Një zjarr ka rënë sot pranë Qendrës Rezidenciale Lira në qytetin e Beratit. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vendosur disa goma në afërsi të kësaj qendre, ku strehohen persona me aftësi ndryshe dhe më pas i kanë djegur ato.
Pas njoftimit të marrë nga edukatores e kësaj qendre, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrëfikëse, që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit, që po përhapej me shpejtësi.
Zjarri nuk ka shkaktuar dēme por si pasojë e tij retë e zeza të tymit kanë mbushur gjithë zonën, duke shkaktuar një dëm mjedisor. Burimet policore konfirmojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të zjarrit.
Klikoni Videon