• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

4 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një projektligji, qeveria synon rishikim periodik të planit të përhapjes së Forcave të Armatosura në funksion të investimeve me rëndësi të veçantë apo ndërtimeve – një lëvizje që ngre shqetësime për cënimin e karakterit strategjik të pronave të ushtrisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, duke i hapur rrugën dhënies me qira apo investimeve për arsye infrastrukturore dhe ekonomike në pronat e Forcave të Armatosura.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në ligj shtohen një sërë nenesh të reja që kornizojnë kompetencat për hartimin dhe rishikimin e planit të vendosjes, përhapjes dhe administrimin e pronave të FA-ve, duke parashikuar rishikimin e këtij plani në mënyrë periodike çdo 5 vite dhe në çdo kohë në rastet e “investimeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit apo ndërtimeve, përmirësimeve të infrastrukturës publike…“.

Lexo edhe:

Festa hebraike shndërrohet në tragjedi në Sydney, të huaj nga mbarë bota dënojnë sulmin: Jemi të shokuar

Rama reagon pas deklaratës së BKH: Ka ardhur koha për reflektim

Po ashtu, dispozitat e reja parashikojnë që këto prona të ushtrisë “mund të jepen për përdorim të dyfishtë…” jo vetëm në funksion të veprimtarisë së ushtrisë por “..edhe në funksion të zhvillimit dhe rritjes së vlerës ekonomike të saj”.

Për përdorimin e pronave të ushtrisë për dhënie me qira, enfiteozë, përdorim të dyfishtë apo forma të tjera do të vendosë Këshilli i Ministrave.

Ndryshimet ligjore shihen me shqetësim nga njohësit e legjislacionit të Forcave të Armatosura për cenimin e karakterit strategjik që ka plani i vendosjes së Ushtrisë përballë hapjes së derës derës për ndërtim hotelesh apo çdolloj investimi për interes afatshkurtër të qeverisë.

Duke analizuar këto ndryshime, Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare, i tha BIRN se ato janë antikushtetuese dhe cënojnë karakterin strategjik që ka plani i vendosjes së Forcave të Armatosura dhe në këtë mënyrë, lehtëson dhënien e pronave të ushtrisë për rrugë, hotele apo çfarëdo interesi momental të qeverisë.

“Kur flasim për pronat e ushtrisë, ato kanë karakter strategjik, nuk nënkuptojnë nevoja aktuale, por të një prespektive afatgjatë për vendin,” tha Meçollari, duke shtuar se “ky ligj i kushtëzon pronat sipas nevojave aktuale duke u hequr atyre konceptin strategjik”.

Nga ana tjetër, Meçollari këmbëngul se dispozitat e reja bien ndesh me një interpretim të vitit 2015 të Gjykatën Kushtetuese, i cili përcakton se plani i vendosjes ka karakter strategjik për Forcat e Armatosura.

“Ky kriter strategjik cënohet, pasi lejohet të ndryshohet plani i vendosjes për ndërtime infrastrukturore apo investime të tjera,” shtoi ai.

Dispozitat e reja ligjore, sipas Meçollarit do të lejojnë ndërtime me karakter më të parëndësishëm do të cënojnë planin e vendosjes së ushtrisë që ka karakter shumë më të rëndësishëm në nivel strategjik për vendin.

Edhe rishikimi i planit në çdo moment apo në mënyrë periodike 5-vjeçare, për Meçollarin është antikushtetuese. “Koncepti strategjik nuk është me afat 5 vjeçar, por në nevojat strategjike të vendit,” tha ai.

Pronat e Forcave të Armatosura të trashëguara nga regjimi komunist janë bërë shpeshherë objekt i debatit politik apo i hetimeve penale, për shkak të tjetërsimit të tyre përgjatë tre dekadave të fundit./BIRN

Nga Kategoria

Festa hebraike shndërrohet në tragjedi në Sydney, të huaj nga mbarë bota dënojnë sulmin: Jemi të shokuar
Aktualitet

Festa hebraike shndërrohet në tragjedi në Sydney, të huaj nga mbarë bota dënojnë sulmin: Jemi të shokuar

14 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Rama reagon pas deklaratës së BKH: Ka ardhur koha për reflektim

14 Dhjetor, 2025
Einxhel Shkira reagon pas spekulimeve për një aksident të rëndë: "Jam si kokrra e mollës, thyesha këmbën kur..."
Kryesore

Einxhel Shkira reagon pas spekulimeve për një aksident të rëndë: “Jam si kokrra e mollës, thyesha këmbën kur…”

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Festa hebraike shndërrohet në tragjedi në Sydney, të huaj nga mbarë bota dënojnë sulmin: Jemi të shokuar

Festa hebraike shndërrohet në tragjedi në Sydney, të huaj nga mbarë bota dënojnë sulmin: Jemi të shokuar

14 Dhjetor, 2025

Bondi Beach: Të paktën dymbëdhjetë të vdekur në një qëllim me armë ndaj komunitetit hebre në Australi. Të paktën 12 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një incident të armëve në plazhin Bondi të Sidneit, ku një prej sulmuesve u qëllua për vdekje nga policia dhe tjetri u arrestua.

14 Dhjetor, 2025

Rama reagon pas deklaratës së BKH: Ka ardhur koha për reflektim

14 Dhjetor, 2025
Einxhel Shkira reagon pas spekulimeve për një aksident të rëndë: "Jam si kokrra e mollës, thyesha këmbën kur..."

Einxhel Shkira reagon pas spekulimeve për një aksident të rëndë: “Jam si kokrra e mollës, thyesha këmbën kur…”

14 Dhjetor, 2025
Bes Kallaku hapet për divorcin nga Xhensila: E kaluara ime nuk ekziston më...

Bes Kallaku hapet për divorcin nga Xhensila: E kaluara ime nuk ekziston më…

14 Dhjetor, 2025
50-vjeçari dyshohet se e ka plagosur veten me armë zjarri në Lipjan

50-vjeçari dyshohet se e ka plagosur veten me armë zjarri në Lipjan

14 Dhjetor, 2025

Planifikuan sulmin terrorist për Krishtlindje, arrestohen 5 persona në Gjermani

14 Dhjetor, 2025

Dëshmitarët përshkruajnë kaosin pas një të qituri fatale në Plazhin Bondi të Sidneit. Dëshmitarët treguan skena paniku pas një të qituri që la të vdekur dhe të lënduar shumë persona. Policia shënjestroi dhe vrau një të dyshuar, ndërsa ndihma e shpejtë u mobilizua për në vendngjarje.

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.