• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Vriten me armë zjarri dy punonjës të ambasadës izraelite në SHBA

22 Maj, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

 Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në Uashington janë qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pranë Muzeut Hebraik të qytetit, ndërsa autori i sulmit u arrestua pak kohë më vonë. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dy punonjës të Ambasadës Izraelite, një burrë dhe një grua, u qëlluan rreth orës 21:00 (me orën lokale) ndërsa po largoheshin nga një aktivitet që po zhvillohej në muze. Sipas NBC News, ishte një çift që kishte ndërmend të fejohej së shpejti në Jerusalem.

Referuar deklaratave të shefit të policisë lokale dhe dëshmive të tjera, autori i krimit, i cili po priste, duke ecur nervozisht jashtë muzeut, iu afrua një grupi prej katër personash që po largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe hapi zjarr, duke qëlluar për vdekje çiftin.

Lexo edhe:

U sulmua nga dy individë në një stacion karburanti, avokati Cakrani rrëfen për TCH: Njëri më ofendonte, tjetri më goditi me një mjet prerës pas koke.

Një tërmet i fuqishëm godet Kubën, frikë edhe për tsunami e paslëkundje

Më pas ai u përpoq të hynte në ndërtesë, ku u ndalua nga personeli i sigurisë. Në momentin e arrestimit të tij, 30-vjeçari, i quajtur Elias Rodriguez nga Çikago, po bërtiste “Palestina e lirë”.

Ambasada izraelite po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për hetimin e vrasjes së rëndë. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i saj, ambasadori izraelit nuk ishte në vendngjarje në kohën e sulmit.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së,  Pam Bondi, tha në një postim se ajo dhe Prokurorja e Përgjithshme në detyrë e Uashingtonit, Janine Piro, vizituan nga afër vendngjarjen, Muzeun Hebraik. Ndërtesa, e vendosur shumë afër zyrës rajonale të FBI-së në Uashington, i është kushtuar nxjerrjes në pah të përvojës hebraike në rajon, sipas faqes së saj të internetit.

“Nuk ka kërcënim për sigurinë publike në këtë kohë”, tha Zyra Rajonale e FBI-së në Uashington, e cila po merr pjesë në hetim, në një deklaratë në mediat sociale.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së,  Christie Noem,  publikoi një deklaratë duke informuar publikun rreth incidentit dhe duke u zotuar se autori i krimit do të nxirret para drejtësisë.  

Ted Deutsch, drejtor ekzekutiv i Komitetit Amerikan Hebraik, tha se organizata e tij po organizonte një aktivitet në muze të mërkurën në mbrëmje. “Jemi të shkatërruar që një akt i papërshkrueshëm dhune ndodhi jashtë vendit të ngjarjes”, tha ai në një deklaratë. “Në këtë kohë, ndërsa presim më shumë informacion nga policia rreth asaj që ndodhi saktësisht, mendimet dhe zemrat tona janë me të prekurit dhe familjet e tyre.”

Danny  Danon,  përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, iu referua “një akti të çoroditur të terrorizmit antisemit”, gjithashtu nëpërmjet X. “Sulmi ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të komunitetit hebraik kalon një vijë të kuqe”, shtoi ai. “Jemi të bindur se autoritetet amerikane do të veprojnë me forcë kundër atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal.” “Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qytetarët dhe përfaqësuesit e tij në mbarë botën”, shtoi ambasadori.

Nga Kategoria

Avokati Cakrani tregon për TCH: U sulmova nga dy individë në një pikë karburanti, njëri më ofendoi dhe tjetri më goditi me një mjet prerës.
Kryesore

U sulmua nga dy individë në një stacion karburanti, avokati Cakrani rrëfen për TCH: Njëri më ofendonte, tjetri më goditi me një mjet prerës pas koke.

8 Shkurt, 2026
Bota

Një tërmet i fuqishëm godet Kubën, frikë edhe për tsunami e paslëkundje

8 Shkurt, 2026
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Video/ Aksidenti i tmerrshëm i kampiones 41-vjeçare në Cortina, momenti kur Lindsey Vonn përplaset dhe gara ndërpritet

Video/ Aksidenti i tmerrshëm i kampiones 41-vjeçare në Cortina, momenti kur Lindsey Vonn përplaset dhe gara ndërpritet

8 Shkurt, 2026

Deklaratat e Ramës për Kushtetuesen, Këlliçi: Mori në mbrojtje Ballukun

8 Shkurt, 2026
Avokati Cakrani tregon për TCH: U sulmova nga dy individë në një pikë karburanti, njëri më ofendoi dhe tjetri më goditi me një mjet prerës.

U sulmua nga dy individë në një stacion karburanti, avokati Cakrani rrëfen për TCH: Njëri më ofendonte, tjetri më goditi me një mjet prerës pas koke.

8 Shkurt, 2026
Avokati Cakrani tregon për TCH: U sulmova nga dy individë në një pikë karburanti, njëri më ofendoi dhe tjetri më goditi me një mjet prerës.

Avokati Cakrani tregon për TCH: U sulmova nga dy individë në një pikë karburanti, njëri më ofendoi dhe tjetri më goditi me një mjet prerës.

8 Shkurt, 2026

Një tërmet i fuqishëm godet Kubën, frikë edhe për tsunami e paslëkundje

8 Shkurt, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026
Sot, Ekskluzivisht: "Nga vizitorë në konkurrentë", mënyra se si Shqipëria po sfidon gjigantët në Lojërat Olimpike Dimërore.

Sot, Ekskluzivisht: “Nga vizitorë në konkurrentë”, mënyra se si Shqipëria po sfidon gjigantët në Lojërat Olimpike Dimërore.

8 Shkurt, 2026

‘Rama u zotua se do të shpërfillë vendimin e GJK për Ballukun’, Berisha: Kërcënoi edhe Europën

8 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In