• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Në burgun e Spaçit ditët e fundit është ndërhyrë dhe kjo ka sjellë reagim nga shoqata të ndryshme. Analisti Fatos Lubonja, një ish-i burgosur politik që ka vuajtur shumë në këtë burg, i ftuar në “Opinion” në News24, pohoi se nuk mund të fshihen kështu gjurmët e historisë.

Sipas Lubonjës, është një ndjenjë e keqe ajo që po ndodh në Spaç, nuk është çështje inati apo akuzash. Analisti Lubonja, si një njeri që ka vuajtur për shumë vite në këtë burg famëkeq, thotë është absurde të ndërhysh për ta rikthyer Spaçin për një film, për ta risjellë atë si në 1973.

Fatos Lubonja: “Kam kaluar gati 10 vite në Spaç, nga 17 vite burg në total. Jam takuar herët me rrënimin e Spaçit dhe gjithnjë ngjyra e bardhë më ka goditur. Që në fillim të viteve në ’90 ka pasur ndërhyrje në Spaç dhe nisi rrënimi. Kishte ardhur një kompani kanadeze në minierë dhe kishte prishur një pjesë të kampit. Tani është një kompani turke aty afër dhe plot zhurma me kamiona. Ndërkohë që duhej të ishte një qetësi. Një shkatërrim i kujtesës. Duan të nxjerrin para edhe me kujtesën e vuajtjes.

Lexo edhe:

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

E rëndë në Tiranë, 14-vjeçari bie nga kati i gjashtë i pallatit

Tani na bëjnë tjetër gjë në emër të rindërtimit. Fshijnë gjurmët e historisë, ngjarjet historike. Është një ndjenje e keqe, e prishjes së kujtesës. Nuk është inat dhe akuzë. Ka shumë argumenta pse nuk duhej ndërhyrë në Spaç.

E para, ka qasje të ndryshme si mund të bëhet. Ka pasur një dëgjesë dhe ishte propozim i mirë. Ishte qasje arkeologjike. Filmi që po bëhet atje kthehet te Spaçi i vitit 1973, te kryengritja. Spaçi është ndërtuar në 1967, ka qenë me baraka. Me kalimin e kohës kanë nisur të bëhen punime. Unë kam shkuar aty në 1975. Gjithë këto objekte që duan t’i restaurojnëm nuk i shërbejnë filmit sepse nuk jemi besnikë me realitetin e asaj kohe, pasi ndërtesa e bardhë e takimeve nuk ka qenë kështu. Madje as ka ekzistuar. Sepse takimet bëheshin në baraka, që normalisht janë të zhdukura me kohën.

Te porta fillon revolta e Spaçit. Ndërkohë që bën një film për revoltën e Spaçit pa këtë portë. Absurde të mendosh të bësh një film për Spaçin e 73’ duke ndërhyrë me rikonstruksione, sepse nuk bëhet dot. Nuk ka kthim në origjinalitet, sepse edhe vetë Spaçi ka evoluar nga ‘73 e tutje, deri në ‘90. Është sikur të restaurosh Koloseun për të bërë filmin Gladiatori. Nuk mund të shuhen gjurmët, qoftë edhe ai vizatimi tresh në shkallët, sepse është pjesë e historisë. Imagjino ta mbulosh me çimento tani atë, për ta bërë Spaçin ashtu siç u ndërtua në fillim.”

Nga Kategoria

Aktualitet

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

7 Qershor, 2025
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 14-vjeçari bie nga kati i gjashtë i pallatit

7 Qershor, 2025
Aktualitet

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

7 Qershor, 2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

7 Qershor, 2025

E rëndë në Tiranë, 14-vjeçari bie nga kati i gjashtë i pallatit

7 Qershor, 2025

Muaji i qershive, cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

7 Qershor, 2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

7 Qershor, 2025

Ish-roja e sigurisë e Ronaldos zbulon se sa fitonte në ditë

7 Qershor, 2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

7 Qershor, 2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, publikohen formacionet

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.