• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 16 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Qielli nuk do të jetë më vetëm për avionët”, makina fluturuese në Europë do të dalë në shitje vitin tjetër

2 Qershor, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme, Teknologji
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të tingëllojë si diçka e marrë nga filmi Chitty Chitty Bang Bang, por makinat fluturuese së shpejti mund të transportojnë pasagjerë nëpër Evropë vitin e ardhshëm.

Kompania sllovake Klein Vision ka njoftuar se ‘AirCar, makina e parë fluturuese e prodhuar në masë, do të dalë në treg në fillim të vitit 2026.

E stiluar si një makinë sportive, kjo makinë hibride me katër rrota dhe dy krahë hapet në më pak se dy minuta për të nisur fluturimin dhe më pas i mbyll krahët në destinacionin përfundimtar. E projektuar për dy pasagjerë, “AirCar” ka kaluar me sukses testime të shumta dhe tani po përgatitet versioni i ri prototip, i quajtur “AirCar 2”.

Lexo edhe:

Vajza 16-vjeçare transgjinore e Naomi Watts debuton në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York

I pandehur Qoli në gjyq: Prokuror, mos i jepni më karkaleca Dumanit, ai për makarona është

Krijuesi i saj, Stefan Klein, tha se ky projekt përmbush ëndrrën e tij të jetës: t’u japë njerëzve të zakonshëm mundësinë të fluturojnë.

“Me lançimin e prototipit tonë të prodhimit, jemi një hap më pranë transformimit të mënyrës si lëviz bota, duke bashkuar rrugën dhe qiellin në një dimension të ri të lëvizshmërisë personale”, theksoi ai.

Makina do të shitet me një çmim fillestar prej 800 mijë dollarësh (rreth 750 mijë euro), por mund të arrijë deri në 1 milion dollarë në varësi të specifikimeve. Klientët do të mund të zgjedhin midis motorëve me fuqi 280, 320 apo 340 kuaj/fuqi.

“AirCar” funksionon me karburant të zakonshëm dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 155 milje në orë (rreth 250 km/h) në ajër, me një lartësi maksimale fluturimi prej 18,000 feet. Deri më tani, ka realizuar mbi 170 orë fluturimi dhe më shumë se 500 ngritje dhe ulje.

Një nga fluturimet më të famshme u bë me muzikantin francez Jean-Michel Jarre në bord, i cili e përshkroi përvojën si “diçka nga një libër i Jules Verne”. Edhe ish-prezantuesi i “Top Gear”, James May, u mahnit pas një demonstrimi në një aeroport ndërkombëtar në Sllovaki: “Rrallë mbetem pa fjalë, por tani jam!”

Në janar të vitit 2022, “AirCar” mori Certifikatën për fluturim në Sllovaki, çka hapi rrugën për përdorim komercial dhe prodhim në masë. Ndërkohë, në Britani, qeveria ka ndarë 20 milionë paund për zhvillimin e taksive fluturuese, me fluturimin e parë pilot që pritet në vitin 2026.

Sipas parashikimeve të Morgan Stanley, tregu global i makinave fluturuese pritet të arrijë vlerën 1 trilion dollarë deri në vitin 2040 dhe të kapë shifrën marramendëse prej 9 trilionësh në vitin 2050.

A është ky fillimi i revolucionit në transport? Mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: qielli nuk do të jetë më vetëm për avionët.

Tags: europemakine fluturuese

Nga Kategoria

Vajza 16-vjeçare transgjinore e Naomi Watts debuton në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York
Lajme

Vajza 16-vjeçare transgjinore e Naomi Watts debuton në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York

16 Shtator, 2025
Lajme

I pandehur Qoli në gjyq: Prokuror, mos i jepni më karkaleca Dumanit, ai për makarona është

16 Shtator, 2025
“Pa Nanon në krye, rruga drejt BE do kishte qenë shumë e gjatë,” Rama uron ish-liderin socialist për ditëlindje: Gëzuar, i dashur Kryetar!
Kryesore

“Pa Nanon në krye, rruga drejt BE do kishte qenë shumë e gjatë,” Rama uron ish-liderin socialist për ditëlindje: Gëzuar, i dashur Kryetar!

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vajza 16-vjeçare transgjinore e Naomi Watts debuton në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York

Vajza 16-vjeçare transgjinore e Naomi Watts debuton në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York

16 Shtator, 2025
Donald Trump padit New York Times për 15 miliardë dollarë: Pretendoj se jam viktimë e shpifjeve.

Donald Trump padit New York Times për 15 miliardë dollarë: Pretendoj se jam viktimë e shpifjeve.

16 Shtator, 2025

Kur do të bëhet shorti për raundin e katërt të Kupës Carabao? Ekipet, numrat e topave dhe si ta shikoni live.

16 Shtator, 2025
James Rubin: Christopher Hill kishte qëndrim negativ ndaj UÇK-së

Rubinët publikon foto me deputetin e PDK-së: Nuk e mbaj mend, shqiptarët shpesh më kërkojnë foto.

16 Shtator, 2025

I pandehur Qoli në gjyq: Prokuror, mos i jepni më karkaleca Dumanit, ai për makarona është

16 Shtator, 2025
“Pa Nanon në krye, rruga drejt BE do kishte qenë shumë e gjatë,” Rama uron ish-liderin socialist për ditëlindje: Gëzuar, i dashur Kryetar!

“Pa Nanon në krye, rruga drejt BE do kishte qenë shumë e gjatë,” Rama uron ish-liderin socialist për ditëlindje: Gëzuar, i dashur Kryetar!

16 Shtator, 2025

Senati miraton Stephen Miran për të shërbyer në bordin e Fed-it nga Shtëpia e Bardhë Votimi për konfirmimin e Stephen Miran u realizua kryesisht përgjatë linjave partiake, me 48 pro dhe 47 kundra.

16 Shtator, 2025

Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

16 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In