• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 14 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gjykata e Posaçme liron nga burgu “Kilin”, i dyshuar si pjesë e grupit që i bëri atentat prokurorit Arjan Ndoja

31 Tetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Genti Nderjaku, i njohur si Kili apo Ekil Nerjaku, është lënë në “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme. Afatet e paraburgimit për të janë kaluar dhe togat e zeza kanë pranuar kërkesën e Genti Nderjakut për masë më të butë sigurie.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky shtetas dyshohet se është pjesë e grupit të organizoi dhe vuri në jetë planin për vrasjen e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe të fortit të Shijakut, Aleksandër Laho. Fatkeqësisht, viktimë e plumbave mbeti shoferi Andi Maloku, dy të parët u plagosën.

Ekil Nderjaku njihet si kundërshtar i “Rrumit të Shijakut (Aleksandër Laho) dhe në shtator 2022 i shpëtoi një atentati me snajper në Durrës.

Lexo edhe:

Paradoksi! Shumë degë pa studentë, Rama: Do hapim 4 universitete të reja

Alarm në Lituani, NATO ngre avion luftarak pas dyshimit për dron, por ishin zogj

Megjithatë, vendimi i fundit i Gjykatës së Posaçme për ta dërguar atë në “Arrest në shtëpi” nuk ka lidhje me atentatin e pesë viteve më parë, por me një akuzë për trafikim droge, kryer me bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Vendim – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Kërkuesi Genti Nderjaku (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi I narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me date 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit”. Po ashtu, kërkuesi Julian Pjetri (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Shuarje e masës së sigurimit, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”. Kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme me vendim të ndërmjetëm, të dates 30.10.2024.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 610, datë 30.10.2024, vendosi:

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

2. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

3. Detyrohet personi nën hetim Genti Gani Nderjaku të mos largohet nga banesa e tij me adresë: ****.

4. Detyrimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

5. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku.

6. Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

7. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

8. Detyrohet personi nën hetim Julian Ndue Pjetri të mos largohet nga banesa e tij me adresë: ****.

9. Detyrimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

10. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri.

11. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 30.10.2024

Tags: arjan ndojekil nerjakugenti nderjaku

Nga Kategoria

Screenshot
Aktualitet

Paradoksi! Shumë degë pa studentë, Rama: Do hapim 4 universitete të reja

13 Shtator, 2026
Bota

Alarm në Lituani, NATO ngre avion luftarak pas dyshimit për dron, por ishin zogj

13 Shtator, 2026
Bota

Kanadaja kërkon afrim me BE-në, Carney shqyrton statusin e “anëtarit të asociuar”

13 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Paradoksi! Shumë degë pa studentë, Rama: Do hapim 4 universitete të reja

13 Shtator, 2026

Alarm në Lituani, NATO ngre avion luftarak pas dyshimit për dron, por ishin zogj

13 Shtator, 2026

Kanadaja kërkon afrim me BE-në, Carney shqyrton statusin e “anëtarit të asociuar”

13 Shtator, 2026

350 kg kokainë me anije nga Brazili, goditet rrjeti i drogës në Turqi, 9 të arrestuar

13 Shtator, 2026

Trump i bën thirrje Zelenskyt: Ndaloni sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, po dëmtojnë botën

13 Shtator, 2026

Protesta e qytetarëve në Tiranë hyn në ditën e 106, njerzit vijojnë të jenë në shesh

13 Shtator, 2026

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

13 Shtator, 2026

Alarm për naftën globale, Arabia Saudite mund të mbetet pa rezerva eksporti brenda pak ditësh

13 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.