• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Miratohet marrëveshja me BE për programin operacional të energjisë

2 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar ditënn e sotme marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropian për programin operacional shumëvjeçar në fushën e energjisë. Kjo marrëveshje do të zbatohet për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fjalën e tij para Komisionit zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ami Kozeli ka theksuar rëndësinë e këtij programi. Në fjalën e tij, Kozeli deklaroi se ky program përfshin 4 fusha kryesore të veprimit që janë energjia e rinovueshme, infrastruktura për automjetet elektrike, eficienca e energjisë në sektorin e ujit si dhe përmirësimi i kapaciteteve institucionale.

“Fusha e parë është energjia e rinovueshme dhe eficienca e energjisë, ku synohet përmirësimi i eficiencës së energjisë në ndërtesat publike të 4 bashkive të përzgjedhura, zhvillimi i burimeve të rinovueshme dhe ulja e emetimeve të gazrave serë. Programi do të përfshijë instalimin e paneleve fotovoltaike, kolektorëve diellorë, dhe sisteme të tjera alternative të energjisë, duke mbështetur rreth 8,000 familje me skema grantesh.

Lexo edhe:

“Celulari i tij është këqyrur, ka një hetim të çelur”, Lala: “Furtuna” mbi Prodën nisi që kur…

“Nuk e kaloj dot murin as për fëmijën e sëmurë”/ Historia prekëse e kryefamiljarit të izoluar nga gjakmarrja

Fusha e dytë është infrastruktura për automjetet elektrike, ku synohet ulja e emetimeve të karbonit dhe përafrimi i legjislacionit me atë të BE. Parashikohet instalimi i 130 stacioneve të karikimit të shpejtë në akset kryesore të vendit, si dhe forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.

Fusha e tretë lidhet me eficiencën e energjisë në sektorin e ujit, ku objektivi është përmirësimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, përmes instalimit të paneleve fotovoltaike me kapacitet deri në 15 megavat dhe asistencës teknike për stafin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe ndërmarrjeve vendore.

Fusha e katërt synon përmirësimin e kapaciteteve institucionale, duke ofruar asistencë teknike për përgatitjen e dokumenteve të projekteve dhe ngritjen e kapaciteteve administrative për menaxhimin dhe monitorimin efektiv të programit. Ky program, me një vlerë totale prej 79 milionë euro, përfshin një donacion prej 50 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe 29 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria shqiptare”, tha Kozeli.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Celulari i tij është këqyrur, ka një hetim të çelur”, Lala: “Furtuna” mbi Prodën nisi që kur…

5 Mars, 2026
Aktualitet

“Nuk e kaloj dot murin as për fëmijën e sëmurë”/ Historia prekëse e kryefamiljarit të izoluar nga gjakmarrja

5 Mars, 2026
Aktualitet

Ra nga tarraca e azilit në Gjirokastër, ndërron jetë e moshuara

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Celulari i tij është këqyrur, ka një hetim të çelur”, Lala: “Furtuna” mbi Prodën nisi që kur…

5 Mars, 2026

Sot seanca plenare, imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës!

5 Mars, 2026

“Nuk e kaloj dot murin as për fëmijën e sëmurë”/ Historia prekëse e kryefamiljarit të izoluar nga gjakmarrja

5 Mars, 2026

Dita e gjashtë e konfliktit në Lindjen e Mesme, IDF nisi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit

5 Mars, 2026

Paolo Berlusconi: “Kur jam i trishtuar, shoh videot e Ronaldinhos te Milani”

5 Mars, 2026

Lazio-Atalanta mbyllet 2-2, finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit

5 Mars, 2026

Statistika të frikshme te Real Madridi: që nga viti 2023 raportohen 17 raste të këputjes së ligamentit kryq (ACL)

5 Mars, 2026

Pritja e gjatë mori fund: Rodri shënon golin e parë në Premier League pas gati dy vitesh

5 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.