• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 18 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sulmi në shkollën e Grazit në Austri, mes viktimave edhe një vajzë nga Kosova, reagojnë familjarët: Mbesa jonë humbi jetën tragjikisht

10 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kosova, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Grazit në Austri, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme ka lënë të paktën 10 persona të vdekur, përfshirë autorin e krimit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndër viktimat fatkeqësisht është edhe një vajzë nga Kosova, Lea Ilir Bajrami.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Muhabi Bajrami, familjar i të ndjerës, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për humbjen e mbesës së tij, duke e përshkruar këtë moment si jashtëzakonisht të rëndë për familjen.

Lexo edhe:

Qeveria hungareze fut në lupë 4IG, ç’pritet të ndodhë me ONE Albania?

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, reagon policia: 4 të plagosurit ranë në kontakt me benzinën

“Me zemër të thyer dhe me dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë. Lutemi për shpirtin e saj dhe shprehim falënderime për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen tonë në këto çaste të vështira”, shkroi Bajrami.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Austri dhe më gjerë, ndërsa autoritetet atje po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajmin për përfshirjen e një shtetaseje kosovare në mesin e viktimave e ka konfirmuar edhe gazetari kosovar Vehbi Haliti, i cili jeton dhe punon në Graz.

Në një prononcim për T7, Haliti tha se vajza ishte bija e një anëtari të kryesisë së Unionit Humanitar në Graz.

“Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz. Është një tragjedi ndër më të mëdhatë në Austri pas Luftës së Dytë Botërore, sa i përket tragjedive të qëllimshme,” deklaroi Haliti, duke shtuar se për arsye privatësie nuk do të publikonte identitetin e viktimës.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, konfirmoi se autori i sulmit ishte një 21-vjeçar, ish-nxënës i shkollës, i cili e kishte lënë shkollën pa e përfunduar.

Pas kryerjes së masakrës, ai kreu vetëvrasje në vendin e ngjarjes. Përveç viktimave, 12 persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Në shenjë zie, kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur tre ditë zie kombëtare, ndërsa nesër paradite  pritet të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Lidhur me këtë tragjedi ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Shkollat duhet të jenë vend ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë e rriten, e jo vend i dhunës dhe terrorit,” shkroi ajo.

Nga Kategoria

Aktualitet

Qeveria hungareze fut në lupë 4IG, ç’pritet të ndodhë me ONE Albania?

17 Gusht, 2026
Aktualitet

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, reagon policia: 4 të plagosurit ranë në kontakt me benzinën

17 Gusht, 2026
Aktualitet

Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Vlorë, një prej tyre me 50% të trupit të djegur

17 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Qeveria hungareze fut në lupë 4IG, ç’pritet të ndodhë me ONE Albania?

17 Gusht, 2026

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, reagon policia: 4 të plagosurit ranë në kontakt me benzinën

17 Gusht, 2026

Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Vlorë, një prej tyre me 50% të trupit të djegur

17 Gusht, 2026

Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

17 Gusht, 2026

Rodri mbërrin në Barcelonë: “Është një ëndërr, do të luftojmë për gjithçka”

17 Gusht, 2026

Zjarret në Shqipëri, 7 vatra aktive në gjithë vendin

17 Gusht, 2026

Pesë ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

17 Gusht, 2026

Milani zgjedh Diego Moreira, marrëveshje 45 milionë euro me Strasbourg

17 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.