdorur entuziazmin e stadiumit të mbushur dhe karikimin e jashtëzakonshëm të publikut, zgjodhi të mos rrezikonte. Nga frika për të mos humbur, shpërdoroi mundësinë e artë për të fituar.

Lexo edhe:

Barcelona konfirmon një tjetër vonesë në Camp Nou, ndeshja ndaj Getafes do të luhet në Stadiumin Johan Cruyff me kapacitet prej 6,000 vendesh, teksa afati për Ligën e Kampioneve po afron.

Julian Alvarez nuk është përfshirë në skuadrën e Atletico Madridit për ndeshjen ndaj Liverpoolit, ndërsa ylli i USMNT, Johnny Cardoso, gjithashtu mungon në hapjen e Ligës së Kampionëve për shkak të një lëndimi.

Në këtë pikë, Rudi Vata, në analizën e vet  prek një element shumë të vërtetë: këto ndeshje nuk luhen vetëm me këmbë, por edhe me mendje. Nevojiten edhe “mind games”, provokimet e kontrolluara, tensioni sportiv i ndërtuar me mjeshtëri për ta futur kundërshtarin në pasiguri.

Asgjë e ndaluar, të tilla gjëra janë pjesë e kulturës së madhe të futbollit, sidomos në sfida me ngarkesë historike dhe emocionale. Ky element mungoi. Shqipëria hyri në fushë sikur të ishte një ndeshje e zakonshme kualifikimi dhe jo një përballje me ngarkesë simbolike dhe emocionale përtej futbollit.

Është e vërtetë se ndeshja kaloi në mënyrë paqësore dhe kjo është për t’u vlerësuar nga aspekti qytetar e civilizues. Futbolli nuk duhet të jetë arenë lufte kurrsesi, por në fushën e lojës duhet të tregohesh zot shtëpie. Shqipëria nuk e bëri.

Paqja është e vërtetë dhe shijon kur vjen pas fitoreve me karakter e dinjitet. Nuk mjafton të bëhesh mik, kur nuk ke provuar së pari forcën reale. Pra, në aspektin sportiv, ndaj Serbisë pamë një kombëtare kuqezi të frikësuar nga gabimi.

Nga ana taktike, Shqipëria nuk u shfaq kreative. Ishte më shumë e fiksuar pas evitimit të gabimeve sesa pas idesë për të marrë maksimumin. Mungoi agresiviteti në 30 metrat e fundit, mungoi vendosmëria për të rrezikuar edhe me çmimin e ndonjë kundërsulmi të Serbisë.

Ishte një kombëtare që luajti për mos të humbur, jo për të fituar. Në fund të ditës, Shqipëri-Serbi do të mbetet si një rast i humbur për të treguar superioritet futbollistik dhe personalitet kombëtar brenda katërkëndëshit të blertë.

Ndeshja nuk u fitua sepse mungoi besimi te vetja, mungoi ajo “djallëzia” që ndeshje të tilla e kërkojnë. Paqe, po, por me dinjitet dhe karakter. Ky duhet të jetë mësimi. Në futboll, ashtu si në jetë, respekti fitohet me imponim dhe personalitet, jo vetëm me fjalë të bukura apo me veprime si të Gjimshitit karshi Vlahovicit të lënduar…

“U bë një zhurmë e madhe, pastaj u duk sikur ishim në dasmë dhe u martuam me serbët…” Kjo deklaratë e Rudi Vatës e përmbledh më së miri atë që ndodhi më 7 qershor në “Air Albania”. Një metaforë brilante dhe e dhimbshme njëkohësisht e ish-kapitenit tonë kuqezi.

Çfarë do të thotë Rudi Vata me këtë frazë? Që gjithë energjia e mbledhur, gjithë tensioni emocional, gjithë pritshmëritë e ndërtuara mbi këtë përballje, u shfrynë si një tullumbace në momentin kur Shqipëria u shfaq në fushë si mikpritëse tejet e sjellshme, që ia dorëzoi “nusërimin” Serbisë.

Në vend që të ishte një ndeshje ku Shqipëria të shfaqte krenari, personalitet, agresivitet sportiv, karakter dominues në shtëpinë e vet, ne pamë një mikpritës që më shumë kërkonte të mos prishte “dasmën” sesa të fitonte ndeshjen. Dhe kështu, nga “lufta” sportive e shumëpritur pamë  një “banket diplomatik” të zbehur, ku askush nuk u ndje fitues, përveç Serbisë, që mori pikën që deshi.

Ndaj Serbisë nuk patëm as “inatin e bukur sportiv”, as egërsinë e domosdoshme për t’u imponuar në një sfidë të kësaj rëndësia të gjithanshme. “Martesa” që përmend Rudi Vata është metafora perfekte e një “dorëzimi të butë”. Një lloj diplomacie sportive, që e ktheu këtë ndeshje futbolli me histori të gjatë pas vetes në përballje rutinë.

Në fund të fundit, nuk është turp të bësh paqe. Është qytetari, është civilizim, por në futbollin e nivelit të lartë, paqja ka vlerë vetëm kur vjen pas një fitoreje të merituar. Kur ti e ke vënë palën tjetër në vendin që i takon dhe pastaj i zgjat dorën. Paqja pa karakter është kapitullim i heshtur. Dhe kështu u perceptua ky barazim për shumë shqiptarë, që e donin këtë ndeshje si triumf sportiv dinjiteti.

Konkluzioni? Shqipëria luajti “dasmën”, Serbia mori pikën që deshi dhe iku e qeshur. Ne mbetëm me zhurmën…, por thuajse pa asgjë në dorë (referuar edhe barazimit pasues ndaj Letonisë, i minimizuam skajshmërisht shanset për vendin e dytë në grup).

Kjo ndeshje duhet të jetë mësim. Nuk mjafton vetëm zhurma, nuk fitohet me “diplomaci sterile”. Në shtëpinë tënde nuk duhet “të martohesh” me askënd, aq më tepër me Serbinë, por të luftosh për respektin, dinjitetin dhe krenarinë tënde. Në futboll ia vlen “të martohesh” vetëm me fitoret, mesazh të cilin e jep më të kristaltë se kurrë legjenda e futbollit tonë, Rudi Vata.

Nga Kategoria

Sporti

Barcelona konfirmon një tjetër vonesë në Camp Nou, ndeshja ndaj Getafes do të luhet në Stadiumin Johan Cruyff me kapacitet prej 6,000 vendesh, teksa afati për Ligën e Kampioneve po afron.

16 Shtator, 2025
Sporti

Julian Alvarez nuk është përfshirë në skuadrën e Atletico Madridit për ndeshjen ndaj Liverpoolit, ndërsa ylli i USMNT, Johnny Cardoso, gjithashtu mungon në hapjen e Ligës së Kampionëve për shkak të një lëndimi.

16 Shtator, 2025
Sporti

AC Milan dhe Inter arrijnë marrëveshje historike për të blerë San Siro, por gigantët e Serie A paralajmërohen për stadiumin e ri para Kampionatit Evropian.

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ylli i Hollywoodit, Robert Redford, vdes në moshën 89-vjeçare.

16 Shtator, 2025

Sa vite harxhon nga jeta një grua për t`u bërë gati për të dalë 

16 Shtator, 2025

‘Na tradhtuan’, Lapajt nuk i del inati me Shabanin: Sistemi na ka shpallur armiq

16 Shtator, 2025

Librazhd/ Të maskuar dhe me pistoletë, kanosën punonjësin e një karburanti dhe i morën xhiron ditore, arrestohen dy persona

16 Shtator, 2025
Vjedhje në një karburant në Elbasan, autorët e maskuar fitojnë të ardhurat e ditës

Vjedhje në një karburant në Elbasan, autorët e maskuar fitojnë të ardhurat e ditës

16 Shtator, 2025

Barcelona konfirmon një tjetër vonesë në Camp Nou, ndeshja ndaj Getafes do të luhet në Stadiumin Johan Cruyff me kapacitet prej 6,000 vendesh, teksa afati për Ligën e Kampioneve po afron.

16 Shtator, 2025
Rubin: Hill ishte kritik ndaj Thaçit, e dija se do të shprehej negativisht për të.

Rubin: Hill ishte kritik ndaj Thaçit, e dija se do të shprehej negativisht për të.

16 Shtator, 2025

Komisioni Europian paditet për fshehtësi mbi planet e braktisura për etiketat e ushqimit

16 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.