• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Ilir Meta pas shpalljes “i pandehur”: Rrëmbim politik me urdhër të Ramës, pres me padurim gjykimin

27 Maj, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

Iku vapa me gushtin?! Erion Braçe heq dorë nga kandidimi për Tiranën

“Më latë vetë, thatë iku ky! Pa mua jeni një m*t i madh,” Rama pa kamera në asamble: S’do tregoni asgjë që u fol këtu

Ish-Presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas marrjes zyrtare si i pandehur, duke e cilësuar këtë akt si një sulm politik të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Në një status publik, Meta e quan procesin ndaj tij pjesë të një “farse elektorale” dhe thotë se nuk ka asnjë provë penale kundër tij. Ai shprehet i vendosur për ta përballuar këtë sfidë dhe thekson se Partia e Lirisë do të dalë edhe më e fortë nga kjo përballje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deklarata e plotë e Ilir Metës:
Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!
Sot, siç e keni ndjekur nga mediat, por edhe nga sqarimi publik i avokatit tim të mirënjohur Kujtim Cakrani, fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës, marrja si i pandehur.
Është e qartë se më shumë se 7 muaj pas rrëmbimit tim terrorist, si prelud i vet terrorizmit elektoral të zhvilluar në publik dhe akoma më shumë në nëntokë, do të ndodhte pikërisht kjo që ndodhi sot.
Dua t’ju sqaroj se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale, që u firmos me urdhër të Edi Ramës, jo thjesht për rrëmbimin tim politik dhe terrorizimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe për rrëmbimin e vet Partisë së Lirisë dhe të siglës së saj.
Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj pres me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.
Jam i bindur se ky proces i Ramaformës, i fabrikuar për vite të tëra, hetimi i së cilës ka nisur në dhjetor 2019, do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës.
Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar.

Nga Kategoria

Aktualitet

Iku vapa me gushtin?! Erion Braçe heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16 Nëntor, 2026
Aktualitet

“Më latë vetë, thatë iku ky! Pa mua jeni një m*t i madh,” Rama pa kamera në asamble: S’do tregoni asgjë që u fol këtu

14 Nëntor, 2026
Aktualitet

Elisa Spiropali përjashtohet nga çdo funksion drejtues në PS

14 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Iku vapa me gushtin?! Erion Braçe heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16 Nëntor, 2026

Zidane kalon provën e parë të madhe, Franca mposht Turqinë dhe merr kreun

15 Nëntor, 2026

Italia kthehet me këmbë në tokë, Belgjika e dërrmon dhe e nxjerr jashtë Nations League

15 Nëntor, 2026

Anglia rrëzon Spanjën në Madrid, merr kreun dhe i jep fund serisë prej 44 ndeshjesh pa humbje

15 Nëntor, 2026

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe, “ultimatum” Mickoskit

15 Nëntor, 2026

BE godet flotën sekrete ruse në Mesdhe

15 Nëntor, 2026

Studentja mesazh kryeminisitrit: S’ka dialog me Ramën, vetëm dorëheqje

15 Nëntor, 2026

Kapshticë, bllokohen dy tentativa për kontrabandë me cigare dhe mallra të padeklaruara

15 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.