• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

TRONDITËSE: Burri vdes gjatë muajit të mjaltit, gruaja 25-vjeçare e dyshuara kryesore

9 Qershor, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e tmerrshme që tronditi Indinë ka marrë një kthesë të papritur. Policia e shtetit Meghalaya njoftoi se Sonam Raghuvanshi, 25 vjeç, është dorëzuar dhe është vendosur në paraburgim si e dyshuara kryesore për vrasjen e bashkëshortit të saj gjatë muajit të mjaltit. Ky krim brutal ka ngjallur shumë pyetje, ndërkohë që autoritetet janë duke hetuar arsyet që qëndrojnë pas këtij akti tronditës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Çifti, që ishte martuar më 11 maj në qytetin Indore të Madhya Pradesh-it, kishte zgjedhur shtetin verilindor Meghalaya për udhëtimin e tyre të parë si burrë e grua, për shkak të “lugina të bukura”, sipas familjarëve. Por vetëm katër ditë pas mbërritjes, ata u zhdukën pa lënë gjurmë. Një javë më vonë, trupi i dekompozuar i Rajës, 30 vjeç, u gjet në një grykë, me fytin e prerë dhe sendet personale të vjedhura. Sonam ishte zhdukur dhe u konsiderua nga familjet si viktimë e rrëmbimit apo vrasjes.

Një fushatë masive për ta gjetur atë u zhvillua nga familjarët dhe mbështetësit, të cilët akuzuan autoritetet për neglizhencë dhe kërkuan ndërhyrje federale, madje i shkruan edhe Kryeministrit Narendra Modi për hetim të plotë. Por mëngjesin e së hënës, drejtori i policisë së Meghalaya-s, Idashisha Nongrang, konfirmoi se Sonam ishte dorëzuar në një stacion policie në Uttar Pradesh. Ajo u arrestua menjëherë, ndërsa u ndaluan edhe katër burra të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim. Njëri prej tyre, sipas policisë, kishte punuar më parë në zyrën e Sonamit.
Shefi i policisë, Vivek Syiem, e quajti Sonamin “të dyshuarën kryesore” dhe tha se motivi i vrasjes është ende nën hetim. Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se “ka të dhëna që nënkuptojnë një marrëdhënie të mundshme jashtëmartesore” mes saj dhe njërit nga bashkëpunëtorët e dyshuar, por këto do të verifikohen gjatë marrjes në pyetje.

Lexo edhe:

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

Babai i Sonamit, Devi Singh, ka mohuar kategorikisht përfshirjen e vajzës së tij në krim dhe pretendon se ajo ka shpëtuar nga rrëmbyes të panjohur. “Vajza ime është e pafajshme. Policia e Meghalaya-s po shpik histori,” u shpreh ai, duke kërkuar një hetim federal. Fillimisht edhe familja e viktimës nuk besonte në përfshirjen e nuses, por pas arrestimeve të fundit dhe lidhjeve të dyshuara me të njohur të saj, kanë pranuar që e vërteta mund të jetë më e errët se sa e kishin menduar.

Kryeministri i shtetit Meghalaya, Conrad Sangma, përgëzoi policinë për “përparimin e jashtëzakonshëm” brenda shtatë ditësh. “E vërteta ka dalë në shesh,” u shpreh edhe ministri lokal, Alexander Laloo Hek, i cili tha se autoritetet ishin gjykuar padrejtësisht nga opinioni publik gjatë hetimeve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar motivet dhe rolet e secilit të përfshirë në këtë krim që tronditi mbarë vendin.

Tags: muajmjaltivdes

Nga Kategoria

Kryesore

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn

24 Prill, 2026
Aktualitet

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

24 Prill, 2026
Lajme

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn

24 Prill, 2026

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

24 Prill, 2026

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

24 Prill, 2026

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026

Vuçiç përplaset me eurodeputetin italian: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Zyrtari i BE: Të ftova në debat publik, por po fshihesh pas makinës tënde propagandistike

24 Prill, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

24 Prill, 2026

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij!

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.