• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Vranë me thikë noteren me qëllim për ta grabitur, arrestohen tre shqiptarët

27 Maj, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Tre shqiptarë janë arrestuar si autorë të dyshuar për vrasjen e një notereje 69-vjeçare, Mariza Tertseti Papadata në Zakynthos në Greqi. Në pranga kanë rënë babë e bir dhe xhaxha, të tre të përfshirë në vrasjen makabre, në shkurt të këtij viti. Ata i bënë prit noteres teksa ajo kthehej në shtëpi dhe iu futën me dhunë në banesë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Çelësi” për zgjidhjen e krimit ishte gjetja e vendndodhjes së njërit prej autorëve që jetonte në Nemea, pasi kur u soll për t’u marrë në pyetje dhe pasi iu paraqitën provat që kishin mbledhur, ai dyshohet se përshkroi atë që ndodhi natën fatale.

Sipas mediave greke, ai dëshmoi se kishte shkuar në Zakynthos një ditë para vrasjes, pasi ishte marrë vesh me bashkëpunëtorin tjetër që jetonte në ishull dhe e dinte se gruaja fatkeqe kishte para në posedim, për të kryer grabitjen.

Lexo edhe:

Mes “përplasjeve” me Iranin, punonjësit e Drejtorisë së Migracionit “zbarkojnë” në Manzë! Çfarë po ndodh në kampin e muxhahedinëve

Trump dhe Epstein në stilin e “Titanic”, statuja satirike në Uashington shkakton reagime

Sipas të njëjtave burime, dy burrat qëndruan në një nga apartamentet me qira në pronësi të, sipas dëshmive të dy të tjerëve, autorit të vrasjes dhe të nesërmen e vunë në zbatim planin e tyre. “Ne vendosëm kapuçë, maska, doreza dhe ngritëm një barrikadë për të”, thuhet se i tha policisë burri nga Nemea.

Gjatë dëshmisë ai tha: “Ne po e prisnim që ajo të kthehej dhe nxituam të merrnim çelësat e saj dhe të hynim në shtëpi. U përpoqa ta hapja derën dhe në atë moment pashë që ai kishte rënë dhe po rrjedhte gjak. I thashë “hajde të ikim” dhe ikëm.”

Pas ngjarjes, dy nga autorët u larguan në këmbë për rreth një orë dhe më pas thirrën djalin e të parit për t’i marrë me makinë. Gjatë rrugës hodhën thikat dhe dogjën rrobat për të humbur gjurmët.

Për rreth dy muaj pas vrasjes, ata thuhet se nuk kontaktuan fare mes tyre, përveç disa telefonatave të rralla, në përpjekje për të shmangur lidhjen e tyre me ngjarjen.

Sipas informacioneve policore, të dy burrat, babai dhe miku i tij nga Nemea, punonin në ndërtim dhe vendosën të kryenin grabitjen, me në shënjestër noteren që banonte vetëm. Djali i autorit të dyshuar kryesor kishte rolin e shoferit.

Ai që goditi viktimën me thikë në pjesën e brendshme të kofshës së majtë, duke i shkaktuar një hemorragji të pakontrollueshme, besohet të jetë babai. Megjithatë, ai nuk e ka pranuar autorësinë e aktit, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe të birin.

Viktima u gjet pa ndjenja mëngjesin e nesërm nga i biri, pranë shkallëve të hyrjes së shtëpisë, afër makinës së saj. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar nga mjet i mprehtë dhe shpues, e cila shkaktoi gjakderdhje masive dhe vdekje të shpejtë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Mes “përplasjeve” me Iranin, punonjësit e Drejtorisë së Migracionit “zbarkojnë” në Manzë! Çfarë po ndodh në kampin e muxhahedinëve

12 Mars, 2026
Bota

Trump dhe Epstein në stilin e “Titanic”, statuja satirike në Uashington shkakton reagime

12 Mars, 2026
Bota

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

12 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të SHBA në Kosovë

12 Mars, 2026

Nafta në Kosovë shkon në 1.55 euro për litër, Autoriteti Konkurrencës nis hetimin

12 Mars, 2026

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Pedro Netos pas incidentit me mbledhësin e topave

12 Mars, 2026

Mes “përplasjeve” me Iranin, punonjësit e Drejtorisë së Migracionit “zbarkojnë” në Manzë! Çfarë po ndodh në kampin e muxhahedinëve

12 Mars, 2026

24 orët që tronditën imazhin e Premier League si kampionati më i fortë në botë

12 Mars, 2026

Henry për Real Madridin: Nuk e di çfarë ka ajo fanellë, ndoshta të kthen edhe flokët

12 Mars, 2026

E thotë shkenca: Një motër ta zgjat jetën me 10 vjet

12 Mars, 2026

Valverde zbulon prapaskenën: Vinicius ma ofroi penalltinë, por i thamë ta gjuante vetë

12 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.