• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Liverpool-i futet fuqishëm në garë për Wirtz, tani Bayerni ka frikë se mund ta “humbasë” atë

21 Maj, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Florian Wirtz (22 vjeç) pritet të jetë një nga “bombat” e merkatos së verës. Javët e fundit është raportuar se Bayern Munich e kishte pothuajse të sigurt transferimin e mesfushorit gjerman, i cili aktualisht ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2027. Megjithatë, së fundmi është shfaqur interesimi shumë serioz nga Liverpool-i, i cili, sipas raportimeve, e ka shtuar ndjeshëm presionin për ta realizuar transferimin.

Sipas Christian Falk, gazetar i “Bild”, Michael Edwards (CEO i futbollit te Liverpool) do të takohet në Boston me drejtuesit e FSG (“Fenway Sports Group” – pronarët e Liverpool-it) për të diskutuar operacionin dhe marrë miratimin për një ofertë prej 150 milionë eurosh. Edwards, që ka qenë më parë edhe drejtor sportiv i klubit, dëshiron të marrë në konsideratë mendimin e John W. Henry, pronarit kryesor të klubit. Edhe pse ka pushtet të madh në aspektin sportiv, operacione të kësaj përmase kërkojnë aprovim nga bordi drejtues.

Ky transferim do të ishte rekord për Liverpool-in dhe për Premier League. Klubi anglez e ka ndjekur Wirtz prej vitesh dhe ka mbledhur të gjitha të dhënat për t’i bindur drejtuesit se është një blerje që duhet bërë. Në fakt, javën e kaluar, Florian Wirtz dhe prindërit e tij udhëtuan drejt Blackpool-it për t’u takuar me drejtues të Liverpool-it dhe për të mësuar më shumë rreth projektit të klubit. Familja “Wirtz” mbeti shumë e impresionuar nga planet e “Reds”, çka ka bërë që lojtari të dyshojë nëse duhet t’i bashkohet Bayernit apo të transferohet në “Anfield”.

Lexo edhe:

ZYRTARE/ Flick rinovon kontratën me Barcelonën

Sulmues? Jo, jo! Flick kërkon të përforcohet urgjent në një repart tjetër

David Ornstein nga “The Athletic” raporton se ndonëse Manchester City, që kishte treguar interes më herët, mendonte se Wirtz tashmë e kishte vendosur të kalonte te Bayerni, ai beson se Liverpool-i ka ende shumë për të thënë në këtë garë.

Nga ana tjetër, Bayern Munich mbetet ende favoriti për ta marrë Wirtz, por jo më me aq siguri. “Bild” shkruan se drejtuesit bavarezë e kanë të vështirë ta shohin Florian si pjesë të skuadrës në fillim të Kupës së Botës për Klube. Ata janë gati të bëjnë një ofertë fillestare prej 100 milionë eurosh, çka është shumë më pak se sa kërkon Leverkuseni (150 milionë). Nëse nuk arrihet marrëveshje tani, do të tentojnë sërish në vitin 2026. Megjithatë, disa burime pohojnë se fakti që Bayerni e kishte marrë si të kryer transferimin pa miratimin e plotë të lojtarit, nuk është pritur mirë nga familja “Wirtz”, e cila ndërkohë është impresionuar nga përkushtimi i Liverpool-it.

Përkushtimi i “Reds” është aq i madh, sa që “Kicker” raporton se brenda 10 ditëve të ardhshme, Florian Wirtz do të marrë një vendim: të qëndrojë edhe një vit në Leverkusen, të transferohet te Bayern Munich apo te Liverpool-i, i cili duket i gatshëm ta mbyllë transferimin. Arne Slot, trajneri i ri i Liverpool-it, është shumë i interesuar për Wirtz. Ardhja e tij mund të shkaktojë edhe largime të tjera nga skuadra kampione e Anglisë. Emrat si Caoimhín Kelleher, Kostas Tsimikas dhe Darwin Núñez janë përmendur tashmë, ndërsa interesimi i Barcelonës për Luis Díaz mund ta ndihmojë Liverpool-in ta ulë koston e operacionit të mundshëm për Wirtz.

Nga Kategoria

Sporti

ZYRTARE/ Flick rinovon kontratën me Barcelonën

22 Maj, 2025
Sporti

Sulmues? Jo, jo! Flick kërkon të përforcohet urgjent në një repart tjetër

21 Maj, 2025
Sporti

Pas Frimpong, Liverpool përgatit edhe 4 super transferime të tjera

21 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Eurodeputetët letër urgjente Komisionit Evropian, kërkojnë heqjen e fondeve të BE-së për Hungarinë

22 Maj, 2025

U kap drogë brenda lokalit të tij, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

22 Maj, 2025

Megaoperacioni “Ura”/ Eurojust jep detaje: U goditën tre grupe të krimit të organizuar

22 Maj, 2025

ZYRTARE/ Flick rinovon kontratën me Barcelonën

22 Maj, 2025

Kryediplomatja e BE viziton sot Prishtinën

22 Maj, 2025

Sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare! Hapen negociatat e Shqipërisë për kapitujt e grupimit 3

22 Maj, 2025

Vriten me armë zjarri dy punonjës të ambasadës izraelite në SHBA

22 Maj, 2025

Sërish reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

22 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.