• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Operacioni “Ura”/ 5 orë seancë, GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit, liron avokatin Tragaj e dy të tjerë!

23 Maj, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
ura
Share on FacebookShare on Twitter

Afro 5 orë ka zgjatur seanca në GJKKO për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Ura”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më shumë se një orë mori edhe tërheqja për vendim e gjyqtares së dosjes Rudina Palloj, e cila në orët e vona të mbrëmjes së sotme (23 maj), vendosi lënien në burg për 11 nga të arrestuarit dhe lirimin me “detyrim paraqitjeje” të avokatit Armand Tragaj, i cili iu lut për shkak të tre familjarëve të sëmurë dhe gruas me fëmijë të mitur, që ta zbuste masën, si dhe dy të dyshuarve të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema.

Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, ku avokati i tij mbrojtës, Rigert Koni, i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona. Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkohet t’i përcaktohet saktësisht vepra penale, pasi nuk pranojmë që të jenë pjesë e ndonjë grupi kriminal.

Lexo edhe:

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

Sipas avokatëve, materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmet prova ku mbështetet dyshimi i arsyeshëm, që janë komunikimet e kryera në SkyECC. Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që, përveç bisedave në Sky, të fakti të mbështetet edhe në prova të tjera. 

Mes personave të ndaluar në kuadër të operacionit “Ura” ishte edhe avokati Armand Tragaj. Ky i fundit ka rezultuar në dosjen e prokurorisë se kishte aplikacion të kriptuar Sky ECC, duke identifikuar dhe kodet që përdorte. Ndalimi i tij është kryer pasi SPAK zbuloi se ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm në 4 episode.

Burime bëjnë me dije se në sallën e gjyqit i është drejtuar gjykatës me masë më të butë sigurie se sa ajo e arrestit në burg, të cilën gjyqtarja palloj ia pranoi me zbutje në “detyrim paraqitjeje”.

Armand Tragaj u shpreh: 

“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me babin e sëmurë dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijë të vogël. Dhe për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes”.

Pas përfundimit të fjalës së të ndaluarit, gjyqtarja Rudina Palloj u tërhoq për vendim, teksa në shpallje të tij la 13 prej tyre në “arrest me burg” dhe një ‘detyrim paraqitjeje’.

Seanca rinisi rreth orës 16:00 seanca për dosjen ‘Ura’, pasi u shty me kërkesë të avokatëve, të cilët kërkuan që të njihen me dosjen. SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka zbardhur rolin e bosëve Çoba, Presi dhe ‘Visi i Pojës’ por jo vetëm.

Dosja ‘Ura’ është e mbështetur mbi përgjime telefonike, ambientale, pamje video si dhe zbardhjet e SKYECC, si edhe 29 masa sigurie, në kuadër të të megaoperacionit shqiptaro-italian ‘Ura’, i cili në të dy anët e kufirit procedoi 52 persona, 40 shqiptarë dhe 12 italianë. 

Mes 29 emrave me urdhër arresti nga SPAK, është Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, një ndër emrat kyç të këtij grupi, që garantonte trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë, përmes ‘korrierëve’ të ndryshëm. Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Masat e sigurisë nga GJKKO: -Orgest Molla, arrest me burg
-Armand Tragaj, detyrim paraqitjeje
-Altin Morina, arrest me burg
-Akil Ndrejaku, arrest me burg
-Musa Koça, arrest me burg
-Rando Aliu, arrest me burg
-Sokol Isteri Tatani, arrest me burg
-Bexhet Mema, arrest me burg
-Ervis Deti, arrest me burg
-Ligor Çombashi, arrest me burg
-Altin Pjetri, arrest me burg
-Ervin Zeqiri, arrest me burg
-Gëzim Thartori, arrest me burg
-Alfred Hysa, arrest me burg

Tags: gjkkooperacioni urasky

Nga Kategoria

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur
Aktualitet

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale
Lajme

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

8 Dhjetor, 2025

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

8 Dhjetor, 2025

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

8 Dhjetor, 2025

Urgjente! Zbulohet kushti që do të vendosë shkarkimin e Xabi Alonsos

8 Dhjetor, 2025
Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë.

Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025

Situata është më keq sesa pritej… Araújo mund të mos luaj më për Barcelonën

8 Dhjetor, 2025

IBM do të blejë Confluent në një marrëveshje prej 11 miliardë dollarësh për të përforcuar ofertat e saj në fushën e AI

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.