• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 23 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Irani pretendon operacion masiv spiunazhi kundër Izraelit

8 Qershor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Transmetuesi shtetëror i Iranit, IRIB ka raportuar për atë që e ka përshkruar si një prej “operacioneve më të mëdha të inteligjencës” në histori kundër Izraelit, duke pretenduar se inteligjenca iraniane ka siguruar një mori “dokumentesh sensitive” – përfshirë mijëra që lidhen me projektet dhe qendrat bërthamore izraelite – prej brendësisë së territorit izraelit.Televizioni e ka ndërprerë programin e rregullt më 7 qershor për të bërë të ditur këtë lajm. Në të është thënë se operacioni ka përfshirë nxjerrjen e “informacioneve dhe dokumenteve strategjike dhe të ndjeshme me bollëk” nga Izraeli, duke cituar “burime rajonale” të paidentifikuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas raportimeve, dokumentet janë transferuar në Iran pas një periudhe, për të garantuar udhëtim të sigurt. IRIB ka thënë se sasia e materialeve është aq e madhe sa që analizimi i tyre do të marrë kohë të konsiderueshme. Transmetuesi i ka lidhur edhe arrestimet e fundit të dy shtetasve izraelitë – Roy Mizrahi dhe Almog Atias – me këtë operacion të inteligjencës.

Ndonëse arrestimet e Mizrahit dhe Atiasit janë konfirmuar, në publik nuk janë ofruar dëshmi të pavarura për të vërtetuar pretendimin e IRIB-it për nxjerrje masive të dokumenteve të lidhura me çështje bërthamore. Autoritetet izraelite nuk kanë raportuar në këtë drejtim. Këto pretendime vijnë gjashtë vjet pas një operacioni të profilit të lartë të inteligjencës izraelite brenda Iranit.

Lexo edhe:

Paralajmërojnë shkencëtarët: “El Niño” mund të sjellë ndikime të forta globale në vitin 2026

BE pezullon tarifat doganore për plehrat kimike për një vit

Më 2018, agjentët e Mossadit kanë vjedhur gati 100.000 dokumente prej një qendre sekrete në Teheran, duke kuptuar në hollësi për programin e fshehur të Iranit për armët bërthamore. Dokumentet janë verifikuar nga ekspertët ndërkombëtarë dhe janë publikuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, çka duket se ka kontribuuar në tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga pakti bërthamor i vitit 2015, i nënshkruar nga Teherani dhe fuqitë botërore.

Pretendimi i fundit iranian – qoftë kredibil apo i ekzagjeruar – tregon për intensifikim të aktivitetit të spiunimit brenda Izraelit në vitin e fundit. Agjencia izraelite Shin Bet ka raportuar për rritje të komploteve të spiunazhit të drejtuara nga Irani, me më shumë se 30 izraelitë të arrestuar për dyshime se kanë punuar në emër të Iranit.

Irani dhe Izraeli janë përfshirë në konflikte në hije për vite, duke përfshirë sulmet kibernetike, vrasjet e shënjestruara, operacionet me dronë dhe aktet e sabotazhit. Teherani akuzon Izraelin se është mbrapa vrasjeve të disa shkencëtarëve bërthamorë iranianë, derisa Izraeli akuzon Iranin për përkrahje të grupeve militante rajonale dhe për orkestrim të sulmeve ndaj interesave izraelite jashtë shtetit.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli – që konsiderohet shteti i vetëm i Lindjes së Mesme me armë bërthamore – janë në krye të akuzave të Perëndimit që Irani synon të ketë program bërthamor. Irani hedh poshtë këto akuza, duke thënë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllim civile./REL

Nga Kategoria

Bota

Paralajmërojnë shkencëtarët: “El Niño” mund të sjellë ndikime të forta globale në vitin 2026

22 Maj, 2026
Bota

BE pezullon tarifat doganore për plehrat kimike për një vit

22 Maj, 2026
Bota

Irani: Nuk ka marrëveshje nëse SHBA kërkon dorëzimin e uraniumit të pasuruar

22 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sherr i dhunshëm në paraburgimin e Vlorës, 5 persona rrahin një tjetër

23 Maj, 2026

Gjesti flet për përplasjen me armë në zyrat e Onima: Janë të papërgjegjshëm, dallaverexhi

23 Maj, 2026

“Qesh për publikun por brenda jam i thyer 2 000 pjesë, Gjesti flet për humbjen e vëllait

22 Maj, 2026

Cesc Fàbregas i mbyll derën kalimit të Nico Paz te një tjetër ekip në Serie A: Nuk do të shkojë te Inter

22 Maj, 2026

FSHF organizon event mirënjohjeje për Silvinjon dhe stafin kuqezi, Duka: Derën në Shqipëri do ta keni gjithmonë të hapur

22 Maj, 2026

Zyrtare, David Alaba largohet nga Real Madrid

22 Maj, 2026

Nancy VanHorn: Mbi 250 mijë amerikanë kanë vdekur nga fentanili që nga viti 2021

22 Maj, 2026

Aksident me vdekje në Lezhë

22 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.